Instituti Firdeusi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Stema e Institutit te Studimeve Perso-Iraniane Firdeusi

Instituti i Studimeve Perso-Iraniane Firdeusi[1] është një organizatë jofitmprurëse, joqeveritare, veprimtaria kërkimore dhe shkencore e së cilës zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti, interesat politike e fetare. Forma e organizimit është Qendër (pa anetarësi) e themeluar nga dy subjekte juridikë të regjistruar në Shqipëri, nga Universiteti Marin Barleti dhe Fondacioni Kulturor Iranian Saadi Shirazi.

Krijimi i Institutit Firdeusi nga Themeluesit u realizua falë bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe është rezultat i përputhjes së misionit të Fondacionit Saadi Shirazi për forcimin e lidhjeve kulturore midis Shqipërisë dhe Iranit nga njëra anë, si edhe të vizionit të Universitetit Marin Barleti për ofrimin e një edukimi ndërdisiplinor në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Emertimi dhe logoja

Instituti mori emrin “Firdeusi” për nder të poetit, mendimtarit dhe shkrimtarit të madh persian e botëror, Abul-Kasim Hasan Pur-Ali Tusi Firdeusi, i njohur si themeluesi i studimeve të iranologjisë në mbarë globin, si dhe në respekt të “Mijëvjeçarit të Shahname-së së Firdeusit”, të shpallur nga UNESCO në vitin 2010. Logoja e Institutit është frymëzuar nga emri i vetë poetit, që është hartuar me elementë kaligrafikë të gjuhës perse. Logoja është një metaforë e librave të hapur, të cilët simbolizojnë karakterin studimor të Institutit. Librat në logo janë si krahët e një shpendi. Ato përplasen lehtësisht, me një ritëm që sa vjen e theksohet. Këtë lëvizje e pasqyrojnë nuancat ngjyrë ari të logos, ku përforcimi i ngjyrës është tregues simbolik i përforcimit të njohurive.

Historiku i themelimit

Marrëveshja e bashkëpunimit për themelimin e Institutit Firdeusi u nënshkrua më 6 tetor të vitit 2010, në Tiranë, në selinë e Universitetit Marin Barleti. Ceremonia e hapjes së Institutit u mbajt më 29 tetor të vitit 2010, duke çelur Institutin e parë kerkimor-shkencor në nivel universitar në Shqipëri.

Themeluesit[redakto | përpunoni burim]

Krijimi i Institutit Firdeusi u bë i mundur falë bashkëpunimit të ndërsjelltë të themeluesve, bazuar ne përputhjen e misionit të Fondacionit Saadi Shirazi për forcimin e lidhjeve kulturore midis Shqipërisë dhe Iranit, si edhe ne vizionin e Universitetit Marin Barleti për ofrimin e një edukimi ndërdisiplinor në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Misioni i Universitetit Marin Barleti[2] është të përgatisë studentë të një niveli të lartë, që të mund të realizojnë synimet e tyre profesionale brenda dhe jashtë vendit e mbi të gjitha, të zhvillojnë pasionet dhe interesat e tyre, në funksion të komunitetit, ku ata jetojnë e punojnë. Vizioni i Universitetit nis nga dëshira e themelimit të një institucioni universitar lider, i cili ofron vlera të vërteta qytetarie dhe profesionalizmi, duke synuar të rrethojë e të plotësojë me dije individualitetin e çdo studenti, duke zbuluar e stimuluar talentin e tij, interesat, por edhe për të zhvilluar kritikën. Nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor dhe përmes një pune akademike të lidhur ngushtë me bashkëpunimin ndërkombëtar, Universiteti Marin Barleti përgatit qytetarë të angazhuar dhe me integritet në një mjedis social aktiv.

Fondacioni Kulturor Iranian "Saadi Shirazi"[3] është i pranishëm në Shqipëri prej më shumë se 15 vjetësh. Funksioni i tij kryesor është të ndriçojë historinë e lidhjeve historike-kulturore midis popullit iranian dhe popullit shqiptar, prej lashtësisë antike deri në kohët moderne. Fondacioni, krahas lidhjeve midis dy kulturave dhe qytetërimeve, promovon paralelisht dijet që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe me identitetin kombëtar të perso-iranianëve, që do të thotë se ndërmerr nisma dhe zhvillon projekte në albanologji dhe në iranologji. Përparësi e Fondacionit Kulturor Iranian "Saadi Shirazi" janë botimet, organizimi i konferencave shkencore ndërkombetare, promovimi i kulturës së re të Iranit, organizimi i ekspozitave artistike, i panaireve të librit dhe i ditëve dhe javëve të filmit iranian.

Organet Drejtuese[redakto | përpunoni burim]

Organi më i lartë vendimmarrës i Institutit “Firdeusi” është Bordi i Drejtorëve, i cili ka 6 anetarë. Bordi i drejtoreve vendos për ndryshimet në Statut, cakton objektivat dhe programet e aktivitetit të Institutit dhe degëve, kontrollon rregullisht realizimin e objektivave, miraton aktet më të rëndësishme te Institutit,miraton krijimin e njesive te tjera shkencore, me karakter konsultativ, si departamente, keshilla, grupe pune, etj.

Organi më i lartë ekzekutiv i Institutit është drejtori ekzekutiv, i cili përfaqëson subjektin juridik para çdo organi administrativ, publik a privat, para organeve të drejtesisë, gjyqësorit, medias, brenda a jashtë vendit. Drejtori ekzekutiv drejton veprimtarinë e përditshme dhe ekzekutimin e programeve dhe projekteve të Institutit.

Anetaret e Bordit

Emil Lafe, Shaban Sinani[4], Bujar Hazizaj, Eva Allushi, Artan Puto, Jonida Begaj

Misioni, Vizioni dhe Objektivat[redakto | përpunoni burim]

Misioni[redakto | përpunoni burim]

Instituti Firdeusi ka si qëllim vazhdimesinë e studimeve perso-iraniane në Shqipëri, Ballkan e më gjerë, duke synuar që njohuritë t’u transmetohen brezave të rinj duke ju shërbyer formimit të tyre ndërkulturor, qytetar, historik dhe profesional.

Vizioni[redakto | përpunoni burim]

Instituti synon të nxisë studimet në sferën perso-iraniane, duke pretenduar të pregatisë gjenerata te reja të studiuesve iranologë në Shqipëri. Instituti Firdeusi synon të kthehet në një qendër të rëndesishme akademike dhe kërkimore për të gjithe ata studiuesë, akademikë, pedagogë apo studentë, të cilët duan të eksplorojnë pasurinë dhe trashegimninë madhështore dhe të pavdekshme të kulturës, shkencës, historisë, letersisë dhe artit persian.

Objektivat[redakto | përpunoni burim]

Objektivat kryesore te Institutit konsistojne ne:

  • Bërjen të njohur të vlerave të qytetërimit perso-iranian në Shqipëri, studimin e kulturës, historisë dhe letersisë perso-iraniane, si dhe studimin e lidhjeve midis dy kulturave, asaj persiane dhe shqiptare.
  • Kryerjen e studimeve rreth Persisë e Iranit dhe analizimin e rolit të ndikimit të qytetërimit persian në historinë e qytetërimit botëror
  • Realizimin e projekteve akademike dhe kerkimoro-shkencore ne bashkëpunim me institucione të tjera kërkimore-shkencore brenda dhe jashtë vendit.
  • Krijimin e bashkëpunimeve me organizata, institucione, universite dhe departamente anembanë botës me qëllim realizimin e projekteve kërkimore me interesa të përbashkëta.

Fushat e veprimtarisë[redakto | përpunoni burim]

Fushat e veprimtarisë, studimit dhe kërkimit të Institutit Firdeusi përfshijnë:

  • Studimet gjuhësore dhe ne veçanti studimin e gjuhës perse
  • Studimin e letërsisë klasike dhe moderne perso-iraniane si dhe analizimin e ndikimeve të saj në letërsine shqiptare dhe botërore
  • Studimin e përkthimeve të veprave perso-iraniane në gjuhë të huaja dhe nxitjen e përkthimeve në gjuhen shqipe
  • Studimin e historisë, artit, kulturës, shoqërisë dhe qytetërimit perso-iranian dhe studimin e pranisë dhe ndikimit të tyre në Ballkan dhe në mbarë botën
  • Botimin e veprave të karakterit kerkimor-shkencor rreth studimeve perso-iraniane
  • Botimin e revistave periodike shkencore me interes të dyanshem në kuader të shkembimit te eksperiencave kerkimore shkencore midis Shqipërisë dhe Iranit
  • Organizimin e seminareve, konferencave apo leksioneve të hapura rreth studimeve perso-iraniane dhe albanologjike
  • Organizimin e workshop-eve të ndryshme në sferat e veprimtarisë se Institutit “Firdeusi”
  • Organizimin e trajnimeve dhe kurseve brenda kuadrit të veprimtarisë se Institutit “Firdeusi” për studentët, pedagogët, studiuesit shkencorë dhe për palët e tjera të interesuara
  • Hapjen e programeve mësimore dhe ofrimin e diplomave të niveleve të ndryshme në fushën e iranologjisë
  • Organizimin e aktiviteteve kulturore perso-iraniane në Shqipëri
  • Forcimin e bashkëpunimit me organizata të tjera shqiptare ose të huaja që kanë fushë veprimtarie të ngjashme me atë të Institutit me qellim organizimin e projekteve të përbashketa

Kerkimi Shkencor[redakto | përpunoni burim]

Objektivat e kërkimit[redakto | përpunoni burim]

Persia, me nje ndikim tepër të madh në vendin tonë dhe me një qytetërim mbi 7000 vjeçar, shfaq shumë argumente dhe fusha për t’u studiuar e kërkuar, duke filluar që nga gjuha, letërsia, arti, kultura, traditat, deri te historia, arkitektura dhe shkenca.

Në arkivat shtetërore dhe ne bibliotekat shqiptare ka mbi gjashtë shekuj që ruhen dorëshkrime të letersisë perse. Ky fakt është tregues i ndikimit të hershëm të kulturës, letersisë e shkencës perse në atë shqiptare.

Instituti Firdeusi synon që përmes kerkimit shkencor të bëjë të mundur zhvillimin e studimeve perso-iraniane në Shqipëri si nje degë e mirëfillte e iranologjisë, duke vazhduar kështu traditen shumëvjeçare të studiuesve shqiptarë në njohjen dhe studimin e qytetërimit persian.

Instituti i Studimeve Perso-iraniane është ngritur posaçërisht për t'i shërbyer qëllimit kryesor të kërkimit, duke u bërë krahu kryesor i Iranologjisë në Shqipëri. Instituti është një njësi e angazhuar tërësisht në kërkim dhe që mbështet përpjekjet kërkimore dhe gjenerimin e një tërësie rrethanash në mbeshtetje të kërkimit në kontekstin perso-iranian të Shqipërisë.

Fushat e kërkimit[redakto | përpunoni burim]

Instituti Firdeusi kërkon të kontribuojë në zhvillimin e njohurive të kulturës dhe të fenomeneve të ndryshme kulturore, historike dhe aktuale në këtë botë të globalizuar që “strehon” konfliktet e mundshme për shkak të takimeve të shumta ndër-kulturore. Instituti synon të transmetojë këto njohuri duke edukuar brezat e rinj dhe duke bashkëvepruar gjerë me komunitetin, biznesin, mediat, shkollat dhe të gjitha institucionet që varen nga njohja e kulturave historike dhe bashkëkohore. Kërkimi shkencor, i mbështetur në standartet ndërkombëtare, do të përfshije një gamë të gjerë të disiplinave të rëndësishme si: letërsia dhe studimet sociale, studimet ndërkulturore, historia e religjioneve, antropologjia, arkeologjia, studimet gjuhësore dhe historia.

Studimet kërkimore shkencore në Institut kryhen, në veçanti, në fushat e mëposhtme:

  • Studime ndërkulturore: përfshijnë historinë, studimet e krahasuara fetare, studimet kulturore krahasuese, studimet e minoriteve dhe arkeologjinë.
  • Studime rajonale: përfshijne studimet sociale, disiplinat gjuhësore dhe historinë kulturore.
  • Studime humane: ofrojnë njohuri të gjera dhe të larmishme mbi natyrën dhe kulturën njerëzore.
  • Studime gjuhësore: studime të gjuhëve të huaja, ndikimet gjuhësore dhe kulturore
  • Studime historike: studime të kontekstit të së kaluarës së njerëzimit, studime që kanë lidhje të ngushta me shumë fusha të shkencave humane

Rezultatet e kërkimit[redakto | përpunoni burim]

Studimet kërkimore shkencore në Institut kane për qëllim të arrijnë rezultate në keto drejtime:

  • Botime Akademike

Publikimi i veprave akademike me rëndesi për studimet perso-iraniane, si metodika të gjuhës perse për të huajt, libra akademikë rreth historisë, artit, muzikes, vjershërimit iranian etj.

  • Botime Shkencore

Studim dhe kërkim shkencor në fusha të rëndesishme të iranologjisë dhe botimi i rezultateve të kerkimit në vepra shkencore

  • Edukim dhe Trajnim

Organizimi i veprimtarive edukuese e trajnuese për të gjithë të interesuarit në fushën e studimeve perso-iraniane, ofrimi i njohurive dhe pregatitja e brezave të rinj të iranologëve në Shqipëri. Organizimi i verprimtarive të tilla si: kurse trajnimi, workshope, shkolla verore etj.

  • Programe Mësimore

Nje nga qëllimet kryesore te Institutit Firdeusi është pregatitja e programeve mësimore dhe ofrimi i dijeve sistematike për nivelet Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

  • Aktivitete Shkencore

Instituti Firdeusi i kushton një rëndësi të madhe studimit dhe kërkimit bashkëkohor. Ky lloj kërkimi arrihet edhe përmes organizimit të Konferencave dhe Seminareve Shkencore, me pjesëmarrje nga studiues dhe iranologë të vendeve të ndryshme. Këto aktivitete ndikojnë pozitivisht në shkëmbimin e njohurive dhe në inovacion shkencor.

Botimet dhe Biblioteka[redakto | përpunoni burim]

Nje nga qëllimet kryesore te Institutit Firdeusi eshte botimi i veprave shkencore dedikuar studimeve perso-iraniane, si edhe botimi i librave dhe revistave me karakter të dyanshëm në kuader të zgjerimit dhe njohjes së kulturave të ndersjellta të Shqipërisë dhe Iranit.

Instituti Firdeusi ka një bibliotekë të pasur me vepra unikale rreth Iranit, kulturës perso-iraniane, Arkitekturës, punimeve artizanale, studimeve gjuhësore, historisë së lashtë persiane dhe historisë moderne të Iranit. Në bibliotekë gjenden fjalorë, metodika dhe guida të studimit te gjuhës perse. Instituti ka gjithashtu albume me vepra të artit perso-iranian, me piktura tradicionale iraniane si edhe me miniatura të piktorëve me të shquar të Iranit.

Ne bibliotekë gjenden libra jo vetem në persisht, por edhe në shqip, anglisht, rusisht, frëngjisht etj. Gjithashtu, Instituti disponon një mediatekë me vepra multimediale të kulturës, shkencës dhe arteve perso-iraniane.

Instituti Firdeusi zhvillon një politikë inkurajuese në fushën e botimeve shkencore , për këtë arsye Instituti synon të botojë një reviste periodike për të pasqyruar artikujt dhe analizat studimore e shkencore në fushën e iranologjisë. Jo vetem kontributi i stafit akademik, por edhe punimet serioze dhe të kualifikuara të studentëve do të gjejnë vendin e tyre në periodikun e Institutit Firdeusi.

Bashkepunimi dhe Partneriteti[redakto | përpunoni burim]

Instituti Firdeusi është i interesuar të krijojë bashkëpunim të vazhdueshëm me subjekte e persona privatë e publikë, me Organizata, Universitete dhe Institucione, me qëllim organizimin e projekteve me interes të ndërsjelltë. Instituti Firdeusi, në përputhje me legjislacionin shqiptar, Statutin e vet të themelimit, si dhe në përputhje me rregulloren dhe praktikat e zbatuara nga themeluesit, mund të përfitojë financime dhe donacione nga subjekte privatë e publikë. Instituti ynë mirëpret çdo lloj bashkëpunimi në mënyrë të pavarur dhe pa u ndikuar nga shteti, interesat politike e fetare në fushën e studimeve perso-iraniane.

Sferat e bashkëpunimit të Institutit Firdeusi, në përputhje me fushat e veprimtarisë si dhe fushat e studimit dhe kërkimit të Institutit, janë të përqendruara në:

  • Hartimin e kurrikulave akademike dhe programeve mësimore per studimet perso-iraniane;
  • Realizimin e programeve kërkimore-shkencore dhe kulturore të përbashkëta;
  • Organizimin e projekteve të shkëmbimeve kulturore;
  • Këmbimin e përvojave akademike dhe kërkimore si edhe këmbimin me profesorë, studiuesë, pedagogë e studentë.

Kontakte[redakto | përpunoni burim]

Adresa: Tiranë, Rruga "Sami Frashëri", Nr 41, Universiteti "Marin Barleti", Godina B,Kati II

Tel/Fax: +355 422 40 706

Referenca[redakto | përpunoni burim]

Lexo gjithashtu[redakto | përpunoni burim]

 Commons: Instituti Firdeusi – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]