Shko te përmbajtja

Ilmi Belshaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ilmi Belshaku
Lindi
Ilmi Belshaku

(1942-11-06) 6 nëntor 1942 (83 vjeç)
Vdiq13 shtator 2023
Elbasan
Profesioni
  • Aktor teatri
  • Regjisor
Njohur përEstrada e Elbasanit" "Aktor dhe regjisor i teatrit Skampa"
Çmimet"Qytetar Nderi dhe Ambasador i Paqes"

Ilmi Belshaku (11 qershor 1942 - 13 shtator 2023) lindi në Elbasan. Ishte aktor dhe regjisor i estradës së Elbasanit.[1]

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimet e para si aktor, Ilmiu i pati në Uzinën e  Mjekësit në vitet 1967 -1968, ku punoi si  aktor humori duke u aktivizuar dhe në teatrin “ Skampa ”. Premiera e vitit 1973 “Pentagrami ynë Gazmor ” ku punoi me monologun e “Nihilistit” e bëri anëtar të Estradës Profesioniste të qytetit të Elbasanit si aktor profesionist. Nga viti 1973 deri në vitin 2002, ai luajti 82 premiera estrade, 15 premiera teatri dhe 3 filma artistikë për fëmijë. Rolet e tij janë: “Manka”, “Filipenka”, “Gjenerali”, “Meqenëse të dua” të  regjisorit Llamb Burgjia, “Arixhiu ” i cili e bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë me aktoren Ester Qatipi , “Bossi” etj. Ai ka luajtur rreth 300 role në Estradë dhe Teatër. Ai gjithashtu ka luajtur në skenë bashkë me aktoren Zhaneta Sono, e cila ishte bashkëshortja e tij. [2]

Ai ka qenë regjisor dhe ka vënë në skenë 4 premiera artistike, ku vlen të përmendet “ Kioska Bosi”, “3x2=8”, “Variete 99” si dhe 10 shfaqje artistike për fëmijë. Ilmiu ka luajtur me aktorët më të shquar të Estradës Profesioniste të qytetit të Elbasanit si: Ferit Gjevori, Bukuri Xhoxhi, Agron Graceni, Llambi Burgjia, Evelina Spirollari, Mehmet Hademi, Dhimitër Topuzi etj.[3]

Në vitin 2005 nderohet me çmimin “ Nderi i Qytetit ” nga Bashkia Elbasan.[4]

Ilmi Belshaku është dalluar dhe si aktivist i shoqërisë civile për kauza të rëndësishme të qytetit të Elbasanit. Në vitin 2004 mori titullin “Ambasador i Paqes”.[5]

Në vitin 2017, në 75-vjetorin e lindjes Ilmi Belshaku u prezantuar para publikut elbasanas në një dimension tjetër artistik edhe si poet, me vëllimin e tij të parë me poezi dhe prozë “Dritëhije të një jete”.[6]

  1. "Vjeshta e fundit për Ilmi Belshakun, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 81-vjeçare". Pamfleti. 2023-09-13. Marrë më 2025-09-22.
  2. "Ilmi Belshaku Archives". Albeu.com. Marrë më 2025-09-22.
  3. "Ilmi Belshaku Archives". Albeu.com. Marrë më 2025-09-22.
  4. "Vjeshta e fundit për Ilmi Belshakun, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 81-vjeçare". Pamfleti. 2023-09-13. Marrë më 2025-09-22.
  5. "Vjeshta e fundit për Ilmi Belshakun, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 81-vjeçare". Pamfleti. 2023-09-13. Marrë më 2025-09-22.
  6. "Vjeshta e fundit për Ilmi Belshakun, aktori i njohur ndërron jetë në moshën 81-vjeçare". Pamfleti. 2023-09-13. Marrë më 2025-09-22.