Ilir Daja
|
Daja në vitin 2017 | |||
| Informacioni personal | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Ilir Daja | ||
| Data e lindjes | 20 tetor 1966 (59 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Tiranë, Shqipëri | ||
| Pozicioni(et) | Mesfushor | ||
| Informacioni i ekipit | |||
Ekipi aktual | Dinamo City (trajner) | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 1974–1980 | 17 Nëntori | ||
| 1980–1987 | FK Dinamo | ||
| Karriera si profesionist* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 1987–1988 | KF Besa | ||
| 1988–1991 | Dinamo City | ||
| Karriera menaxheriale | |||
| 2004–2005 | Pogradeci | ||
| 2005–2006 | Elbasani | ||
| 2007–2008 | FK Dinamo | ||
| 2008–2009 | Besa Kavajë | ||
| 2011 | Dinamo City | ||
| 2012–2013 | Besa | ||
| 2015–2016 | Tirana | ||
| 2017–2018 | Skënderbeu | ||
| 2018–2019 | Flamurtari | ||
| 2019–2020 | Skënderbeu | ||
| 2020–2021 | Partizani | ||
| 2022–2024 | Ballkani | ||
| 2024– | Dinamo City | ||
| *Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve | |||
Ilir Daja (lindur më 20 tetor 1966) është trajner futbolli shqiptar dhe ish-futbollist. Aktualisht është trajner i Dinamo City. Ai ka fituar kampionatin shqiptar si trajner me tre klube: Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun. Po ashtu ka fituar tre herë Superligën e Kosovës me Ballkanin, duke e kualifikuar në fazën e grupeve të UEFA Europa Conference League në sezonet 2022–23 dhe 2023–24.
Karriera si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Daja e nisi karrierën e tij të hershme si lojtar tek 17 Nëntori, përpara se të luante me Dinamon e Tiranës për rreth një dekadë.[1] Në vitin 1989, gjatë një ndeshjeje të Kupës së Kampionëve kundër Dinamos së Bukureshtit, pësoi një dëmtim të rëndë në gju që kërkoi disa ndërhyrje kirurgjikale dhe i kufizoi karrierën si lojtar.[1]
Karriera si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Daja nisi karrierën si trajner në vitin 2005 me Elbasanin, duke e shpallur klubin kampion të Kategorisë Superiore në sezonin 2005–06. Më pas kaloi tek Dinamo, ku fitoi sërish titullin.
Tirana
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tetor 2015, Daja mori drejtimin e Tiranës, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.[2] Ai qëndroi deri në nëntor 2016, kur pas një serie rezultatesh u largua nga posti i trajnerit.[3]
Skënderbeu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 janar 2017, u emërua trajner i Skënderbeut, me të cilin arriti të kualifikohej në fazën e grupeve të UEFA Europa League në sezonin 2017–18, një arritje historike për një klub shqiptar.[4] Në vitin 2018, fitoi kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, duke realizuar dopietën historike për Skënderbeun.[5]
Ballkani
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 janar 2022 u emërua trajner i Ballkanit në Kosovë, duke fituar tre tituj radhazi në Superligën e Kosovës dhe duke e bërë klubin e parë kosovar që u kualifikua dy herë rresht në fazën e grupeve të një gare europiane.[6] Ai dha dorëheqjen në shtator 2024.
Dinamo City
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 11 shtator 2024, Daja u rikthye në pankinën e Dinamos së Tiranës, ku ishte edhe ish-lojtar dhe trajner më parë.[7] Në maj 2025 fitoi Kupën e Shqipërisë, trofeu i parë i Dinamos pas 22 vitesh.[8] Në gusht 2025, Dinamo eliminoi edhe Hajduk Split në kualifikimet e UEFA Conference League duke bërë bujë në Europë.[9]
Titujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si lojtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1989–90
Si trajner
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- KF Elbasani
- Kategoria Superiore: 2005–06
- FK Dinamo Tirana
- Kategoria Superiore: 2007–08
- KF Skënderbeu Korçë
- Kategoria Superiore: 2017–18
- Kupa e Shqipërisë: 2017–18
- KF Ballkani
- Superliga e Kosovës: 2021–22, 2022–23, 2023–24
- Kupa e Kosovës: 2022–23
- Superkupa e Kosovës: 2022
- FC Dinamo City
- Kupa e Shqipërisë: 2024–25
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Jetmir Halilaj (22 tetor 2016). "Një jetë në futboll, Ilir Daja: Ju rrëfej 50 vitet e mia". Panorama Sport. Marrë më 30 tetor 2016.
- ↑ "Ilir Daja merr drejtimin e skuadrës së Tiranës". Gazeta Tema. 28 tetor 2015. Marrë më 15 dhjetor 2015.
- ↑ "Zyrtare, Ilir Daja largohet nga Tirana". Super Sport Albania. 1 nëntor 2016. Marrë më 4 janar 2017.
- ↑ "Skënderbeu shkruan historinë / Kalon 4 ture me rekord dhe rikthehet në Europa League". City News. 24 gusht 2017. Marrë më 26 gusht 2017.
- ↑ "Skënderbeu është fituesi i Kupës së Shqipërisë 2018". FSHF. 27 maj 2018. Marrë më 28 maj 2018.
- ↑ "Ilir Daja largohet përfundimisht nga Ballkani". Reporteri.net. 2 shtator 2024. Marrë më 30 shtator 2024.
- ↑ "Dinamo e Ilir Dajës "kockë e fortë" për Partizanin, derbi mbyllet në barazim". Pamfleti. 12 shtator 2024. Marrë më 30 shtator 2024.
- ↑ "Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë pas 22 vitesh, djemtë e Ilir Dajës mposhtin Egnatian me penallti". Pamfleti. 1 maj 2025. Marrë më 24 maj 2025.
- ↑ "Hajduku turpërohet në Shqipëri" (në anglisht). Vijesti. 14 gusht 2025. Marrë më 15 gusht 2025.