Jump to content

India Hollandeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje e ngulimit holandez të Çinsurës në Bengal (1787)

India Hollandeze (Nederlands Indië) është një shprehje me të cilën tregohen ish Kolonitë e HollandësIndi. India Hollandeze është një term i përdorur për t’iu referuar ngulimeve dhe stacioneve tregtare të Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore në Nënkontinentin Indian. Përdoret vetëm si përcaktim gjeografik, pasi nuk ka pasur ndonjëherë një autoritet të vetëm politik që të qeveriste të gjithë Indinë Hollandeze. Në fakt, India Hollandeze ishte e ndarë mes guvernatorateve të Cejlonit dhe guvernatoratit të Koromandelit, komandës së Malabarit Hollandez dhe drejtorive të Bengalit dhe Suratit Hollandez.

India Hollandeze (Nederlands Indië)
Stema e Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore Flamuri i Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore
Hartë e Indisë Hollandeze; me rozw – Cejloni Holandez, me blu – Koromandeli Holandez, me tw kuqe – Malabari Holandez, me tw artw – Surati Holandez, me tw gjelbwr – Bengali Hollandez
Pjesë e: Perandorisë Koloniale Hollandeze
Gjuhët gjuha hollandeze (zyrtare), hindustani, bengalishtja, sinhaleze, tamile, guxharati, malajalame
Vitet në detyrë Monarku/kreu i shtetit
20 shkurt 1618 – 23 prill 1625 Maurits van Oranje (i pari, si statdholder)
20 nëntor 1813 – 1 mars 1825 Uilliami I i Vendeve të Ulta (i fundit, mbret)
Entitetet pasuese Entitetet paraprirëse
India Britanike , Cejloni Britanik , Mbretëria e Kandit ; Mbretëria e Travankores Perandoria Mogule ; Bengali , India Portugeze, Sulltanati i Guxharatit; Sulltanati i Malakas; Mbretëria e Majsores , Perandoria Maratha , Mbretëria e Sitavakas
Data Ngjarja
1605 (fillimi) Kompania Hollandeze e Indisë Lindore krijon emporin e parë në Masulipatnam
1610–1825 Pulikati bëhet zotërim hollandez
1638 Ndërtohet një empor në Vengurla, në bregun e Konkanit
1658–1795 Tutikorini bëhet zotërim hollandez
1658–1781 Nagapatinami bëhet zotërim hollandez
1780–1784 Bregu i Koromandelit pushtohet nga Perandoria Britanike
1795–1818 Pushtimi britanik i gjithë ngulimeve hollandeze në Indi
1818 Ngulimet hollandeze të Koromandelit i rikthehen Holandës, ndërsa Malabari aneksohet nga India Britanike
1 mars 1825 (përfundimi) Transferimi i zotërimeve të Kompanisë Hollandeze në Indi te Kompania Britanike sipas Traktatit Anglo-Hollandez të 1824-ës
Monedha Florini hollandez
Sot pjesë e:  India,  Bangladeshi,  Sri Lanka, Maldivet
Besimet Krishtërimi, Hinduizmi,Islami, Budizmi

India Hollandeze përbëhej nga ngulime dhe qendra tregtimi të Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore në Nënkontinentin Indian.

Anijet tregtare holandeze në Nagapatinam, Koromandeli Holandez, rr. 1680

Termi nuk duhet të ngatërrohet me Inditë Holandeze, që i referohet Indive Lindore Holandeze (Indonezia e tanishme) dhe me Inditë Perëndimore Holandeze (tashmë Surinami dhe ish Antilet Holandeze).

Empori i Kompanisë holandeze të Indisë Lindore në Hughli-Çinsurah, Bengal. Hendrik van Schuylenburgh, 1665

Prania holandeze në Nënkontinentin Indian zgjati nga viti 1605 deri në vitin 1825. Tregtarët e Kompanisë Holandeze të Indisë Lindore në fillim u vendosën në Koromandelin Holandez, në mënyrë të veçantë në Pulikat, pasi ata kërkonin tekstile në shkëmbim me erëza që i tregtonin në Inditë Lindore.[1] Surati dhe Bengali Hollandez u krijuan, përkatësisht në vitin 1616 dhe 1627.[2][3] Pasi holandezët pushtuan Cejlonin nga portugezët në vitin 1656, pesë vjet më vonë, ata morën edhe fortesat portugeze në bregun e Malabarit, pasi të dyja ishin prodhuese të rëndësishme të erëzave, për të krijuar një monopol holandez në tregtinë e erëzave, si dhe për ta siguruar Cejlonin nga një pushtim i mundshëm portugez.[4][5]

Përveç tekstileve, mallrat e tregtuar në Indinë Holandeze përfshinin gurë të çmuar, indigo dhe mëndafsh përgjatë gadishullit indian, nitrat potasi dhe opiumBengalin Hollandez dhe piper në Malabarin Holandez. Skllevër indianë transferoheshin në Ishujt Maluku dhe në Koloninë e Kepit.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII, holandezët e humbën ndikimin e tyre gjithmonë e më shumë. Letrat e Kju ia dorëzuan të gjitha kolonitë holandeze britanikëve, për të parandaluar që ato të mereshin nga Franca Revolucionare. Gjatë Luftës Travankore–Holandeze, në betejën e famshme të Kolaçelit në 1741 (tani Kolaçali), Ushtria e mbretit të Travankores, Marthanda Varma e mundi Ushtrinë e Kompanisë Hollandeze të Indisë Lindore, duke shkaktuar fundin e pranisë holandeze në Malabar. Megjithëse Koromandeli dhe Bengali Hollandez iu rikthyen holandezëve nga Traktati Anglo-Holandez i 1814-ës, ato iu rikthyen prapë sundimit britanik për shkak të Traktatit Anglo-Holandez të 1824-ës. Sipas pikave të traktatit, të gjitha transferimet e pronësisë dhe institucioneve vendore do të zbatoheshin në 1 mars 1825. Në gjysmën e parë të vitit 1825, kështu, holandezët i kishin humbur edhe qendrat e fundit të tregtimit në Indi.

Bengali Hollandez

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1608 Holanda themeloi koloninë e saj të parë në Indi. Në vitin 1625 Kompania Holandeze e Indisë Lindore, e njohur zakonisht si Kompania Jan apo VOC, themeloi një ngulim në Çinsurah, pak kilometra në jug të Bandelit, për tregtimin e opiumit, kripës, muslinës dhe erëzave. Ndërtuan një fortesë të quajtur Fortesa Gustavius, një kishë dhe ndërtesa të ndryshme.

Ngulimi holandez i Çinsuras mbijetoi deri në vitin 1825, kur holandezët, në procesin e konsolidimit të interesave të tyre në Inditë Lindore Holandeze (Indonezia e tanishme), ia çeduan Çinsurën anglezëve në shkëmbim të ishullit të Sumatrës, si pjesë e Traktatit Anglo-Holandez të vitit 1824.

Fortesa Gustavius që atëherë është zhdukur nga Çinsurah dhe kishsa është rrënuar së fundmi për shkak të braktisjes, por pjesa më e madhe e trashëgimisë holandeze ka mbetur. Kjo përfshinë kazermën e vjetër, rezidencën e guvernatorit, shtëpinë e gjeneralit Perron, shkollën e Çinsurës, stallën e emporit të vjetër dhe zyrën e Komisarit të Lartë të Divizionit.

Monedha "pagoda e artë" me një imazh të hyjnisë Venkateshvara, një formë e perëndisë hindu Vishnu, e nxjerë në Pulikat në shekullin e XVII ose XVIII

Prerëset e monedhave holandeze në Koçin, Masulipatnam, Nagapatnam, Pondiçerri (për pesë vjet 1693–98 kur holandezët kishin marë kontrollin nga francezët) dhe Pulikat nxorën monedha të modeluara mbi monedhat vendase indiane.[6] Monedhat e prera përfshinin:

Holandezët gjithashtu importonin monedha të prera në Holandë, duke përfshirë:

  • realin, e modeluar sipas realin kolonial spanjoll, në prerje prej 1 të 4-at, 1 të 2-at, 1, 2, 4 dhe 8 realësh[9]

Kronologjia e Indisë Holandeze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1605 — Kompania Holandeze e Indisë Lindore krijon emporin e parë indian në Masulipatnam.
  • 1610–1825 —Pulikat bëhet zotërim holandez.
  • 1638 — Ndërtohet një empor në Vengurla, në bregun e Konkanit.
  • 1658–1795 —Tutikorini (tashmë Thuthukudi) bëhet zotërim holandez.
  • 1658–1781 —Nagapatinami bëhet zotërim holandez.
  • 1780–1784 — Bregu i Koromandelit pushtohet nga Perandoria Britanike.
  • 1795–1818 — Britania pushton të gjitha ngulimeve holandeze në Indi.
  • 1818 — Malabari aneksohet në Indinë Britanike.
  • 1818 — Ngulimet e Koromandelit i rikthehen Vendeve të Ulta.
  • 1825 — Koromandeli i çedohet Britanisë së Madhe, duke u bërë pjesë e Indisë Britanike.

Kolonitë holandeze në bregun e Malabarit (bregdeti jug-perëndimor i Indisë Jugore):

  • Kranganoreja (tashmë Kodungalluri) (1662) (marë nga Portugalia)
  • Koçini i Çimës (tashmë Pallipurami, Ernakulam) (1661) (marë nga Portugalia)
  • Koçini, Koçini i Baiksos ose Santa Kruzi (1663) (marë nga Portugalia)
  • Cejloni (tani Sri Lanka) (1661) (marë nga Portugalia)
  • Kananoreja (16631790) (marë nga Portugalia)
  • Kundapura (16671682)
  • Kajamkulami (rreth vitit 1645)
  • Ponani (rreth vitit 1663).

Kolonitë holandeze në bregun e Koromandelit (bregdeti lindor i Indisë):

  • Golkonda (1662 – rr. 1733)
  • Bimilipatnami (tani Bhimunipatnami) (16871795, 18181825) çeduar anglezëve.
  • Xhagernaikpoerami (tani Kakinada) (17341795, 18181825) çeduar anglezëve.
  • Daatzerami (tani Drakshavarama) (16331730)
  • Nagelvanze (16691687)
  • Palakoli (16131781, 1785–95, 1818–25) çeduar anglezëve.
  • Masulipatnami (ose Maçilipatnami) (16051756)
  • Petapoeli ose Nizampatnami (16061668)
  • Pulikati (ose Paliakata) (16101781, 1785–95, 1805–25) çeduar anglezëve.
  • Sadrasi (16541757, 1785–95, 1818–25) pushtuar nga anglezët në vitin 1818.
  • Tierepopelieri (Thirupapulijuri, Thirupadiripulijuri) (16081625)
  • Tegenapatnami, Koedeloeri (Kudalore) (16471758)
  • Parangipetai (Porto Novo) (16081825) çeduar anglezëve.
  • Nagapatinami (16581781) çeduar anglezëve.
  • Tutikorimi (Thuthukudi) (16581825).
  1. ^ "De VOCsite: handelsposten; Coromandel". De VOCsite (në holandisht). Jaap van Overbeek te Wageningen. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2019. Marrë më 10 tetor 2020.
  2. ^ "De VOCsite: handelsposten; Suratte". De VOCsite (në holandisht). Jaap van Overbeek te Wageningen. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2019. Marrë më 10 tetor 2020.
  3. ^ "De VOCsite: handelsposten; Bengalen". De VOCsite (në holandisht). Jaap van Overbeek te Wageningen. Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2019. Marrë më 10 tetor 2020.
  4. ^ "De VOCsite: handelsposten; Ceylon". De VOCsite (në holandisht). Jaap van Overbeek te Wageningen. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2019. Marrë më 10 tetor 2020.
  5. ^ "De VOCsite: handelsposten; Malabar". De VOCsite (në holandisht). Jaap van Overbeek te Ëageningen. Marrë më 10 tetor 2020.
  6. ^ a b UGC NET History Paper II Chapter Wise Notebook Complete Preparation Guide (në anglisht). EduGorilla. shtator 2022. Marrë më 5 qershor 2023.
  7. ^ Report on the Working of the Archæological Researches in Mysore with the Government Review Thereon (në anglisht). Government Branch Press. 1917. fq. 89. Marrë më 5 qershor 2023.
  8. ^ Humphrey William Codrington (1975). Ceylon Coins and Currency (në anglisht). Asian Educational Services. fq. 258. ISBN 978-812060913-6. Marrë më 5 qershor 2023.
  9. ^ John A. S. Bucknill (2000). The Coins of the Dutch East Indies: An Introduction to the Study of the Series (në anglisht). Asian Educational Services. ISBN 978-812061448-2. Marrë më 5 qershor 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]