Iljaz bej Vrioni
Iliaz bej Vrioni | |
|---|---|
| Kryeministër | |
| Në detyrë 15 nëntor, 1920 – 16 tetor, 1921 | |
| Paraprirë nga | Sulejman bej Delvina |
| Pasuar nga | Pandeli Evangjeli |
| Në detyrë 30 maj, 1924 – 10 qershor, 1924 | |
| Paraprirë nga | Shefqet bej Vërlaci |
| Pasuar nga | Fan Noli |
| Në detyrë 24 dhjetor, 1924 – 5 janar, 1925 | |
| Paraprirë nga | Fan Noli |
| Pasuar nga | Ahmet Zogu |
| Ministër i Punëve të Jashtme | |
| Në detyrë 15 nëntor, 1920 – 16 tetor, 1921 | |
| Paraprirë nga | Mehmet bej Konica |
| Pasuar nga | Pandeli Evangjeli |
| Në detyrë 3 mars, 1924 – 10 qershor, 1924 | |
| Paraprirë nga | Pandeli Evangjeli |
| Pasuar nga | Sulejman bej Delvina |
| Në detyrë 24 dhjetor, 1924 – 6 janar, 1925 | |
| Paraprirë nga | Sulejman bej Delvina |
| Pasuar nga | Gjergj Koleci |
| Në detyrë 12 shkurt, 1927 – 18 prill, 1929 | |
| Paraprirë nga | Hysen bej Vrioni |
| Pasuar nga | Rauf Fico |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 1882 Berat, Perandoria Osmane |
| Vdiq më | 17 mars 1932 Paris, Francë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Bashkëshortja/et | Xhemile hanëm Dino |
| Fëmijët | Nihal, Ali, Jusuf Vrioni (l. 1916) |
| Punësimi | Politikan |
| Nënshkrimi | |
Iljaz ose Ilias bej Vrioni (Berat, janar 1882 - Paris, 17 mars 1932) qe latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.
Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Légion d'Honneur.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Leu në Berat në oxhakun e Vrionasve, djalë dëshiri i rilindasit Mehmet Ali pashë Vrionit dhe gruas së tij të dytë, Hysnije hanëm Vokopola.[1] Më 1890 i vdiq i ati, duke e lënë kësodore Iljazin jetim, kësodore u rrit në mesin e të bijëve të xhaxhait të tij, Aziz Pashës.[2] Në mjediset e shtëpisë mori mësime shqipeje nga mësuesi shkodran Kolë Kraja.[3]
Nxuri në ruzhdijen e vendlindjes,[4] shkollimin e mesëm e vazhdoi në idadien e Janinës, kurse shkollimin e lartë në shkollën e lartë të administratës "Mylkie" në kryeqytetin e perandorisë. Ku u diplomua më 1905.[5]
Pas Hyrrijetit, qe ndër vitet 1908-1911 kryetar i bashkisë së Beratit.[5] Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit.
Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile hanëm Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin.
Më 1920 qe delegat i Beratit në Kongresin e Lushnjes, ku në qeverinë e dytë të dalur pas këtij Kongresi qe kryeministër dhe min. i Punëve të Jashtme. Iljaz bej Vrioni qe gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disamujore u përqëndruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare.[4]
Zgjedhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.[6]
Pas ndërhyrjes së ushtrive serbe më 1921, u krijua qeveria e dytë e tij në korrik si koalicion mes dy partive më të mëdha, Partisë Popullore dhe asaj Përparimtare - pjesë e së cilës ishte atë vit. Ambicia e disa njerëzve shkaktoi në tetor të po atij viti një interpelancë që rrëzoi qeverinë[4].
Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit.[6] Tashmë qe përfaqësues i grupit indipendent. Emërohet në qeverinë Vërlaci ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për djetë ditët para së të ndodhte Lëvizja e qershorit.
U largua nga Shqipëria, qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike.
Rikthehet me Triumfin e Legalitetit, shërben si min. i Jashtëm në periudhën tranzitore prej dhjetorit 1924 gjer në janar të 1925 kur emërohet Imzot Gjergj Koleci.
Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 qe ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926.
Ndërroi jetë nga infrakti në Paris, u varros në Berat.[4] Iu gatit një tyrbe nga usta Sinan Hasan Dibra ngjitur me Xhaminë e Plumbit të qytetit.[7]
Në vitin 1946, regjimi diktatorial do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t'i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë ende këtë personalitet të vyer të kombit shqiptar pa varr.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 [Lebenserinnerungen]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 612. ISBN 99927-780-6-7.
- ↑ Sulo, Asllan (2004). Ilias Vrioni. Tiranë: Ora. fq. 25. ISBN 999279772X.
- ↑ Kraja, Kolë (2005). Autobiografi. Shkodër: Phoenix v. 9, nr. 1-6 (40). fq. 55–63.
- 1 2 3 4 Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 252. ISBN 9789994356225.
- 1 2 Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman society: the intellectual legacy (në anglisht). Routledge. fq. 315. ISBN 0-415-34164-7.
- 1 2 Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 13–14. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 26 prill 2018.
- ↑ Sulo 2004, f. 193.
- Biografi shqiptare
- Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë
- Lindje 1882
- Vdekje 1932
- Nxënësit e Shkollës Mülkiye
- Njerëz nga Berati
- Kryetarë të Bashkisë së Beratit
- Ministra të Drejtësisë të Shqipërisë
- Diplomatë shqiptarë
- Kryeministra të Shqipërisë
- Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë
- Sufi shqiptarë
- Vrionasit
- Ministra të Punëve të Jashtme të Shqipërisë
- Njerëz nga Vilajeti i Janinës
- Marrësit e Urdhrit të Skënderbeut (1990-)







