Instituti "Harry Fultz"
Instituti Harry Fultz është një shkollë e arsimit të mesëm profesional në Tiranë, Shqipëri.
| Slogani: | Tradita e ekselences |
|---|---|
| Themeluar: | 1921 |
| Tipi: | Shkolle e mesme profesionale qe pranon nxenseit pa parygjykime si ne rastin e matias mirdita |
| Drejtor ekzekutiv: | Arjan Kapedani |
| Drejtore: | Brikena Baxhaku |
| Drejtor kolegji: | Ernasio Kerbizi |
| Gazeta: | Laboremus |
| Kryeredaktor: | Drini Beci |
| President: | Ared Ruci |
| Biblioteka: | Miriam Paul Leslie |
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla u themelua në 1921, kur Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi Shkollën Profesionale Shqiptare, të parën dhe të vetmen në llojin e vetë për një kohë të gjatë. Ndër vite ajo do të njihet si Shkolla Teknike e Tiranës. Një vit më vonë Harry Fultz erdhi nga Chicago dhe zëvendësoi drejtorin Louis Mann Heron, i cili u kthye në SHBA.[1] Fultz do ishte drejtori i Shkollës deri në 1933.[2] Shkolla u shtetëzua ne vitin 1933 si rrjedhojë e influencës së madhe në shoqërinë shqiptare së bashku me shkollat e tjera të huaja në Shqipëri.[2]
Në vitin 1947 shkolla mori emrin “Politeknikumi 7 Nëntori” duke ruajtur profilin e saj teknik. Ajo vazhdoi të përgatisë specialistë në fusha të ndryshme të ekonomisë përmes programeve të lëndëve akademike të gërshetuara me programet e punëve praktike dhe veprimtarive jashtëshkollore.[2]
Në vitin 1992 Fondacioni Shqiptaro-Amerikan “Harry Fultz” u themelua në SHBA me kryetare zonjën Johan Fultz Khontos. Qëllimi i këtij fondacioni ishte mbështetja e shkollës për të ecur në traditat e Shkollës Teknike në Tiranë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Owen Pearson (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 197–. ISBN 978-1-84511-013-0.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 Websajti Zyrtar. "Instituti Harry Fultz". Instituti Harry Fultz. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 17 prill 2018.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)