Ibën Batuta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ibën Batuta

Ibën Batuta lindur në Tangeri, në Marocco, nga një familje vendase berbera, udhëtimin e tij e filloi në 1325, në moshën njëzet e një vjeçare, duke lënë vendin e tij në drejtim të Mecca, ku dhe mbaroi studimet e kohës.

Udhëtimin tjetër e vazhdoi në drejtim të Aden, në Yemen, dhe më vonë në Kenya, për të vazhduar udhëtimin në drejtimin të India, duke kaluar nga Siria, Russia dhe Afghanistan, duke arritur në Delhi. I Sapo ardhur në qytetin indian, emertohet jurist nga Sulltani , i cili në vazhdim e burgos per tradhëti.

Më vonë sulltani ndërron mendim, dhe vendos ta largojë Ibn Battuta për në Cina duke e emëruar ambasador, gjatë udhëtimit për në Cina karvani me të cilin udhëtonte u sulmua, dhe udhëtimi dështoi. Në vazhdim do të udhëtonte me një anije, që u mbyt në afërsi të Calcutta.

Gjatë kësaj kohe qëndroi në Maldive, për tu nisur më vonë për Ceylon (Sri Lanka), më von në Malesia, Giava, e Sumatra, dhe më në fund mbërrin në Pechino.

Në vitin 1349 u kthye në vend lindje, por menjëherë shkoi në Mali. Ku qëndroi rreth shtatë muaj në Timbuctu në udhëtimin e kthimit vizitoi edhe fiset Tuareg të Sahara, në vitin 1354, mbërrin në Marocco, në Sigilmassa. Sipas burimeve arabe kaloi vitet e fundit të jetës, duke punuar si gjygjtarë, në afërsi të Fez. Ai ju perkushtua per dy vjet shkrimit kujtime të udhëtimit, me ndihmën e poetit andaluso Ibn Juzayy.

Titulli i njohur iveprës së tij është Riḥla (arabo: ﺭﺣﻠـة), që do të thotë "Udhëtim", në rrealitet në arabo: تحفة النظار في غرائب الأمصار وعجائب الأسفار, Tuḥfat al-naẓār fī gharāʾib al-amṣār wa ʿajāʾib al-asfār, Që perkthehet (me përafërsi) "Dhunti për të shikuar vende të shkëlqyera". Vepra u mbështet nga sulltani merinide i Marocco Abu Inan Faris.

Për rëndësinë e udhëtimit, eksplorimet, hapësirat gjeografike, kulturat e ndryshme që vizitoi, konsiderohet si udhëtari më i madh i botës islmike[1].

Udhëtimi është edhe përshkrim i realitetit soçial dhe besimit fetar islam në atë perjudhë kohe. Teksti permban Riḥla dhe tregon per shenjtëri sufi, të ndryshme të kohës.

Vendet që vizitoi Ibn Battuta[redakto | redakto tekstin burimor]

Në tërë jetën e tij Ibn Battuta udhëtoi mbi 117.500 km dhe vizitoi 44 shtete.[2].

Udhëtimi 1325–1332[redakto | redakto tekstin burimor]

udhëtimi i Ibn Battuta nga 1325 në 1332.

Udhëtimi 1332–1346[redakto | redakto tekstin burimor]

udhëtim i Ibn Battuta nga 1332 në 1346.

Udhëtimi 1349–1354[redakto | redakto tekstin burimor]

udhëtimi i Ibn Battuta nga 1349 në 1354.

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Marco Polo e Ibn Battuta sulle rotte della Cina, arab.it.
  2. ^ Jerry Bently, Old World Encounters: Cross-Cultural Contacts and Exchanges in Pre-Modern Times (New York: Oxford University Press, 1993),114.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Garzanti, 2005.

  • Il sufismo nei viaggi di Ibn Battuta. Di Venturi Nazzareno, Tipheret, Bonanno editore 2014. ISBN 978-88-6496-133-0 Pagine: 288.

P. Manduchi, Nga Tangeri në Meka duke kaluar për nga Kina. Historia e një udhëtimi në botën myslimani të Ibn Battuta, Cuec, Cagliari 2000, faqe 190

Curiosità[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Figura e Ibn Battuta është elementi kryesor në lojën Unearthed: Trail of Ibn Battuta.