Ibrahim Muço

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ibrahim Muço është një regjisor shqiptar, u lind në 8 dhejtor të 1944-ës në Vlorë. Në karrierën e tij të gjatë artistike, ai ka drejtuar nje mori filmash shqiptarë, që kanë lënë gjurmë në kinematografinë vendase. Ndër ta janë, “Tokë e përgjakur”, “Nusja dhe shtetërrethimi”, “Dimri i fundit”, “Liri a vdekje”, prodhuar në vitet ‘70 në bashkëpunim me regjisorin Kristaq Mitro.

Në vitet ’80, regjisori Muço ka vazhduar të bëjë filma të tjerë me Mitron si, “Njeriu i mirë”, “Apasionata”, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi”. Në vitin 2000, ai ka realizuar edhe dokumentarin “Deshpërimisht”.

Por karreira e tij e gjatë, përfshin edhe skenarin e filmit “Në prag të lirisë”, së bashku me bashkëpunuesin e tij të ngushtë Kristaq Mitro.