Jump to content

Presidencat dhe provincat e Indisë Britanike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga India Britanike)
Presidencat dhe provincat e Indisë Britanike
anglisht: Presidencies and Provinces of British India
1757/1765/1773–1947
Flag of India Britanike
Flamuri i Kompanisë së Indisë Lindore 1801-1858
Flamuri i Indisë Britanike gjatë Raxhit Britanik 1858-1947 e India Britanike
Flamuri i Indisë Britanike gjatë Raxhit Britanik 1858-1947
Zonat e Azisë Jugore nën sundimin e Kompanisë Britanike (a) 1774–1804 dhe (b) 1805–1858 paraqitur në dy nuanca të rozës
Zonat e Azisë Jugore nën sundimin e Kompanisë Britanike (a) 1774–1804 dhe (b) 1805–1858 paraqitur në dy nuanca të rozës
Ndarja administrative-politike e Raxhit Britanik në vitin 1909. India Britanike paraqitet në dy nuanca të rozës; Sikimi, Nepali, Butani principatat paraqiten në të verdhë.
Ndarja administrative-politike e Raxhit Britanik në vitin 1909. India Britanike paraqitet në dy nuanca të rozës; Sikimi, Nepali, Butani principatat paraqiten në të verdhë.
GjendjaStrukturë politike perandorako-koloniale
KryeqytetiKalkuta (1858–1911)
Nju Delhi (1911/1931–1947)
Gjuhët zyrtareAnglishtja
Persishtja: 1773–1836;
gjuha hindustani/urduja: 1837–1947[1][2][3][4]
Por edhe gjuhë të tjera popullore të Azisë Jugore si hindi, bengalishtja, tamilishtja etj.[5]
Besimi
(1941)
Hinduizmi 66.02%, Islami 23.81%, besimet tribale 6.58%, Krishtërimi 1.63%, Sikizmi 1.47%, Xhainizmi 0.37%, etj.[6]
NofkaIndianë, indiano-britanikë
Qeveria
Mbreti-Perandor/Mbretëresha-Perandoreshë i/e Indisë 
• 1858–1876 (Mbretëreshë); 1876–1901 (Mbretëresha-Perandoreshë)
Mbretëresha Viktoria
• 1901–1910
Eduardi VII
• 1910–1936
Xhorxhi V
• 1936
Eduardi VIII
• 1936–1947 (i fundit)
Xhorxhi VI
Guvernatori i përgjithshëm/Nënmbreti i Indisë 
• 1774–1785 (guvernatori i parë i Foresës William)
Warren Hastings
• 1947 (nënmbreti/guvernatori i fundit i Indisë)
Lord William Bentinck
• 1857–1858 (i fundit i Kompanisë)
Charles Canning
• 1858–1862 (nënmbreti/guvernatori i përgjithshëm i parë i Kurorës)
Charles Canning
• 
Louis Mountbatten
Sekretari i Shtetit për Indinë 
• 1858–1859 (i Pari)
Edward Stanley
• 1947 (i fundit)
William Hare
KuvendiKëshilli Legjislativ Perandorak
Këshilli i Shtetit
Asambleja Legjislative Qëndrore
Epoka historike1608-1947
• Leja mogule për të vendosur qendra tregtimi
1608
• Beteja e Plasejit
23 Qershor 1757
• Traktati i Allahabadit
16 gusht 1765
• Luftërat Anglo-Majsore
1767–1799
• Luftërat Anglo-Maratha
1772–1818
• Luftrërat Anglo-Sikhe
1845–1846, 1848–1849
• Kurora Britanike merr drejtimin e drejtpërdrejtë të Perandorisë Indiane
2 gusht 1858
• Akti i Pavarësisë Indiane
18 korrik 1947
• Ndarja e Nënkontinentit Indian
Ndodhi në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947
Sipërfaqja
• Sipërfaqja në vitin 1897
4,993,650 km2 (1,928,060 sq mi)
Popullsia
• Përllogaritje 1941
386,666,623[6]
• Popullsia në 1921
316,128,721[7][8]
• Popullsia në 1931
350,529,5571931[9]
• 1872[10]
190,563,048
• 1881[11]
253,891,821
• 1891[12][13]
287,223,4311891
• 1901[14]
294,361,056
• 1911[15]
313,547,840
Ekonomia
MonedhaRupija
Të dhëna të tjera
Paraprirë nga
Pasuar nga
Perandoria Mogule
1799: Mbretëria e Majsores
1819:Perandoria Maratha
1824:
Dinastia Konbaung
1825:
Malaka Hollandeze
Bengali Hollandez
India Franceze
[[1826:
Mbretëria Ahom]]
1843: Pushtimi i Sindit nga dinastia Talpur
1849: Perandoria Sikhe
'''1855''': Navabëria Karnatike
1856: Navabëria e Avadhit
1869:
India Daneze
Dhe shumë principata vendase
1947:
India
Pakistani
Rezidenca e Gjirit Persik
1937:
Kolonia e Birmanisë
Kolonia e Adenit
1898:
Protektorati i Somalisë
[[1867:
Vendbanimet e Ngushticave]]
Sot pjesë e India,  Pakistani,  Bangladeshi,  Birmania,  Malajzia,  Singapori,  Sri Lanka

Provincat e Indisë, më parë Presidencat e Indisë Britanike dhe akoma më herët, qytetet presidenciale, ishin ndarjet administrative të Sundimit Britanik në Nënkontinentin Indian. Kolektivisht, ato quheshin India Britanike. Ato ekzistuan, në një formë ose një tjetër, mes viteve 1612 dhe 1947, të ndara konvencionalisht në tre periudha historike:

"India Britanike" nuk përfshinte shumë shtete princërore që vazhduan të sundoheshin nga princa indianë, megjithëse nga shekulli XIX ishin nën suzeranitetin britanik; mbrojtja, marrëdhëniet me jashtë dhe komunikacionet e tyre u morën nga Britania dhe sundimi i tyre i brendshëm ishte i mbikëqyrur ngushtësisht.[17] Në kohën e Aktit të Pavarësisë Indiane në 1947, zyrtarisht ishin 565 shtete princërore, megjithëse shumica ishin shumë të vegjël, pak prej tyre ishin shumë të mëdhenj. Ata përfshinin çerekun e popullsisë së Raxhit Britanik dhe dy të pestat e sipërfaqes së tij, me provincat që përfshinin pjesën tjetër.[18]

India Britanike (1608–1947)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
një gravurë e Fortesës William, Kalkuta, kryeqyteti i Presidencës së Bengalit në Indinë Britanike, 1735

Në vitin 1608, autoritetet mogule e lejuan Kompaninë Angleze të Indisë Lindore të krijonte një ngulim të vogël tregtar në Surat (tani shteti indian i Guxharatit) që u bë qendra e parë e Kompanisë. Ai u ndoqë në vitin 1611 nga një emporium permanent në Maçilipatnam në Bregun e Koromandelit dhe në vitin 1612 Kompania iu bashkua kompanive të tjera tregtare europiane në tregtinë e Bengalit.[19] Megjithatë, nga viti 1707 pushteti i Perandorisë Mogule u dobësua, në fillim me duart e Perandorisë Maratha ndërsa më vonë për shkak të pushtimit nga Persia (1739) dhe Afganistani (1761); pas fitores së Kompanisë Britanike të Indisë Lindore në Betejën e Plasejit (1757) dhe Betejën e Buksarit (1764)—të dyja brenda Presidencën e Bengalit të krijuar në vitin 1765—dhe shfuqizimin e sundimit vendas (nizamatit) në Bengal në vitin 1793, gradualisht Kompania filloi ti zgjeronte formalisht territoret e saj përgjatë gjithë Indisë.[20] Nga mesi i shekullit të XIX dhe pas tre Luftrave Anglo-Maratha, Kompania e Indisë Lindore ishte bërë fuqia mbizotëruese politike dhe ushtarake në Azinë Jugore, ku territoret e saj mbaheshin nën besimin e Kurorës Britanike.[21]

Sundimi i Kompanisë në Bengal (pas vitit 1793) u përfundua me Aktin e Qeverisjes Indiane të 1858-ës, të ndjekur nga ngjarjet e Rrebelimit të 1857-ës në Bengal.[21] Në këtë mënyrë, e njohur si India Britanike, ajo u sundua drejtpërdrejt si një zotërim kolonial i Mbretërisë së Bashkuar dhe India u njoh zyrtarisht pas vitit 1876 si Perandoria Indo-Britanike.[22] India ndahej në Indinë Britanike, rajonet që administroheshin drejtpërdrejtë nga Britania, me akte të krijuara dhe kaluara nga Parlamenti Britanik, dhe shtetet princërore,[23] të sunduara nga princa vendas të sfondeve të ndryshme etnike. Këta sundues u lejuan të kishin një masë autonomie të brendshme në shkëmbim të njohjes së suzeranitetit të Britanisë. India Britanike përbënte një pjesë të rëndësishme të Indisë si në këndvështrimin e sipërfaqes ashtu dhe të popullsisë; në vitin 1910, për shembull, ajo mbulonte afërsisht 54% të sipërfaqes dhe përfshinte mbi 77% të popullsisë.[24] Për më tepër, kishte enklava Portugeze dhe Franceze në India. Pavarësia nga sundimi britanik u arrit në vitin 1947 me formimin e dy shteteve, zotërimet e Indisë dhe Pakistanit, kjo e fundit përfshinte Bengalin Lindor, Bangladeshin e tanishëm.

Fortesa e Sanct Geogre në Madras, 1754

Termi India Britanik përfshiu edhe Burmën për një kohë të shkurtër: duke filluar nga viti 1824, një pjesë e vogël e Burmës dhe në vitin 1886, pothuajse dy të tretat e saj ishin bërë pjesë e Indisë Britanike.[23] Ky organizim zgjati deri në vitin 1937, kur Burma u njoh si një koloni e veçantë britanike. India Britanike nuk përfshin vende të tjera në rajon, si Sri Lanka (atëherë Cejloni), që ishte një koloni e Kurorës Britanike, ose Ishujt Maldive, që ishin një protektorat britanik. Në shtrirjen e saj më të madhe, në fillim të shekullit të XX, territori Indisë Britanike shtrihej deri në kufijtë e Persisë në perëndim; Afganistanit në veri-perëndim; Nepalit në veri, Tibetit në veri-lindje dhe Kinës, Indokinës Franceze dhe Siamit në lindje. Ajo përfshinte edhe Provincën e Adenit në Gadishullin Arabik.[25]

Gjuhë zyrtare, përveç anglishtes, fillimisht nga viti 1773 deri në vitin 1836 ishte Pershishtja, pastaj në vend të saj u vendos gjuha hindustani/urduja që iu dha gjithashtu statusi zyrtar në pjesë të mëdha të Indisë Veriore,[1][2][3][4][26][27][28][5][29] por edhe gjuhë të tjera popullore të Azisë Jugore si hindi, bengalishtja, tamilishtja etj.[a]

Administrimi nën Kompaninë e Indisë Lindore (1793–1858)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fortesa Sankt Xhorxh, Madras pikturë e Thomas Daniell, 1798

Kompania Britanike e Indisë Lindore, që i formua në 31 dhjetor 1600, vendosi marrëdhënie tregtare me sunduesit indianë në Masulipatam në bregun lindor në vitin 1611 dhe në Surat në bregun perëndimor në vitin 1612. Kompania mori me qira një emporium vogël në Madras në vitin 1639. Bombei, që iu dha Kurorës Britanike nga Portugalia si pjesë e prikës së martesës së Katerinës së Braganzës në vitin 1661, nga ana tjetër iu dha Kompanisë së Indisë Lindore për tu mbajtur në kujdestari për Kurorën.[30]

Ndërkohë, në Indinë Lindore, pas marrjes së lejes nga perandori mogul Shah Xhahan për të tregtuar në Bengal, Kompania krijoi emporin e parë në Hugli në vitin 1640. Pothuajse gjysmë shekulli më vonë, pasi perandori mogul Aurengzeb e detyroi Kompaninë të dilte nga Hugli për evazionin e saj fiskal, Job Charnock kishte marrë me qira tre fshatra të vegjël, më vonë të riemërtuar Kalkuta, në vitin 1686, duke e bërë atë qendrën e re të Kompanisë.[30][31] {{efn|Simla ishte kryeqyteti veror i Qeverisë së Indisë Britanike, jo i Raxhit Britanik, d.m.th. por Perandorisë Indiano-Britanike duke përfshirë edhe principatat e vasale.[32] Në mesin e shekullit të XVIII, tre ngulimet kryesore tregtare që përfshinin empore dhe fortesa, atëherë u quajtën Presidenca e Madrasit (ose Presidenca e Fortesës së Shën Gjergjit), Presidenca e Bombeit dhe Presidenca e Bengalit (ose Presidenca e Fortesës William)—e administruar secila nga një guvernator.[33]

  • Presidenca e Madrasit: krijuar në vitin 1640.
  • Presidenca e Bombeit: qendra e Kompanisë Britanike të Indisë Lindore u zhvendos nga Surati në Bombei (Mumbai) në vitin 1687.
  • Presidenca e Bengalit: e krijuar në vitin 1690.

Pas fitores së Robert Clive-it në Betejën e Plasejit në vitin 1757, Kompania e Indisë Lindore mbajti një qeveri kukull të një Navabi të Bengalit. Megjithatë, pas pushtimit të Bengalit nga Navabi i Udhit në vitin 1764 dhe mundjes së tij pasuese në Betejën e Buksarit, Kompania mori divanin e Bengalit, që përfshinte të drejtën për të administruar dhe mbledhur të ardhurat e tokës (tatim mbi rentën e tokës) në Bengal, rajoni i Bangladeshit Bengalit Perëndimo, Xharkandit dhe Biharit të sotëm duke filluar nga viti 1772 sipas traktatit të nënshkruar në vitin 1765. Në vitin 1773, Kompania mori Nizamatin e Bengalit ("ushtrimi i juridiksionit penal") dhe në vazhdim sovranitetin e plotë të Presidencës së zgjeruar të Bengalit. Gjatë periudhës nga viti 1773 deri në vitin 1785, ndryshoi shumë pak; përjashtimi i vetëm ishte shtimi i zotërimeve të raxhaitBenaresit në kufirin perëndimor të Presidencës së Bengalit dhe shtimin e Ishullit Salset në Presidencën e Bombeit.[34]

Pjesë të Mbretërisë së Majsores u aneksuan në Presidencën e Madrasit pas përfundimit të Luftës së Tretë Anglo-Majsore në vitin 1792. Më pas, në vitin 1799, pas mundjes së Tipu Sulltanit në Luftën e Katërt Anglo-Majsore në Presidencën e Madrasit u përfshinë edhe më shumë pjesë nga territori i tij.[34] Në vitin 1801, Karnatika, që kishte qenë nën suzeranitetin e Kompanisë, filloi të administrohej drejtpërdrejtë nga ajo si pjesë e Presidencës së Madrasit.[35]

Porti i Foresës William në Kalkuta, 1807

Në vitin 1851, zotërimet e gjera dhe në rritje të Kompanisë së Indisë Lindore përmes nënkontinentit ishin akoma të grupuara në vetëm katër territore kryesore:

  • Presidenca e Bengalit me kryeqytet në Kalkuta
  • Presidenca e Bombeit me kryeqytet në Bombei
  • Presidenca e Madrasit me kryeqytet në Madras
  • Provincat Veri-Perëndimore me selinë e zëvendës guvernatorit në Agra. Selia origjinale e guvernatorit ishte në Allahabad, pastaj në Agra nga viti 1834 deri në vitin 1868. Në vitin 1833, një akt i Parlamentit Britanik, Akti i Qeverisjes së Indisë i 1833-it shpallte ngritjen e Provincave të çeduara dhe pushtuaraPresidencën e re të Agrës dje caktonte një guvernator të ri për të, por plani nuk u zbatua dot ndonjëherë. Në vitin 1835 një tjetër akt i parlamentit, Akti Indian i Provincave Veri-Perëndimore i 1835-ës e riemërtonte rajonin Provincat Veri-Perëndimore, këtë herë të administruara nga një zëvendës guvernator, i pari prej të cilëve qe Sir Charles Metcalfe, që do të caktohej në vitin 1836.[36]

Që nga koha e Kryengritjes Indiane të vitit 1857 dhe përfundimit të sundimi të Kompanisë, zhvillimet mund të përmblidhen si vijon:

  • Presidenca e Bombeit: e zgjeruar pas Luftërave Anglo-Maratha.
  • Presidenca e Madrasit: e zgjeruar nga Luftërat Karnatike dhe Luftërat Anglo-Majsore, në mesin e fundit të shekullit të XVIII.
  • Presidenca e Bengalit: e zgjeruar pas Betejës së Plasejit (1757) dhe Betejës së Buksarit (1764) si dhe pas Luftës së Dytë dhe të Tretë Anglo-Maratha.
  • Penangu: u bë një rezidencë brenda Presidencës së Bengalit në vitin 1786, Presidenca e Katërt e Indisë në vitin 1805, pjesë e Presidencës së Vendbanimeve të Ngushticave deri në vitin 1830, përsëri një rezidencë e Presidencës së Bengalit kur Vendbanimet e Ngushticave u shkëputën përfundimisht nga India Britanike në vitin 1867.
  • Provincat e Ceduara dhe Pushtuara: të krijuara në vitin 1802 brenda Presidencës së Bengalit. Propozuar të riemërtoheshin Presidenca e Agrës nën një guvernator në vitin 1835, por të pa zbatuar.
  • Axhmer-Mervara: ceduar nga Shindia e Gualiorit në vitin 1818 në përfundim të Luftës së Tretë Anglo-Maratha.
  • Kurgu: aneksuar në vitin 1834.
  • Provincat Veri-Perëndimore: të krijuara si një zëvendës guvernatoriat në vitin 1836 nga Provincat e Ceduara dhe Pushtuara.
  • Sindi: aneksuar në Presidencën e Bombeit në vitin 1843.
  • Provinca e Panxhabit: krijuar në vitin 1849 nga territoret e zaptuara në Luftën e Parë dhe të Dytë Anglo-Sikhe.
  • Provinca e Nagpurit: krijuar në vitin 1853 nga shteti princëror i Nagpurit, i zaptuar sipas doktrinës së degradimit. U bashkua me Provincat Qëndrore në vitin 1861.
  • Shteti i Udhit i aneksuar në vitin 1856 dhe në kështu i qeverisur deri në vitin 1905 si një komisioneri kryesore, si pjesë e Provincave Veri-Perëndimore dhe Udhit.

Administrimi nga Kurora (1858–1947)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Raxhi Britanik filloi me idenë e presidencave dhe qendrave të qeversisjes. Deri në vitin 1834, kur u formua Këshilli i Përgjithshëm Legjislativ, secila presidencë me guvernatorin dhe këshillin e saj kishte pushtetin të vendoste një kod të ashtuquajtur anglisht: regulations për qeverisjen e saj. Kështu, çdo territor apo provincë që i shtohej nga pushtimet ose traktate në një presidencë u vu nën rregullat ekzistuese të presidencës përkatëse. Gjithësesi, në rastin e provincave që ishin marr por nuk ishin aneksuar në ndonjë nga tre presidencat, stafi i tyre zyrtar mund të krijohej sipas dëshirës së guvernatorit të përgjithshëm dhe nuk qeverisej nga rregulloret ekzistuese të presidencave të Bengalit, Madrasit, ose Bombeit. Këto provinca u bënë të njohura si anglisht: non-regulation provinces dhe deri në vitin 1833 në këto vende nuk ekzistonte asnjë pushtet legjislativ.[37] E njëjta gjë për dy llojet e menaxhimit të distrikteve. Kështu Ganxhami dhe Vizagapatami ishin distrikte anglisht: non-regulation districts.[38] anglisht: Non-regulation provinces përfshinin:

  • Provinca e Axhmerit (Axhmer-Mervara)
  • Shtetet e Cis-Sutlexhit
  • Territoret Saugor dhe Nerbuda
  • Kufiri Veri-Lindor (Assam)
  • Kuç Bihari
  • Kufiri Jug-Perëndimor (Çota Nagpuri)
  • Shteti Xhhansi
  • Provinca e Kumaonit

Provincat me rregullore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Provincat Qëndrore: të krijuara në vitin 1861 nga Provinca e Nagpurit dhe Territoret Saugor dhe Nerbuda. Berari iu shtua provincës në vitin 1903 duke e riemërtuar Provincat Qëndrore dhe Berari në vitin 1936.
  • Burma: Burme Poshtme e aneksuar në vitin 1852, u organizua si një provincë në vitin 1862, Burma e Sipërme u përfshi në vitin 1886. Të ndara nga India Britanike në vitin 1937 për tu administruar në mënyrë të veçuar nga Zora Burmeze e Qeverisë Britanike.
  • Asami: i shkëputur nga Bengali në vitin 1874 si Provincë anglisht: non-regulation province e Kufirit Veri-Lindor. U përfshi në provincën e re të Bengalit Lindor dhe Asamit në vitin 1905. E riorganizuar si një provincë në vitin 1912.
  • Ishujt Andaman dhe Nikobar: të organizuar si një provincë në vitin 1875.
  • Baluçistani: i organizuar në një provincë në vitin 1887.
  • Provinca e Kufirit Veri-Perëndimor: e krijuar në vitin 1901 nga distriktet veri-perëndimore të Provincës së Panxhabit.
  • Bengali Lindor dhe Asami: krijuar në vitin 1905 nga ndarja e Bengalit, bashkë me provincën e mëparshme të Asamit. Ribashkuar prapë në vitin 1912 si Bengal, me pjesën veri-lindore të ri-organizuar si Provinca e Asamit.
Hartë e Perandorisë Indo-Britanike në vitin 1909 gjatë ndarjes së Bengalit (1905–1911), që paraqet Indinë Britanike në dy nuanca të rozës (korale dhe rozë e zbehtë) dhe principatat me të verdhë.
  • Provinca e Biharit dhe Orisës: e ndarë nga Bengali në vitin 1912. Ri-emërtuar Bihar në vitin 1936, kur Orisa u bë një provincë e veçantë.
  • Delhi: i ndarë nga Panxhabi në vitin 1912, kur ai u bë kryeqyteti i Raxhit Britanik.
  • Orisa: provincë e veçantë duke u shkëputur nga disa pjesë të Provincës së Biharit dhe Orisës dhe Provincës së Madrasit në vitin 1936.
  • Sindi: i shkëputur nga Bombei në vitin 1936.
  • Provinca Panth-Piploda: u bë një provincë në vitin 1942, nga territoret e çeduara nga një sundues vendas.

Provincat kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kapërcyell të shekullit të XX, India Britanike përbëhej nga tetë provinca që administroheshin ose nga një guvernator ose një zëvendës guvernator. Tabela në vijim liston sipërfaqen dhe popullsinë e tyre (por nuk përfshinë shtetet vendase në varësi):[39] Gjatë ndarjes së Bengalit (19051912), ekzistoi një provincë e re zëvendës guvernatoriati, Bengali Lindor dhe Asami. Në vitin 1912, bashkimi u rikthye pjesërisht, me gjysmat lindore dhe perëndimore të Bengalit dhe rikrijimin e provincës së Asamit; gjithashtu u krijua një provincë e re zëvendës guvernatoriati, Provinca e Biharit dhe Orisës. Gjithashtu në këtë kohë kryeqyteti u zhvendos nga KalkutaDelhi.[b]

Provinca e Indisë Britanike[39] Sipërfaqja (në mijëra milje katrore) Popullsia Zyrtari kryesor administrativ
Burma 170 9,000,000 Zëvendës-guvernatori
Presidenca e Bengalit 151 75,000,000 Zëvends-guvernatori
Presidenca e Madrasit 142 38,000,000 Guvernatori në Këshill
Presidenca e Bombeit 123 19,000,000 Guvernatori në Këshill
Provincat e Bashkuara të Agrës dhe Udhit 107 48,000,000 Zëvendës-guvernatori
Provincat Qëndrore dhe Berari 104 13,000,000 Kryekomisioneri
Panxhabi 138 20,000,000 Zëvendës-guvernatori
Provinca e Asamit 49 6,000,000 Kryekomisioneri

Përveç provincave kryesore, kishte disa provinca që administroheshin nga një kryekomisioner:[40]

Provinca minore[40] Sipërfaqja (në mijëra milje katrorë) Popullsia (në mijëra banorë) Zyrtari kryesor administrativ
Provinca e Kufirit Veri-Perëndimor 16 2,125 Kryekomisioner
Baluçistani 46 308 Agjenti politik britanik në Baluçistan shërbente si kryekomisioner Latin: ex officio
Provinca e Kurgut 1.6 181 Rezidenti britanik në Majsore shërbente si kryekomisioner Latin: ex officio
Axhmer-Mervara 2.7 477 Agjenti politik britanik në Raxhputana shërbente si kryekomisioner Latin: ex officio
Ishujt Andaman dhe Nikobar 3 25 Kryeomisioneri
  • Pasi Vendbanimi i Adenit, një varësi e Presidencës së Bombeit nga viti 1839 deri në vitin 1932; u bë një provincë kryekomisioneri në vitin 1932; u nda nga India duke u kthyer në Koloninë e Kurorës në Aden në vitin 1937.

Ndarja dhe pavarësia (1947)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kohën e pavarësisë së nënkontinentit1947, India Britanike kishte 17 provinca:

  • Axhmer-Mervara
  • Ishujt Andaman dhe Nikobar
  • Provinca e Asamit
  • Baluçistani
  • Presidenca e Bengalit
  • Provinca e Biharit
  • Presidenca e Bombeit
  • Provincat Qëndrore dhe Berari
  • Provinca e Kurgut
  • Delhi
  • Presidenca e Madrasit
  • Provinca e Kufirit Veri-Perëndimor
  • Provinca e Orisës
  • Provinca e Panth-Piplodës
  • Provinca e Punxhabit
  • Provinca e Sindit
  • Provincat e Bashkuara

Deri në Ndarjen e Indisë Britanike në zotërimet e Indisë dhe Pakistanit, njëmbëdhjetë provinca (Axhmer-Mervara-Kekri, Ishujt Andaman dhe Nikobar, Bihari, Bombei, Provincat Qëndrore dhe Berari, Kurgu, Delhi, Madrasi, Panth-Piploda, Orisa dhe Provincat e Bashkuara) iu bashkuan Indisë, tre (Baluçistani, Provinca e Kufirit Veri-Perëndimor dhe Sindi) iu bashkuan Pakistanit, ndërsa tre të mbeturat (Panxhabi, Bengali dhe Assami) u ndanë mes Indisë dhe Pakistanit.

Në vitin 1950, pasi u adoptua Kushtetuta e re Indiane, provincat e Indisë i zëvendësuan nga ri-ndarja e shteteve dhe territoreve të bashkuara. Pakistani, megjithatë, i mbajti pesë provincat e tij, një nga të cilat, Bengali Lindor, u riemërtua Pakistani Lindor në vitin 1956 dhe që në vitin 1971, do të shpallej shteti i pavarur i Bangladeshit.

  1. ^ Jashtë Indisë Verore, u përdorën si gjuhë zyrtare të gjykatave të ulta dhe zyrat e qeverisë gjuhët popullore vendase.[5]
  2. ^ Shpallja se Nju Delhi do të ishte kryeqytet u bë në vitin 1911, por qyteti u përurua si kryeqytet i Raxhit në shkurt 1931.
  1. ^ a b Humberto Garcia (2020). England Re-Oriented: How Central and South Asian Travelers Imagined the West, 1750–1857 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 128. ISBN 978-1-108-49564-6. "Hindustani" qe mjeti për sundimin e Kompanisë nëpërmjet librave të gramatikave të Gilchrist-it, fjalorëve dhe përkthimeve ndihmuan në standardizimin e urdusë si një gjuhë zyrtare për gjykatat e nivelit të ulët dhe administrimin e të ardhurave në 1837, duke zëvendësuar persishten.
  2. ^ a b Harold Schiffman (2011). Language Policy and Language Conflict in Afghanistan and Its Neighbors: The Changing Politics of Language Choice (në anglisht). BRILL. fq. 11. ISBN 978-90-04-20145-3. Në vitin 1837 gjuha urdu u adoptua formalisht nga britanikët, në vend të persishtes, si gjuha e ndërveprimit mes Qeverisë (që që atëherë e në vazhdim i menaxhonte punët në anglisht) dhe popullsisë vendase.
  3. ^ a b Christine Everaert (2009). Tracing the Boundaries Between Hindi and Urdu: Lost and Added in Translation Between 20th Century Short Stories (në anglisht). Leiden dhe Boston: BRILL. fq. 253–. ISBN 978-90-04-18223-3. Ishte vetëm në vitin 1837 që persishtja e humbi pozicionin e saj si gjuhë zyrtare e Indisë ndaj gjuhës urdu dhe anglishtes në nivelet e larta të administratës.
  4. ^ a b Bayly, Christopher Alan (1999). Empire and Information: Intelligence Gathering and Social Communication in India, 1780–1870 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 286. ISBN 978-0-521-66360-1. Paradoksalisht, shumë britanikë ngecën gjithashtu te persishtja. Në fakt, e ashtuquajtura gjuhë urdu që zëvendësoi persishten si gjuhë gjykate pas vitit 1837 ishte e afërt me persishtes të paktën për sa i përket emrave. Trashëgimia oborrtare e persishtes ushtroi gjithashtu një shtrëngim të britanikëve të kultivonin gjuhën urdu / hindustani.
  5. ^ a b c Dhir, Krishna S. (2022). The Wonder That Is Urdu (në anglisht). Delhi: Motilal Banarsidass. ISBN 978-81-208-4301-1. Britanikët përdorën gjuhën urdu për të kryer një zhvendosje nga theksi i mëparshëm mbi gjuhën perse. Në vitin 1837, Kompania Britanike e Indisë Lindore adoptoi urdunë në vend të persishtes si gjuhë zyrtare në Indi, bashkë me anglishten. Në gjykatat civile të Bengalit dhe Provincat Veri-Perëndimore dhe Udhi (Uttar Pradeshi i tanishëm) u përdor një formë tepër teknike e urdusë në shkrimin nastalik, si nga myslimanët ashtu dhe nga hindutë. E njëjta gjë në rastin e zyrave të qeverisë. Në rajone të tjera të Indisë, u përdorën gjuhët popullore vendase si gjuhë zyrtare në gjykatat e ulta dhe në zyrat e qeverisë. ... Në disa pjesë të Azisë Jugore, urduja shkruhej në shkrime të ndryshme. Kaithi ishte një shkrim popullor i përdorur nga si për urdunë ashtu dhe për hindin. Nga viti 1880, kaithi u përdor si gjuhë e gjykatës në Bihar. Megjithatë, në vitin 1881, urdun në shkrimin nastalik në Bihar e zëvendësoi hindi në shkrimin devanagari. Në Panxhab, urduja shkruhej në nastalik, devanagari, kaithi dhe gurumukhi. Në prill 1900, Qeveria Koloniale e Provincave Veri–Perëndimore dhe Udhit i dha status të barabartë zyrtar si shkrimit devanagari ashtu dhe atij nastalik. Megjithatë, nastaliku mbeti shkrimi mbizotërues. Gjatë viteve 1920, Mohandas Karamçand Gandhi bëri publike kundërthënien dhe dallimet në evoluim midis hindit dhe urdusë, duke kërkuar ribashkimin e dy gjuhëve si hindustani. Megjithatë, urduja vijoi të huazonte nga persishtja, arabishtja dhe çagtai, ndërsa hindi bëri të njëjtën gjë nga sanskritishtja. Përfundimisht, kundërthënia rezultoi në humbjen e statusit zyrtar të gjuhës urdu.
  6. ^ a b India Census Commissioner (1941). "Census of India, 1941. Vol. 1, India" (në anglisht). fq. 97–101. JSTOR saoa.crl.28215532. Marrë më 20 maj 2024.
  7. ^ "Census of India 1921. Vol. 1, India. Pt. 2, Tables" (në anglisht). 1921. fq. 39–44. JSTOR saoa.crl.25394121. Marrë më 20 maj 2024.
  8. ^ United States Department of Commerce (1924). Trade and Economic Review for 1922 No.34 (në anglisht) (bot. Supplement to Commerce Reports). Bureau of Foreign and Domestic Commerce. fq. 46. Marrë më 8 maj 2023.
  9. ^ "Census of India 1931. Vol. 1, India. Pt. 2, Imperial Tables" (në anglisht). 1931. fq. 513–519. JSTOR saoa.crl.25793234. Marrë më 20 maj 2024.
  10. ^ Henry Waterfield (1872). "Great Britain India Office Statistics And Commerce Department". Memorandum on the Census of British India of 1871-72 (në anglisht). fq. 50–54. JSTOR saoa.crl.25057647. Marrë më 20 maj 2024.
  11. ^ "Report on the census of British India, taken on the 17th February 1881..., Vol. 2" (në anglisht). 1881. fq. 9–18. JSTOR saoa.crl.25057654. Marrë më 20 maj 2024.
  12. ^ Jervoise Athelstane Baines (1891). "Census of India, 1891. General Tables for British Provinces and Feudatory States" (në anglisht). India Census Commissioner. fq. 87–95. JSTOR saoa.crl.25318666. Marrë më 20 maj 2024.
  13. ^ Frazer, R.W. (1897). British India. The Story of Nations (në anglisht). G. P. Putnam's sons. fq. 355. Marrë më 8 maj 2023.
  14. ^ "Census of India 1901. Vol. 1A, India. Pt. 2, Tables" (në anglisht). 1901. fq. 57–62. JSTOR saoa.crl.25352838. Marrë më 20 maj 2024.
  15. ^ Sir Edward Albert Gait (1911). "Census of India, 1911. Vol. 1., Pt. 2, Tables" (në anglisht). India Census Commissioner. Calcutta, Supt. Govt. Print., India, 1913. fq. 37–42. JSTOR saoa.crl.25393779. Marrë më 20 maj 2024.
  16. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 5. Historia e Indisë Britanike përbëhet... nga tre periudha. Nga fillimi i shekullit të XVII deri në mesin e shekulli të XVIII, Kompania Britanike e Indisë Lindore ishte një korporatë tregtare, që ekzistonte në sajë të dobësisë së fuqive vendase dhe në rivalitet me kompanitë tregtare të Hollandës dhe Francës. Gjatë shekullit pasues, Kompania fitoi dhe konsolidoi sundimin e saj, e ndau sovranitetin e saj në përmasa gjithmonë e më të mëdha me Kurorën dhe gradualisht i humbi privilegjet dhe funksionet tregtare. Pas Kryengritjes së 1857-ës, pushteti i mbetur i Kompanisë u transferua te Kurora...
  17. ^ Copland, Ian (21–27 shkurt 2004). "Princely States and the Raj: Review of Sovereign Spheres: Princes, Education and Empire in Colonial India by Manu Bhagavan". Economic and Political Weekly (në anglisht). 39 (8): 807–809. JSTOR 4414671. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2021. Marrë më 4 gusht 2021.
  18. ^ S. H. Steinberg, red. (1949). "India". The Statesman's Year-Book: Statistical and Historical Annual of the States of the World for the Year 1949 (në anglisht). Macmillan and Co. fq. 122. ISBN 978-023027078-7. Marrë më 20 qershor 2022.
  19. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. II. Claredon Press. 1908. fq. 452–72.
  20. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. II. Claredon Press. 1908. fq. 473–487.
  21. ^ a b Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. II. Claredon Press. 1908. fq. 488–514.
  22. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. II. Claredon Press. 1908. fq. 515–530.
  23. ^ a b Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 46–58.
  24. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 59–61.
  25. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 104–125.
  26. ^ Lelyveld, David (1993). "Colonial Knowledge and the Fate of Hindustani". Comparative Studies in Society and History (në anglisht). 35 (4): 665–682. doi:10.1017/S0010417500018661. ISSN 0010-4175. JSTOR 179178. S2CID 144180838. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2023. Marrë më 8 prill 2023. Gramatikat dhe fjalorët më të hershëm u bënë të mundur që Qeveria Britanike të zëvendësonte persishten me gjuhët popullore në nivelet e ulëta të gjyqësorit dhe administrimit të të ardhurave në vitin 1837, që donte të thoshte, të standardizoje dhe indeksoje terminologjinë për përdorim zyrtar dhe të mundësoje përkthimin në gjuhën kryesore të autoritetit sundues, anglishtes. Për këto qëllime, hindustani u barazua me urdunë, në kundërshtim me ndonjë dialekt gjeografikisht të përcaktuar të hindit dhe ju dha statusi zyrtar në pjesë të mëdha të Indisë Veriore. E shkruar në shkrimin perspo-arab me një fjalor të gjerë persisht dhe, nëpërmjet saj edhe arabisht, urduja ishte në një distancë të vogël nga situata e mëparshme dhe ishte lehtësisht nga i njëjti personel. Në fillim të këtij shndërrimi zyrtar, Qeveria Britanike filloi të bënte përpjekjet e saj domethënëse në emër të arsimimit në gjuhën popullore.
  27. ^ Dalby, Andrew (2004) [1998]. "Hindi". A Dictionary of Languages: The Definitive Reference to More Than 400 Languages (në anglisht). A & C Black Publishers. fq. 248. ISBN 978-0-7136-7841-3. Persishtja sundonte në qeverisjen e Indisë Veriore. Nën Raxhin Britanik, persishtja në vijim ra, por në administratën e mbetur gjerësisht myslimane, roli i persishtes u mor jo nga hindi por nga urduja, e njohur nga britanikët si hindustani. Vetëm kur shumica hindu në Indi filloi ta konfirmonte veten, hindi u njoh si gjuhë.
  28. ^ Vejdani, Farzin (2015). Making History in Iran: Education, Nationalism, and Print Culture (në anglisht). Stanford, CA: Stanford University Press. fq. 24–25. ISBN 978-0-8047-9153-3. Megjithëse gjuhët zyrtare të administratës në Indi u kaluan nga persishtja te anglishtja dhe urduja në 1837, persishtja vijoi të mësohej dhe lexohej deri në fillim të shekullit të XX.
  29. ^ Bayly, C. A. (1988). Indian Society and the Making of the British Empire. New Cambridge History of India series (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 122. ISBN 0-521-25092-7. Përdorimi i persishtes u shfuqizua në korrespondencën zyrtare (1835); pesha e qeverisjes u hodh mbi arsimimin në anglisht dhe Kodet e Proçedurës Penale dhe Civile të Thomas Babington Macaulay (propozuar në 1841–2, por i pa realizuar deri në vitet 1860) kërkonte të impononte një sistem ligjor racional perëndimor mbi amalgamën e ligjeve myslimane, hindu dhe angleze, që ishin administruar rrëmujshëm në gjykatat britanike. Frutet e periudhës Bentinck ishin domethënëse. Por ato qenë vetëm të rëndësisë së përgjithshme deri sa ato arritën me indin e ndryshimeve shoqërore që tashmë po zinte vend në Indi. Inteligjenca e Bombeit dhe Kalkutës po arsimoheshin në anglisht përpara Arsimimit të Ulët të 1836-ës. Persishtja e lulëzuar tashmë po i hapte rrugë në Indinë Veriore urdusë fluide dhe demotike. Përsa i përket ndryshimeve në sistemin legal, ato u zbatuan pas Kryengritjes së vitit 1857, kur komunikimet e përmirësuara dhe shumë më të mëdha parash u bënë të disponueshme për arsimimin.
  30. ^ a b Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 6.
  31. ^ "Calcutta (Kalikata)". The Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IX. Published under the Authority of His Majesty's Secretary of State for India in Council. Clarendon Press. 1908. fq. 260. Marrë më 24 maj 2022. —Kryeqyteti i Perandorisë Indiane, i vendosur në koordinatat 22° 34' V dhe 88° 22' L, në bregun lindor ose të majtë të lumit Hughli, brenda distriktit të Njëzet e Katër Parganave në Bengal.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja)
  32. ^ "Simla Town". The Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. XXII. Published under the Authority of His Majesty's Secretary of State for India in Council. Clarendon Press. 1908. fq. 260. Marrë më 24 maj 2022. —Qendra e distriktit të Simlës, Panxhabit dhe kryeqyteti veror i Qeverisë së Indisë, e vendosur mbi një degë tranversale e Vargut Qëndror të Himalajave, në 31° 6' V dhe 77° 10' L, në një ngritje të ulët prej 7,084 ft (2,159 m){{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja)}}
  33. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 7.
  34. ^ a b Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 9–10.
  35. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 11.
  36. ^ Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. V. Claredon Press. 1908.
  37. ^ "The land systems of British India: being a manual of the land-tenures and of the systems of land-revenue administration prevalent in the several provinces". archive.org (në anglisht). 1892.
  38. ^ Geography of India (në anglisht). 1870.
  39. ^ a b Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 46.
  40. ^ a b Imperial Gazetteer of India (në anglisht). Vëll. IV. Claredon Press. 1908. fq. 56.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]