Industria e qelqit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Industria e qelqit është degë e industrisë së lehtë që merret me prodhimin e ambalazheve, të xhamit, të artikujve shtëpiakë, artistikë, teknikë, kimiko-laboratorikë, të leshit të xhamit dhe artikujve të tjerë prej qelqi.

Industria e qelqit në Shqipëri u ngrit tërësisht pas çlirimit. Fabrika e parë e qelqit u ngrit në Korçë më 1954, më pas u ngritën edhe tri fabrika të tjera të reja: në Kavajë, në Tiranë dhe fabrika e llambave elektrike në Vlorë. Përdoreshin lëndë të para vendi, si rërë kuarcore, sodë e kalcinuar, dolomit etj. Prodhoheshin disa lloje qelqesh e qindra artikuj. Teknologjia përfshinte automate për formimin e ambalazheve, xhamit, poçeve të llambës e tubave, pajisje automatike për kontrollin e proceseve teknologjike etj. Më 1982 kundrejt v. 1975 artikujt e konsumit të gjërë ishin rritur 26%. Në-të ardhmen mendohej të ngriheshin fabrika të tjera dhe do të prodhoheshin lloje të reja qelqi, si qelq kristal, qelq elektroteknik etj.