Inva Mula

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull apo seksion është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Artikulli nuk ka një formulim enciklopedik, por është më shumë në formën e CV (nuk pranohet nga normat e wikit). Artikulli ka nevojë për vendosje burimesh.

Inva Mula është një këngëtare soprano shqiptare me famë ndërkombëtare. U lind në Tiranë në vitin 1963. Babai quhej Avni Mula dhe nëna quhej Nina Mula. Jeta e saj ishte e varur mes Tiranes dhe Parisit. Ajo u pranua si anetare e Akademise Boterore te Artit dhe te Shkences.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medee" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Tuluzë të Francës. Jeta e saj është e ndarë më së shumti mes Francës dhe Shqipërisë. Gjithashtu u njoh shumë për mënyrën e të kënduarit të saj gjë që e bëri atë më të famshme.