Industria e alkoolit shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alkooli në Shqipëri është prodhuar që në kohëra të lashta, në mënyrë artizanale, nga distilimi i verës dhe më vonë nga lëndët sheqermbajtëse.

Në rrugë industriale prodhimi i alkoolit etilik të koncentruar ka filluar më 1922, kur u ngrit një fabrikë e vogël në Shkodër. Më vonë u ngritën edhe 3 fabrika të vogla në Elbasan, Korçë dhe Vlorë, që përdornin si lëndë të parë misër. Prodhimi i gjerë industrial i alkoolit etilik nisi më 1960 me ngritjen e fabrikës së alkoolit pranë Kombinatit të SheqeritMaliq, me lëndë të parë melasë dhe miell misri. Teorikisht industria e alkoolit është degë e industrisë ushqimore që merret me prodhimin e alkoolit nga distilimi i fraksionuar i mushteve alkoolike të fermentuara nga lëndë sheqermbajtëse.