Idriz Çilafi
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Idriz Çilafi | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 27 korrik 1949 |
Vdiq | 9 tetor 2003 (54 vjeç) |
Kombësia | Shqiptar |
Shtetësia | Republika e Maqedonisë |
Profesioni | Rapsod |
Njohur për | Këngëtar, instrumentalist |
Fëmijë | Ylber Idrizi |
Idriz Çilafi (27 korrik 1949 - 9 tetor 2003) ishte rapsod shqiptar i Maqedonisë.
Në vitin 1970 ai filloi të mirrej me folklor, fillimisht duke kënduar vetëm në fshatin e tij bashkë me Ilmi Tanallarin, më vone bashkëngjitet edhe Vahit Shtrajku dhe Arif Haxhiu.
Në rethinën e Dërvenit ku edhe është shtrirë fshati Rashçe, është kultivuar me kohë intepretimi i këngëve polifonike dyzërëshe – që populli aso kohe i ka quajtur këngë Dërveni (këngë dyzërëshe). Duke ditur faktin që këngët tipike Dërvenase këndohen vetëm me dy zëra, Idriz Çilafi vazhdon aktivitetin e tij në kultivimin e këtyre këngëve me kënaqësinë dhe dëshirën e tij më të madhe gjithmonë duke kënduar zërin e parë, ndërsa në zërin e dytë e shoqëronte Vahiti.
Në vitin 1977 në garën republikane të instrumenteve burimore popullore që është mbajtur në Dollnjen të Prilepit – Maqedoni, rapsodit dhe instrumentalistit Idriz Çilafi i ndahet mirënjohje për pjesëmarje me instrumentin popullor – çifteli.
Këngët polifonike – dyzërëshe pa percjellje të instrumenteve në Dërven, kanë qenë prezent që në kohën e Dardanëve dhe pikërisht ideja e rapsodit Idriz Çilafi për ndërhyrje të instrumenteve popullore shqiptare çifteli dhe sharki do të marrë një drejtim të ri në folklorin burrimor Dërvenas dhe do të jetë më e pranueshme tek adhuruesit e folklorit burimor Dërvenas. Kështu ai i mer të gjitha këngët e Dërvenit të kënduara pa instrumente dhe vendos ti këndon në stilin të cilin e krijoi vet (këngë polifonike dyzërëshe – Dërvenase nën përcjelljen e instrumenteve popullore çifteli dhe sharki).