Ilir Alimehmeti
Ilir Alimehmeti | |
|---|---|
| Lindi | 13 shtator 1979 (47 vjeç) Tiranë, Shqipëri |
| Alma mater | Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Universiteti i Rotterdamit |
| Profesionet | Mjek, pedagog, politikan |
| Vitet aktive | 2001–sot |
Ilir Alimehmeti (lindur më 13 shtator 1979) është mjek, pedagog dhe politikan shqiptar, i specializuar në epidemiologji klinike dhe endokrinologji. Ai ka shërbyer si profesor i asociuar dhe senator akademik në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, dhe ka mbajtur pozita drejtuese në fushën e shëndetësisë né Partinë Demokratike.
Jeta dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alimehmeti ka lindur në Tiranë më 13 shtator 1979. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në specializimin e mjekësisë. Më pas ka kryer specializim në Endokrinologji në Shqipëri dhe në Epidemiologji Klinike në Universitetin e Rotterdamit në Holandë. Ai gjithashtu ka mbrojtur doktoratën në Mjekësi Klinike në Shqipëri.[1]
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fushën akademike, Alimehmeti ka shërbyer si:
- Profesor i Asociuar
- Senator Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
- Shef i Departamentit të Mjekut të Familjes dhe Sëmundjeve Profesionale
- Anëtar i Komisionit të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë[1]
Aktiviteti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alimehmeti është aktiv në Partinë Demokratike dhe ka mbajtur pozita si:
- Drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD
- Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD
- Drejtues i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës[2]
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2021, ai ishte kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës.[3]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Jetëshkrimi i kandidatit Ilir Alimehmeti". Reporter.al. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Ilir Alimehmeti PD". Partia Demokratike e Shqipërisë. Marrë më 6 tetor 2025.
- ↑ "Kandidon për deputet në listën e PD-së! Alimehmeti: S'i trembem votës. Lista e Koalicionit 'Shqipëria Madhështore', fituese". Balkanweb. 20 mars 2025. Marrë më 7 tetor 2025.