Ilir Shaqiri (balerin)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilir Shaqiri
Ilir Shaqiri (balerin).jpg
Portret i Ilir Shaqirit
U lind në (1973-04-12) 12 Prill, 1973 (49 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptar, Italian
PunësimiBalerin, koreograf
Vite aktiviteti1991-sot
Bashkëshorte/tEmanuela Morini
Fëmijë1

Ilir Shaqiri (lindur më 12 prill 1973) është një balerin dhe koreograf shqiptar. Ai është personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai u shpall fitues i edicionit të parë të ‘Big Brother Vip’ Albania, të transmetuar në televionin Top Channel.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ilir Shaqiri ka lindur në Tiranë, Shqipëri më 12 prill të 1973. Ai është balerin, koreograf, personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Ilir Shaqiri është i biri i Estref Shaqiri, balerin solist i Teatrit të Operas dhe Baletit Tiranë dhe i Mukades Erebara, gjithashtu balerinë e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ata mbeten influencuesit më të mëdhenj të jetës së tij. Iliri ka kaluar fëmijërinë e tij në Tiranë, ku ka jetuar me familjen. Ka nisur baletin që në moshën 10 vjeçare. Studioi deri në moshën 18 vjeçare ku më pas u bë pjesë e trupës së baletit si solist. Pas një viti, Iliri, falë përkushtimit dhe punës së palodhshme bëhet balerin i parë në TOB. Në vitin 1991 ndoqi studimet për specializim në Teatrin e Operas dhe Baletit në Shkup, Maqedoni.[1] Pas një pune të shkëlqyer, në vitin 1992 u largua drejt Italisë per një jetë më të mirë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai shkëlqeu në profesionin e tij si balerin profesionist në talent show ‘Amici’ të drejtuar nga moderatorja e famshme Italiane Maria De Filippi, në një nga kanalet më prestigjoze të Italisë Mediaset Canale 5. Ilir Shaqiri gjithashtu ka marrë pjesë si president i jurisë në ‘Dancing with the Stars’ Albania për 6 vite radhazi. Një hap i rëndësishëm në karrierën e tij profesionale është krijimi i akademisë së tij ‘Etoile d’Ilir’ ku ka arritur të nxjerrë qindra balerinë profesionistë. Viti 2003 është viti ku do të fitojë titullin ‘Ambasador i Shqipërisë në Botë’, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ndërsa në vitin 2006 merr çmimin në Itali si personazhi më i mirë i televizionit, ’Tv- Radio corriere Miglior Personaggio Televisivo’.

Viti 1993 do të shënojë një vit të rëndësishëm për karrierën e tij. Ai merr pjesë në shfaqjen e ‘La Corrida’ një talent show ku performon si balerin profesionist. Ky ishte një nga hapat më të rëndësishëm të karrierës së tij. Pas pjesëmarrjes në këtë talent show, ai punoi për disa vite si balerin profesionist në emisione të ndryshme televizive, si ‘La sai l’ultima’, ‘C'è Posta per Te’, ‘Buona Domenica’, ‘Saranno Famosi’, ‘Amici di Maria De Filippi’ duke shkëlqyer në profesionin e tij.[2] Arritjet ndër vite i dhanë mundësinë të ndërtonte akademinë e tij të parë  ‘Etoile d’Ilir’. Shumë studentë morën mësimet e para të baletit për të nisur më pas dhe ata karrierën si profesionistë.

Vitet 2012-2018 do ta gjenin si president i jurisë në ‘Dancing with the Stars’ Albania ne televizionin Vizion Plus.

Për herë të parë në tetor të 2021 në Shqipëri do të nisë edicioni i parë ‘Big Brother Vip’ Albania në Top Channel, ku Ilir Shaqiri bëhet pjesë midis personazheve të tjerë të njohur. Viti 2022 sjell arritjen e tij të radhës. Ai triumfoi duke dalë fitues i këtij edicionit të parë, i cili do të mbahet mend gjatë pasi arriti të thyente çdo rekord shikueshmërie të emisioneve në Shqipëri.

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2000, Iliri njihet me Emanuela Morini, aktore e famshme italiane. Ata u njohën gjatë një programi televiziv në Milano, ku merrnin pjesë të dy. Nisën të bashkëjetonin në Romë të Italisë për të finalizuar lidhjen e tyre me martesë.[3] Nga kjo martesë erdhi në jetë vajza e tyre Emily Shaqiri më 16 tetor 2004. Emily, që në moshën 4 vjeçare përzgjidhet për shërbimin e parë fotografik si një modele fëmijë. Më pas, në vitin 2010 ajo merr pjesë në programe të rëndësishme televizive italiane dhe në 2018 ajo do të njihet në shumë vende pas debutimit të saj si aktore dhe balerinë ne Miracle Tunes.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Televizion[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli i emisionit Roli Televizioni
1993 La Corrida Balerin profesionist Canale 5 Mediaset
2000 La sai l’ultima Balerin profesionist Canale 5 Mediaset
2000-2003, 2005 C’e posta per te Balerin profesionist Canale 5 Mediaset
2000-2003 Buona Domenica Balerin profesionist Canale 5 Mediaset
2001 Saranno famosi Balerin profesionist Canale 5 Mediaset
2000-2007 Amici di Maria De Filippi Balerin profesionist Canale 5 Mediaset
2012-2018 Dancing with the Stars President i jurisë Vizion Plus Tirana
2021-2022 Big Brother Vip Albania Fitues i çmimit të parë Top Channel

Teatër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Shfaqja Roli Regjia
1991 Lo Schiaccianoci Balerin Teatri i Operas Shkup
1991 Giselle Balerin Teatri i Operas Shkup
1991 Lola Balerin Teatri i Operas Shkup
1992 Don Chichotte Balerin Teatri i Operas Shkup
1992 Lago dei cigni Solist Teatri i Operas Shkup
1992 Pink Floyd Solist Teatri i Operas Shkup
1992 Carmina Burana Solist Teatri i Operas Shkup
2007 Rugantino Rugantino Gino Landi
2007 Il silenzio dei sogni Protagonista Georgi Giulio Base

Koreografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shfaqja Regjia Lloji
La Citta’ Dell'utopia Gianpiero Francese Muzikor
Giulietta e Romeo Claudio Insegno Muzikor
Chiedimi se voglio la Luna Claudio Insegno Muzikor
La farfalla Lily Claudio Insegno Muzikor
Quel pazzo pullman della danza Muzikor
Telethon 2008 Muzikor
30’ anniversario fondazione Freddy ‘76 Muzikor
Have a dream Muzikor
Dreaming Muzikor
Per non dimenticare Muzikor
Mazda MX5RF Drejtim artistik dhe koreografi
Mille e una energia Drejtim artistik dhe koreografi
Eni Energia Drejtim artistik dhe koreografi
Dance Dance Dance Koreografi

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Balerini Ilir Shaqiri rrëfen jetën e vështirë: Në Maqedoni nuk më përfillnin fare". oranews.tv. OraNews. 9 korrik 2018. Marrë më 9 mars 2022.
  2. ^ "IL BALLERINO ILIR SHAQIRI: TRA STUDIO, SACRIFICIO E SUCCESSO" [Balerini Ilir Shaqiri: Mes studimit, sakrificës dhe suksesit]. artistialbanesi.it (në italisht). Artisti Albanesi. 23 mars 2013. Marrë më 9 mars 2022.
  3. ^ "Prapaskenat/ Ilir Shaqiri i përmendi gruan Oni Pustinës, zbardhet dinamika e sherrit të dy ish-shokëve të ngushtë". panorama.com.al. Panorama. 18 dhjetor 2021. Marrë më 9 mars 2022.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ilir Shaqiri at IMDb

Ilir ShaqiriInstagram