Instituti i Historisë - Tiranë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Instituti i Historisë është institucion kërkimor-shkencor në Akademinë e Shkencave të RP të Shqipërisë, që nga viti 1972. Përpjekjet e para për krijimin e një instituti të studimeve mbi historinë e Shqipërisë datojnë në prill 1940.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në Institutin e ri të Studimeve Shqiptare, të themeluar më 1946, ekzistonte seksioni i historisë e sociologjisë. Me zgjerimin e veprimtarisë shkencore dhe thellimin e studimeve në tematika të veçanta, u krijuan sektorë të rinj: i arkeologjisë dhe historisë së lashtë, i historisë së mesme, i historisë së re e të sotme, i historisë së artit mesjetar, i etnografisë, të cilët së bashku me sektorët e tjerë të rinj gjuhësorë e letrarë, më 1955 u përfshinë në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë.

Me themelimin e Universitetit të Tiranës më 1957, Instituti i Historisë hyri në sistemin e Universitetit.

Sektorët historikë, me krijimin e Akademisë së Shkencave më 1972, dolën më vete dhe formuan Institutin e Historisë. Gjatë viteve 70 nga I.H. u larguan sektorët e etnografisë dhe arkeologjisë, të cilat krijuan institute shkencorë të veçantë.


Drejtorët që nga krijimi:


1972-1989 - Prof. Dr. Stefanaq Pollo

1989-1990 - Prof. Dr. Selami Pulaha

1990-1993 - Prof. Dr. Kristaq Prifti

1993-1997 - Dr. Kasem Biçoku

1997-2005 - Prof. Dr. Ana Lalaj

2005 e në vazhdim - Prof. Dr. Marenglen Verli