Idris Bitlisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mezari i Bittisit

Idriz Bitlisiu ose Idrisi nga Bitlisi (c. 18 janar 1457 – Stamboll, 15 nëntor 1520) ka qenë një ulema, kronist dhe nëpunës i Perandorisë Osmane me prejardhje kurde. Ka qenë dijetar i shumëanshëm që ka kontribuar mbi politikën lindore të perandorisë, posaçërisht kur mbretëroi Sulltan Selim Javuzi.

Ka shkruar disa vepra, si dhe përkthime dhe komentime në arabisht dhe turqisht, por shumica e tyre në persisht, në fusha të ndryshme si mjekësia, kozmologjia, filozofia, tesavufi, politiks, ahlaku dhe historia. Nami i tij mori spikamë sidomos me veprën Heşt Behişt (Tetë qiejt), një histori e letrarizuar osmane me kërkesë të Bajazitit II. Me këtë vepër ai filloi shkollën iraniane në historiografinë osmane dhe u bë përfaqësuesi i parë i traditës së shkrimit të zbukuruar duke futur letërsinë në histori. Me këtë vepër ai u bë nismëtari i persianizimit të historiografisë osmane, duke ndërfutur elemente letrare u bë shembulli i parë i shkrimit të zbukuruar të historisë.

Në këtë përmbledhje historiografike përmenden pjesëmarrësit e në betejës së Kosovës1389, ku sipas varianteve të përkthyera, historianët shqiptarë si Salih Trako dhe Selami Pulaha janë të mendimit se përmenden zotërit feudalë Gjergji Balshaj II dhe Dhimitër Jonima.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Ibrahimi, Nexhat (2009). "Beteja e Kosovës". zeriislam.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)