Ilia Terpini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ilia Terpini (Hoçisht, 25 dhjetor 1938 - 13 korrik, 2018) ka qenë operator shqiptar.[1]

Operatori i filmave Ilia Tërpini e ka nisur punën pikërisht nga Kinostudio “Shqipëria e re”. Tërpini ishte “Artist i merituar”, dhe ka “Medaljen e punës”, “Çmimin e Republikës”. Ilia është vlerësuar me medalje në 6 festivale të filmit si dhe ka çmim kombëtar për fotografinë artistike. Ai mban urdhrin “Mjeshtër i madh”. Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”. U nda nga jeta më 13 korrik 2018.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ilia Terpini, një nga personazhet e rëndësishme të historisë së kamerës e fotografisë shqiptare". aktoretshqiptare.info. 13 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 19 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)