Jump to content

Imbreks dhe tegula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çdo tegul (a) i mbivendoset asaj të mëposhtëme dhe skajet e ngritura anësor bashkohen ndërmjet tyre. Çdo imbreks i lakuar (b) mbulon anët e skajeve të ngritura të formuar në mes nga bashkimi i tegulave. Disa imbrikse nuk janë paraqitur në ilustrim, në mënyrë që të tregojnë detajet e skajeve të bashkuara të tegulave.

Imbreks dhe tegula (shumës imbrekse dhe tegula) janë mbivendosje e tjegullave të përdoruara në arkitekturën e Greqisë antike dhe Romës si një masë mbrojtëse për papërshkueshmërin nga uji dhe mbulimin e çatisë. Ato janë bëheshin kryesisht prej balte (argjile) të pjekur, por ndonjëherë edhe nga mermeri, bronzi ose gilt-i (copë/pllakë e praruar, e veshur ose e lyer me flet ari). Në Romë, ato zëvendësuan pllakat e drurit dhe u përdorën në pothuajse çdo lloj strukture, nga ato më zakonshnet e të thjeshta, deri te tempujt e mëdhenjë dhe ndërtimet publike.

Tegula (greqisht: solene) ishte një fushë e sheshtë tjegulle, ose një pllakë e sheshtë me skaje të ngritura, e cila vendosej direkt në sipërfaqen e çatis, ndërsa imbreks (greqisht: kalipter/kalupter) ishte një gjysmë cilindër që mbulonte tjegullën, si një gjysëm tubi, e cila ishte mbivendosur në mes të tegulave. Kur një imbreks ishte bërë mirë dhe siç duhet, nevojitej shumë pak punë për të bërë hidroizolimin ose mbyllur hapësirat.

Zona e mbulimit në përgjithësi ishte e rrethuar nga antefikse, të cilat shpesh ishin të zbukuruar dhe kishin disa anthemia (deokorim në formë luleje)  për të mbuluar çdo fund rreshti të imbrekseve.

Koncepti i mbulimit me imbrekse dhe tegula përdoret edhe sot si një karakteristik ndërkombtare e stilit dhe dizanjit të ndërtimit dhe është origjina e termit imbrication për gjendjen e gjërave të rregullta me shtresa të mbivendosura.

Historia dhe zhvillimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një shembull i ndërtimit të çatisë në muzeun Fishbourne Roman Palace

Imbrikset dhe tegulat e para u bënë nga Grekët e lashtë. Njëllojë si tullat, format e tyre bëheshin me baltë/argjilë të njomë/lagështë në një kallëp me katër faqe, shpesh forma i'u jepej me një copë teli dhe pastaj piqeshin në furrë. Me kalimin e kohës u zhvilluan mënyra më të sofistikuara.

Tegulat fillimisht bëheshin krejtësisht të sheshta, ose me një të ngritur (në formë kreshte ose kurrizi) nën kufirin e sipërm, të cilat i lejonin tjegullave të qëndronin të "varura" në pjerrësi të çatisë në mënyrë që ajo të mos të rrëshqiste. Më vonë, tegulat u bënë me një të ngritur në skajet e sipërme dhe në dy anët vertikale, të cilat do të kanalizonin shiun në pjesën e poshtme të pllakave, duke mos lejuar që ai depërtonte në mes të pllakave dhe të lagte materialet e mbulimit. Një tjetër përmirësim ndodhi kur dy të ngriturat e skajeve u bënë që të puthiten duke formuar një kufijë në formë "V-je" trapezoidale me buzë më të holla poshtë, hulliza në pjesën më të gjerë të pllakave të poshte  formonte një kanal të vazhdueshëm.[1]

Imbrikset kompletuarn hidroizolim e çatisë duke formuar harqe mbi nyjet e skajeve vertikale të tegulave dhe njëkohësisht ndanin çatin në kanale. Uji i shiut rrithte kështu jashtë imbrikseve të lakuar, binte në kanale, poshtë mbi sipërfaqet e tegulave dhe zbrite në hendeqe (canalis). Në nomeklaturën zyrtare të arkitekturë  canalis (kanalet) kishin një fushë apo ornamente ballore të vendosur në majë të entablaturës (qemer i vazhduar) sipër kornizës. Gjysmërrethi i hapur në pjesën e imbreksit të fundit mbulohej shpesh me një fronton dekorativ, edhe mblulojat e drenazhimit të kanaleve zbukuroheshin shpesh me koka luanësh (banori leonina) ose me koka dhe fytyra të tjera fantastiko-groteske.

Imbrekset dhe tegulat ende përdoren  edhe sot në Romë (2005).

Nga periudha Romake shumë tjegulla u bënë nën kujdesin e legjioneve të ndryshme romake dhe kishin të stampuar vulën e legjionit si simbol. Imbrikset dhe tegulat janë gjetje të zakonshme në sitet arkeologjike, format dhe shenjat e tyre mund të jenë të dobishme për datimin e siteve dhe identifikimin e banorëve. Për shembull, në një gërmim arkeologjik të vitit 1993 në Merseyside të Anglisë u zbuluan në mbi 300 kilograms (660 lb) tjegulla dhe mbetje furrash. Disa prej tegulave ishin të vulosur me "LXXVV" simboli/shenja e Legio XX Valeria Victrix (Legjioni i XX Valeria Viktriks).[2][3] Romakët gjithashtu i ripërdornin shpesh tjegullat e thyera duke i inkorporuar ato me llaç.

Tjegullat prej mermerit janë përdorur për herë të parë rreth vitit 620 p.e.sonë. Përveç superioritetit në bukuri dhe qëndrueshmëri të këtij materialit, këto tjegulla mund të bëheshin me përmasa shumë më të mëdha se sa ato prej balte. Si rrjedhojë, ato janë përdorur në ndërtimin e tempujve të mëdhenjë, të tillë si Tempulli i Zeusit në Olimpia, Partenoni në Athinë dhe Serapeum në Puteoli (Pozuoli modernei). Akoma më të shtrenjta dhe madhështore ishin pllaka e bëra prej bronzi dhe gilt-i (pllaka të praruara, të lyera me bojë ari ose të veshura me fletë ari).

Shembuj të çative me imbrekse dhe tegula

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Warry, Peter (2006). Tegulae Manufacture, Typology and Use in Roman Britain. Oxford, England: Archaeopress. ISBN 1-84171-956-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Swan, Vivien G.; Robert A. Philpott (2000). "Legio XX VV and Tile Production at Tarbock, Merseyside". Britannia. Vëll. 31. fq. 55–67. {{cite encyclopedia}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Malone, Stephen James (2006). Legio XX Valeria Victrix: Prosopography, Archaeology and History. Oxford, England: Archaeopress. ISBN 1-84171-922-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • William, Smith (1875). "Tegula". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities. London: John Murray. (public domain text)