Ibrahim Tukiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibrahim Tukiçi)
Jump to navigation Jump to search

Ibrahim Tukiqi ose Tukiçi (Shkodër, 1926 - 2004) ka qenë këngëtar i njohur shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër. Studioi në Konservatorin "Çajkovski" të MoskësRusi. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1957 u emërua në Teatrin e Operas dhe Baletit, ndërsa interpretoi në shumë pjesë klasike, si "Kavaleria Rustikana", "Nusja e shitur', "Mrika", "Pranvera", "Madam Batërflaj" "Lulja e Kujtimit" , operën "Zgjimi", Rigoleto, si dhe vitet e fundit të karrierës së tij ka kënduar në operat shqiptare "Goca e Kaçanikut", "Borana", etj.

Tukiçi njihet dhe për interpretimin e këngës popullore midis të cilave "Kenke nuri i bukurisë", "Bishtalecat palë-palë", "Hajde gjyle", "Mic Sokoli", etj. Për aktivitetet e tij, Tukiqi është nderuar me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm siç mund të përmendim çmimin e dytë në Festivalin e Rinisë në Bukuresht të Rumanisë, në vitin 1953. Diplomën për festivalin e Vjenës në Austri në vitin 1958. Ka marrë titujt Artist i Merituar në 1951 dhe Artisti i Popullit, në vitin 1985.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]