Shko te përmbajtja

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë
ThemeluesZyra e Kryeministrit të Kosovës
Themeluar8 nëntor 2023
MisioniTë dokumentojë dhe të hulumtojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë
KryetarAtdhe Hetemi
VendndodhjaPrishtinë, Kosova Kosova
UebfaqjaFaqja zyrtare

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovës (IKKL) është një institucion shtetëror në Kosovë që ka për qëllim dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit të Kosovës. Hulumtimi dhe dokumentimi kapin vetëm afatin kohor nga 1 janari 1998 deri më 20 qershor 1999, si periudhë e luftës, mirëpo edhe krimet pas kësaj periudhe, por që lidhen me luftën, jo më vonë se data 31 dhjetor 2000.[1][2]

Ky institut është themeluar më 8 nëntor 2023 me një ligj të veçantë nga Qeveria e Kosovës, për të dokumentuar dhe mbledhur dëshmi për krimet e kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar për drejtor Atdhe Hetemin, i cili vazhdon të jetë në krye të institutit.[3] Më 17 shkurt 2024, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është bërë pranimi i dokumenteve të para të institutit, të cilat përfshinin dëshmi lidhur me krimet e zhdukjes me dhunë gjatë luftës nga Serbia.[4]

Përpjekja për dokumentimin e krimeve të luftës ka nisur që nga viti 2011, kur është themeluar një institut i ngjashëm, i cili ka funksionuar deri në vitin 2018. Ky institut kishte botuar disa raporte dhe libra që trajtonin pasojat e luftës dhe dëshmitë e të zhdukurve.[5]

Në vitin e parë të veprimit, deri më 8 nëntor 2024, instituti ka arritur të realizojë disa objektiva si zhvillimi dhe implementimi i gjithsej 7 dokumenteve të rëndësishme, sigurimi i hapësirave dhe kushteve optimale për punë për stafin e IKKL-së, rekrutimi i 24 zyrtarëve, mbledhja e një sasie të konsiderueshme të materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, lidhja e 8 memorandumeve bashkëpunimi me institucione lokale dhe rajonale, promovimi i kërkimeve shkencore për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe është përfaqësuar në 8 konferenca dhe panele diskutimi, duke promovuar aktivitetet dhe arritjet e tij.[6]

Departamentet dhe divizionet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Departamenti i dokumentimit

  • Divizioni i mbledhjes
  • Divizioni i verifikimit
  • Divizioni i përpunimit dhe arkivimit

Departamenti i hulumtimeve

  • Divizioni i shërbimit të përdoruesve
  • Divizioni i hulumtimeve akademike
  • Divizioni i digjitalizimit të materialeve hulumtuese
  • Divizioni i analizave të specializuara

Departamenti për administatë dhe shërbime të përgjithshme

  • Divizioni për logjistikë, administrimin e dokumenteve dhe arkivim
  • Divizioni për teknologji informative

Drejtorët e institutit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Drejtor Periudha e shërbimit
Atdhe Hetemi 2023 - akoma
  1. "Historiku – IKKL". ikkl.rks-gov.net. Marrë më 2 korrik 2025.
  2. "Instituti për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Luftës". Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. Marrë më 2025-01-10.
  3. Bytyqi, Valbona (8 nëntor 2023). "Tre muaj pas miratimit të Ligjit në Kuvend, Kurti e emëron Atdhe Hetemin për drejtor të Institutit". KOHA.net. Marrë më 2 korrik 2025.
  4. "Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës pranoi dosjet e para për krimet e luftës". Zyra e Kryeministrit. 17 shkurt 2024. Marrë më 2 korrik 2025.
  5. "Themelimi i Institutit për Krime Lufte: Çka duhet të dimë?". Nacionale. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2025. Marrë më 2 korrik 2025.
  6. "Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) - raport vjetor i punës (8 nëntor 2023 – 8 nëntor 2024)" (PDF). IKKL. Marrë më 2 korrik 2025.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja zyrtare në internet