Ippolito Nievo
Ippolito Nievo (Padovë, 30 nëntor 1831 – Deti Tirren, 4 mars 1861) ishte një shkrimtar, patriot dhe ushtarak italian. Ndjekës i ideve të Giuseppe Mazzinit, ai zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike, duke marrë pjesë edhe në Ekspeditën e të Njëmijëve (Spedizione dei Mille) dhe më pas qëndroi në Sicili me detyra administrative.
Ai shkroi disa novela dhe romane, ndër të cilat "Rrëfimet e një italiani" (Le confessioni d’un italiano), që konsiderohet një nga veprat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Italiane (Risorgimento Italiano). Romani, i botuar pas vdekjes së autorit, ka përmasa të konsiderueshme; i vendosur në periudhën ndërmjet shekullit XVIII dhe Luftës së Dytë Italiane për Pavarësi, ai përmban momente me forcë të jashtëzakonshme rrëfimtare. Duke u nisur nga motive përrallore të marra nga bota e fëmijërisë, vepra kalon në rrëfimin e pjekurisë etike dhe shpirtërore të protagonistit, në sfondin e formimit të unitetit kombëtar italian.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ippolito Nievo lindi në Padovë në vitin 1831, në pallatin Mocenigo Querini,[1] si fëmija i parë[2] i Antonios, një magjistrat, dhe Adele Marin, vajza e konteshës friuliane Ippolita di Colloredo dhe e patricianit venecian Carlo Marin, mbikëqyrës financiar në Veronë.
Kontët Colloredo Mels ishin pronarë të feudës së Monte Albanos, ku ndodhej Kështjella e Colloredos, e vendosur në gjysmë të rrugës midis Tricesimos dhe San Danieles. Këto vende u frekuentuan shpesh nga Ippolito gjatë fëmijërisë së tij, veçanërisht pasi, në vitin 1837, babai i tij u transferua nga Soave në gjykatën e Udines.

Në vitin 1841, Ippolito u regjistrua në kolegjin seminarik të Shën Anastasisë në Verona . Megjithatë duke mos e përballuar disiplinën e rreptë të institucionit, që nga viti 1843 vazhdoi ndjekjen e gjimnazint si student i jashtëm. Vetmia e tij u zbutej nga vizitat e gjyshit të tij, Karlos, një njeri i kulturuar, mik i Pindemontes dhe adhurues i letërsisë. Për shkak të largësisë së prindërve të tij Carlo u bë figura kryesore e referimit për nipin. Atij i kushtoi edhe dorëshkrimin e tij Poetici componimenti fatti l'anno 1846–1847, një përmbledhje poezish të thjeshta shkollore të frymëzuara nga stili klasicist. Në vitin 1843 vdiq Alessandro Nievo, vëllai i madh i Antonios dhe xhaxhai i Ippolitos. Si pasojë, Antonio, i cili tashmë zotëronte vilën familjare me tokat bujqësore në Fossato, një fshat i komunës së Rodigos (në Provincën e Mantovës), trashëgoi edhe pjesën e vëllait të tij dhe u bë pronari i vetëm i Pallatit Nievo në Mantovë, së bashku me orenditë, koleksionet e artit dhe bibliotekën e pasur familjare. Antonio Nievo u vendos aty me familjen dhe me dy vëllezërit e tij. Pas transferimit të tij, në vitin 1847, në oborrin e Sabbionetës aty pranë. Ippolito u kthye te familja e tij në Mantua, qyteti ku gjyshi i tij Carlo Marin kishte shkuar gjithashtu për t'u vendosur dhe për të kaluar vitet e pensionit. Këtu Nievo vazhdoi studimet në Liceun Virgilio, një shok i Attilio Magrit (1830-1898) i cili, i dashuruar me Orsola Ferrarin, frekuentonte shtëpinë e saj dhe gjithashtu e prezantoi atje Ippoliton, i cili takoi motrën e tij të madhe, Matildën (1830-1868), dashurinë e tij të parë[1] .
Në vitin 1848, Ippolito i ri, i frymëzuar nga programi demokratik i Giuseppe Mazzini dhe Carlo Cattaneo, me shumë gjasë u përfshi personalisht në kryengritjen e pasuksesshme të Mantovës. Më pas,për arsye sigurie, ai vazhdoi studimet në Kremonë së bashku me mikun e tij Attilio Magri.Një vit më vonë, duke e konsideruar të përshtatshme që ai të largohej përkohësisht nga Lombardia, familja e dërgoi në Toskanë, fillimisht në Firence dhe më pas në Pizë. Atje ai hyri në kontakt me përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga Francesco Domenico Guerrazzi-t.Edhe Toskana po përjetonte trazirat e Risorgimentos italian. Ka gjasa që Ippolito të ketë marrë pjesë në kryengritjen e Livornos më 10 maj 1849 kundër forcave austriake, të cilat kishin ndërhyrë për të mundësuar rikthimin në pushtet të Dukës së Madh Leopold II, i cili ishte larguar nga Firence katër muaj më parë.
Pas kthimit në Mantovë në shtator, ai vazhdoi studimet në Kremona, ku u diplomua nga shkolla e mesme në gusht të vitit 1850. Në vjeshtën e atij viti, ai u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Pavias dhe mbajti një korrespondencë të vazhdueshme me Matilde Ferrarin. 69 letrat e shkruara ndërmjet vitit 1850 dhe fillimit të vitit 1851, më shumë sesa një komunikim i sinqertë dhe spontan i një të dashuruari të largët, duket se buronin nga një nevojë e thellë për shprehje lirike dhe ishin hartuar duke pasur parasysh modelet dhe kanonet letrare të kohës. Për këtë arsye, ato konsiderohen interesante sidomos për mënyrën se si përjetimet sentimentale, herë-herë të shprehura me tone të theksuara pasioni, marrin forma me një karakter të qartë letrar, deri në atë pikë sa krijojnë një lloj romani epistolar më vete. Në to vërehen ndikime nga veprat klasike të këtij zhanri, si “Letrat e fundit të Jacopo Ortisit” të Ugo Foscolos dhe “Zhulia, ose Heloiza e Re” e Jean-Jacques Rousseau-së.[1]
Në fillim të vitit 1851, marrëdhënia me Matilde Ferrarin përfundoi. Si reagim ndaj saj dhe familjes Ferrari, Ippolito shkroi romanin e shkurtër “Antiafrodisiaco per l'amor platonico” (“Antiafrodiziak për dashurinë platonike”).
Në janar të vitit 1852 ai filloi të punonte si gazetar i pavarur për gazetën La Sferza të Brescias. Në fund të po ati viti ai u regjistrua në Universitetin e Padovës, i cili ishte rihapur nga qeveria austriake pas trazirave liberale. Gjatë kësaj periudhe, ai udhëtoi shpesh në Friuli dhe bashkëpunoi me revistën L'Alchimista Friulano, ku botoi disa poezi që, të mbledhura në një vëllim, u botuan në vitin 1854 nga botuesi Vendrame i Udines.
Në vitin 1855, i zhgënjyer nga situata politike në Itali, shkrimtari kaloi periudha të gjata në Colloredo di Montalbano, ku iu përkushtua në mënyrë aktive prodhimit letrar,Pikërisht gjatë kësaj kohe filloi të përvijonte idetë për atë që më vonë do të bëhej kryevepra e tij, "Rrëfimet e një italiani". Më 22 nëntor të të njëjtit vit ai u diplomua. Ai filloi të frekuentonte zyrën e noterit Francesco Tamassia, duke i bërë qejfin familjes që dëshironte që ai të merrte përsipër profesionin e noterit , por në fund ai kurrë nuk e ushtroi profesionin, mbi të gjitha për të shmangur nënshtrimin ndaj qeverisë austriake.[2]
Ndërkohë, ai vazhdoi veprimtariën e tij si publicist dhe u angazhuanë gazetari militante në Milano, duke bashkëpunuar me të përjavshmen Il Caffè . Në vitin 1856, për shkak të tregimit të titulluar "L'avvocatino" (Avokati i Vogël), të botuar në gazetën milaneze Il Panorama universale, ai u akuzua për fyerje të rojeve perandorake austriake dhe u përball me një proces gjyqësor, në të cilin zgjodhi të mbrohej vetë. Kjo ishte mundësia për të kaluar periudha të gjata në Milano, ku ai pati mundësinë të merrte pjesë në debatet stimuluese letrare dhe politike që po zhvilloheshin dhe të vlerësonte klimën e gjallë kulturore të atij qyteti. Ippolito Nievo filloi një lidhje me Bice Melzi d'Eril, gruan e kushëririt të tij Carlo Gobio,ai qëndroi i afërt me të deri në vdekjen e tij, duke i shkruar letra të shumta gjatë gjithë periudhës së bëmave të Garibaldit.

Midis viteve 1857 dhe 1858, Nievo, pasi u kthye në Colloredo, iu përkushtua intensivisht shkrimit të romanit të tij me të rëndësishëm, Le confessioni d'un italiano, i cili u botua pas vdekjes në vitin 1867 nga botuesi Le Monnier me titullin e ndryshuar Le confessioni di un ottogenario ("Rrëfimet e një tetëdhjetëvjeçari").
Ngjarjet e viteve 1859 dhe 1860 intensifikuan veprimtarinë e tij gazetareske dhe nxitën dy esetë e tij të para politike, broshurën Venecia dhe Liria e Italisë, e frymëzuar nga përpjekja e dështuar për çlirimin e qytetit dhe e botuar në korrik 1859, si dhe Fragmentin mbi Revolucionin Kombëtar . Ai gjithashtu iu përkushtua shkrimit të një romani të ri, Peshkatari i Shpirtrave, i cili mbeti ipapërfunduar.
Në vitin 1859 ai u regjistrua si vullnetar midis Gjuetarëve Alpinë të Giuseppe Garibaldit, gjatë luftës së dytë të pavarësisë .
Ekspedita e Mijëve dhe Vdekjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitin pasardhës ai mori pjesë në Ekspeditën e Mijërave (numri 690 në listën e Mijërave ). Rreth të njëjtës kohë, vëllezërit e tij Karlo dhe Alessandro vendosën gjithashtu të regjistroheshin, por në ushtrinë e rregullt sardenjane.
Duke u bashkuar me vullnetarët e Garibaldit më 5 maj 1860, Nievo u nis nga Quarto në bordin e anijes Lombardo së bashku me Nino Bixio dhe Cesare Abba, dhe zbarkoi në Marsala. Pasi u dallua në betejën e Calatafimi dhe në Palermo, ai arriti gradën e kolonelit dhe u emërua "Intendant i Klasit të Parë" i ekspeditës, me detyra administrative, duke u bërë zëvendës i Giovanni Acerbi -t. Ai ishte gjithashtu një kronist i kujdesshëm i ekspeditës, autor i Ditari i ekspeditës nga 5 deri më 28 maj dhe i Letrave të Garibaldit. Gjatë diktaturës së Garibaldit, ai shërbeu si zëvendës-intendant i përgjithshëm i Ushtrisë Jugore në Siçili.[1]

Me pushtimin e Mbretërisë së Dy Siçilive, koloneli i ri, pasi mori përsipër detyrën e kthimit nga Siçilia të dokumenteve administrative mbi shpenzimet e kryera gjatë ekspeditës, u nis së bashku me kapitenët Maiolini dhe Salviati dhe nëpunësin Fontana në avulloren Ercole.
Në të njëjtën anije ndodhej edhe Pietro Nullo, vëllai më i vogël i Francesco Nullo-s, gjithashtu vullnetar garibaldian, por me detyra të ndryshme nga Nievo dhe bashkëpunëtorët e tij.
Natën midis 4 dhe 5 marsit 1861, gjatë lundrimit nga Palermo drejt Napolit, avullorja Ercole u mbyt dhe të gjithë personat në bord humbën jetën. As rrënojat dhe as trupat nuk u gjetën ndonjëherë në det.[1
Rrethanat e mbytjes së anijes u hetuan një shekull më vonë nga pasardhësi i tij, Stanislao Nievo, i cili shkroi edhe një roman mbi këtë ngjarje. Ai ngriti hipotezën se mbytja mund të ketë qenë pasojë e një sulmi, motivi i të cilit mund të lidhej me dëshirën për të fshehur rolin e financimeve ndërkombëtare, veçanërisht atyre nga Mbretëria e Bashkuar, në mbështetje të Ekspeditës së të Mijërave
Në vitin 1915 u lëshua në det shkatërruesi Nievo, i emëruar në nder të tij.
Ndër të tjera, shkolla e mesme shkencore më e vjetër në Padova i është kushtuar Nievos.
Aktiviteti letrar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Fillimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Antiafrodiziak për Dashurinë Platonike, i lënë në dorëshkrim, u botua për herë të parë në vitin 1956. Në këtë vepër, Matilda e quajtur - Morosina në roman - nuk paraqitet më si "shpirti i pastër", apo si "pasqyra e imazheve më të dëlira, e mendimeve më engjëllore dhe të ëmbla" e letrave, por një vajzë e mërzitshme që qeshte shumë e fliste pak "sepse është shumë më e lehtë me buzë të bësh grimasa sesa të bësh fjalime të bukura",ajo paraqitet si një figure hipokrite që "fshihte nën maskën e virgjëreshës së dashur ato instinkte frikacake, të cilat Tartufi i Molierit i fshihte nën veshjen e Jezuitit". Ndërkohë Ippolito është djali naiv që e lejoi veten të "mashtrohej nga djalli i mirë, duke pagëzuar për dashuri qiellore dhe hyjnore, një dëshirë dhe tërheqje të papërmbajtshme për një burrë". Përfundimi i veprës mbështet idenë e një “dashurie pa abstraksion”, pa u shqetësuar për “simetrinë e ballit”. Megjithatë, romani ruan një freski dhe lehtësi narrative në devijimet e shpeshta të rrëfimit, që kujtojnë disi stilin e Sterne-s, si dhe një interes të veçantë për personazhet dytësorë, të vizatuar me “një shije të këndshme karikaturale që duket se i paraprin rezultateve më të pjekura të portretizimit nievian”.
.
Romani ka një strukturë teatrale: prandaj nuk është rastësi që në të njëjtin vit Ippolito shkroi edhe komedinë Emanuele kushtuar mikut dhe bashkëstudentit të tij Emanuele Ottolenghi,e cila nuk u vu kurrë në skenë, dhe Questi Versi, të cilat mbetën të pavërejtura nga publiku.Këto të fundit u shkruan në imitim të Giuseppe Giusti-t, prej të cilit ai mori metrikën dhe gjuhën që lëvizte nga ajo popullore drejt asaj letrare, dhe ishin të drejtuara kundër akademizmit klasicist dhe sentimentalizmit romantik. Këto kritika u vlerësuan në një recension të botuar në Il Crepuscolo, revistë e drejtuar nga kritiku i njohur Carlo Tenca .
Por nëse me vëllimin e parë të Versi-ve Nievo donte të paraqiste një angazhim civil të drejtpërdrejtë dhe popullor dhe të hidhte poshtë motivet arkadiane dhe lirike, në vëllimin e dytë të botuar vitin pasardhës ai ruan temat e angazhimit civil, por i përpunon ato me një ton më të përmbajtur dhe reflektiv, të fisnikëruar nga referencat ndaj poetëve të mëdhenj si Dante Alighieri, Giuseppe Parini, Ugo Foscolo dhe Giacomo Leopardi.
Poetika: "Studime mbi poezinë popullore dhe qytetare"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 prill 1854, drama e tij e vetme Gli ultimi anni di Galileo Galilei u shfaq në Padova nga trupa Dondini, por pa sukses.Më pas u botua eseja Studii sulla poesia popolare e civile massimissimante in Italia, e cila më parë ishte publikuar në gjashtë pjesë në "L'Alchimista Friulano" nga 9 korriku deri më 15 gusht 1854. Në këtë ese, e cila ishte pothuajse një përmbledhje e imët e polemikës së tij kundër letërsisë aktuale, Nievo gjurmoi një panoramë të gjerë historike që shkonte nga origjina e letërsisë romantike deri në ditët e sotme. Ajo që ai kërkonte në letërsinë romantike ishte një letërsi e re që, duke filluar nga respekti për traditën dhe duke iu referuar Dante Alighierit, të rikthehej pas nëpër shekuj për t'u mbështetur në mësimet e forta morale të Vittorio Alfierit dhe Giuseppe Parinit, pjesërisht nga Foscolo deri te Alessandro Manzoni. Eseja përmbyllet me një lavdërim për Giustin, duke e lavdëruar atë jo vetëm për vlerat morale që kishte shprehur poezia e tij, por edhe për gjuhën e tij të fuqishme dhe të folur mirë.
Akoma më i zbutur do të jetë ndikimi i Giustit në koleksionet e mëposhtme: "Le Lucciole. Canzoniere (1855-1857) ", botuar në Milano nga botuesi Redaelli në 1858 dhe Gli Amori Garibaldini, botuar në Milano nga botuesi Agnelli në 1860.
Tregimtar fshatar dhe histori të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur Nievo iu përkushtua veprimtarisë si rrëfimtar, ai e bëri këtë duke u frymëzuar nga jeta rurale dhe mori si modele letrare tregimet e shkurtra të Giulio Carcano-s, Caterina Percoto-s, Francesco Dall'Ongaro-s, si dhe romanet “kampetres ” veçanërisht ato të përfshira në veprën Berry të George Sand .
Tregimet e shkurtra, gjithsej shtatë, u shkruan midis viteve 1855 dhe 1856, u botuan në gazeta. Ato ishin të gatshme për t’u mbledhur në një vëllim me titullin Novelle campagnuole, siç i shkroi Nievo kushëririt të tij Carlo Gobio më 14 mars 1857.Tregimet e shkurtra në fakt mbetën të pabotuara si vëllim dhe u botuan vetëm në vitin 1956 në Torino nga Giulio Einaudi, me titullin Novelliere campagnuolo e altri racconti .
Familja jonë e vendit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familja jonë fshatare u shfaq në La Lucciola të Mantovës nga maji deri në dhjetor 1855 dhe ndoshta
ishte menduar të ishte hyrja në Novelliere. Kjo mund të nxirret nga toni bisedor, pothuajse i nënkuptuar në rrëfimin e shkurtër dhe që synonte kryesisht të prezantonte shoqërinë fshatare të zonës së Mantovës së Sipërme perpara borgjezisë si nje shembull i vështirësive dhe kushteve të jetës së të gjitha popullatave bujqësore në Italinë veriore gjatë atyre dekadave.
Shenjti i Arrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shenjti i Arrës u botua në shtator të vitit 1855 në Caffè di Milano dhe zhvillohet në Friuli, konkretisht në zonën kodrinore në veri të Udines, të cilën autori e njihte mirë falë qëndrimeve të tij të gjata në Colloredo di Montalbano. Historia, mjaft e ngarkuar emocionalisht , kulmon në një finale moralizuese. E mira triumfon mbi të keqen, por bëhet edhe një pretekst për një përshkrim të vërtetë dhe pasionant të zakoneve të fshatit, duke na ofruar kështu një copëz të historisë shoqërore të asaj periudhe.
Miliona e fshatarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Milioni i lëruesit” botohej pothuajse çdo javë që nga pranvera e vitit 1856 nga gazeta mantuaneze “La lucciola”.
Gruaja e Çmendur e Segrinos
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Gruaja e Çmendur e Segrinos" u shkrua në dhjetor të vitit 1855 dhe mbeti e pabotuar deri në vitin 1860. Është një histori dramatike e vendosur në brigjet e liqenit Segrino, pranë Canzos, një qytet turistik në zonën e Brianzës së Epërme që kishte tërhequr imagjinatën e autores. Historia fillon me një ton rural, duke përfunduar gradualisht me një fund të lumtur me karakter borgjez.
Tregimi i shkurtër Il Varmo u botua në Annotatore Friulano nga marsi deri në maj 1856. Në këtë vepër, Nievo, me një koherencë më të madhe se në tregimet e tij të mëparshme, ndjek rrëfimin duke ndjekur personazhet që nga lindja deri në pjekuri. Reflektimet e thella mbi jetën e tyre nxjerrin në pah marrëdhënien midis personazheve dhe fateve të tyre.
Kritikët që janë përqendruar në këtë tregim të shkurtër më shumë sesa në të tjerat kanë identifikuar në të bërthamën fillestare të idilit të përshkruar midis Carlinos dhe Pisanës, fëmijëve, në kapitujt e parë të Rrëfimeve të një Italiani .
Cikli i fermerit Carlone
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tre historitë e fundit i përkasin një cikli të vetëm, atij të fermerit Carlone, dhe rrëfejne tre histori të ndryshme që ndodhën gjatë një vigjiljeje në një stallë në Fossato.
Seria përfshin "Milioni i Bifolkos", botuar nga prilli deri në qershor 1856 në La Lucciola; "Avokatin e Vogël", botuar në Panorama Universale të Milanos, gjithashtu nga prilli deri në qershor 1856; dhe "Viola e San Sebastianos", botuar po në të njëjtin vit si vazhdim i "Bifolkos", gjithashtu në Panorama Universale. Të vendosura në zonën e Mantovës, këto tregime të shkurtra kthehen, pa asnjë arsye të qartë, në kodrat dhe fushat e Friulit. Përmes fjalëve të bujkut të Mantovës, Carlo Peschierotti, ato pikturojnë një pamje të një jete "shembullore" të jetuar përmes vështirësive, shpresës dhe dorëzimit, madje edhe përballë fatkeqësive.
Konti Pecoraio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konti Pecoraio është një roman me temë fshatare që,sipas synimeve të autorit, kishte për qëllim të ishte një burim leximi për fshatarët e thjeshtë gjatë muajve të vjeshtës së mërzitshme pas sezonit të vjeljes dhe mbjelljes së rrushit, kur netët zgjaten dhe vjen moti i parë i ftohtë. Prandaj, ishte një përpjekje për të nisur një letërsi vërtet popullore, siç dëshironte Nievo. Por, ndërsa qëllimet ishin të larta, romani, për shkak të historisë së tij plot lot, bëhet pothuajse thjesht një përshkrim i jetës së mjerueshme të fshatarëve. Megjithatë, ata duken qartë të shtypur nga fisnikëria e vogël dhe e prapambetur feudale, ende e mbrojtur nga Austria.
Engjëlli i Mirësisë. Një histori e shekullit të kaluar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Engjëlli i Mirësisë. Historia e Shekullit të Kaluar është një roman historik i shkruar paralelisht me Kontin Pecoraio dhe tregimet fshatare. Ai u nis në pranverën e vitit 1855 dhe u përfundua në gusht të po atij viti. Vepra u botua në Milano në vitin 1856.
Ngjarjet zhvillohen në Venecia midis viteve 1749 dhe 1768 dhe trajtojnë rënien e ketij shteti dhe shpërbërjen e aristokracisë së tij sunduese. Kjo tragjedi ishte perjetuar edhe nga familja e nënës së Nievos dhe mbeti e gjallë në zemrat e venedikasve dhe të banoreve Venetos të paktën deri në vitin 1848, kur Republika e San Marcos u rivendos përkohësisht në vitin 1859.
Al povero giurisdicente, che coll'acume della paura intendeva meravigliosamente tutti questi discorsi, i sudori freddi venivano giù per le tempie, come gli sgoccioli d'una torcia in un giorno di processione. Il dover rispondere, il non voler dire né sì né no, era tal tormento per lui che avrebbe preferito di cedere tutti i suoi diritti giurisdizionali per esserne liberato
— Ippolito Nievo, Le confessioni di un italiano
- Il crepuscolo. Strofe per le fauste nozze Cantoni-De-Moll, Mantova, Virgiliani di L. Caranenti, 1852.
- Versi, Udine, Vendrame, 1854; 1855.
- Studii sopra la poesia popolare e civile massimamente in Italia, Udine, Vendrame, 1854.
- Angelo di bontà. Storia del secolo passato, Milano, Oliva, 1856.
- All'amico Attilio Magri nella vigilia delle sue nozze con Luigia Cremonesi, Mantova, Agazzi, 1857.
- Il conte pecorajo. Storia del nostro secolo, Milano, Vallardi, 1857.
- Le lucciole. Canzoniere, Milano, Redaelli, 1858.
- Gli amori garibaldini, Milano, Agnelli, 1860.
- Il barone di Nicastro. Novella, Milano, Sanvito, 1860.
- La pazza del Segrino. Novella, Milano, Sanvito, 1860.
- Le confessioni di un ottuagenario, Firenze, Le Monnier, 1867; Milano, Treves, 1899.
- Poesie, Firenze, Le Monnier, 1883.
- Otto Lettere di Ippolito Nievo, Pisa, Nistri e C., 1891.
- Canti del Friuli, Udine, D. Del Bianco, 1912.
- I Capuani. Tragedia, Lanciano, Carabba, 1914.
- Le invasioni moderne. Commedia inedita in 3 atti, Fermo, Stab. Cooperativo Tipografico, 1933.
- Poesie inedite di Ippolito Nievo a Matilde Ferrari, Milano, Off. graf. lombarda, 1933.
- Scritti vari. La nostra famiglia di campagna, Il milione del bifolco, Le maghe di Grado, Milano, Sonzogno, 1941.
- Il Varmo, Padova, APE, 1945.
- Lettere di Ippolito Nievo ad Arnaldo Fusinato, Udine, A. Pellegrini, 1946.
- Opere, Milano-Napoli, Ricciardi, 1952.
- Antiafrodisiaco per l'amor platonico, Firenze, Le Monnier, 1956.
- Novelle campagnuole, Milano, A. Mondadori, 1956.
- Novelliere campagnuolo e altri racconti, Torino, Einaudi, 1956.
- Frammenti, Udine, Del Bianco, 1958.
- Disegni, Udine, Doretti, 1961.
- Lettere garibaldine, Torino, Einaudi, 1961.
- Quaderno di traduzioni, Torino, Einaudi, 1964.
- Scritti politici e storici, Bologna, Cappelli, 1965.
- Poesie, a cura di Marcella Gorra, Milano, Mondadori, 1970.
- Le lettere di Ippolito Nievo a Matilde Ferrari, Roma, Biblioteca dell'Argileto, 1977.
- Scritti giornalistici alle lettrici, Lanciano, Carabba, 2008.
- Il Conte Pecorajo. Storia del nostro secolo, a cura di Simone Casini, Venezia, Marsilio, 2010. ISBN 978-88-317-9993-5
- Scritti politici e d'attualità, a cura di Attilio Motta, Venezia, Marsilio, 2015. ISBN 978-88-317-2272-8
Stampa:OnorificenzeAi prodi cui fu duce Garibaldi (Ai ishte ai që u bë udhëheqësi i Garibaldit)
- Palermo,21 giugno 1860
- ↑ Una lettera di Ippolito Nievo a Matilde Ferrari, analizzata alla luce della corrispondenza tra Matilde e il fratello Luigi, da poco venuta alla luce, non corrisponde assolutamente all'idea di un amore letterario da parte di Ippolito, tanto caro alla critica. In un momento in cui Matilde è agitata per l'insorgere della malattia di suo padre, Ippolito dimostra per l'amata grande passione e straordinaria sensibilità. Fausta Samaritani. "Ippolito Nievo scrive a Matilde Ferrari, il 20 luglio 1850".
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Dal Testo alla Storia, dalla Storia al Testo - Il Neoclassicismo e il Romanticismo. Paravia Bruno Mondadori Editori. 2002. fq. 230. ISBN 88-395-3074-6.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "L'esercito meridionale". Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2017. Marrë më 1 qershor 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
| Gjej më shumë rreth Ippolito Nievo në projektet tjera simotra të Wikipedias: | |
| Deficione nga Wikifjalori | |
| Imazhe dhe media nga Commons | |
| Burimet të të mësuarit nga Wikiversity | |
| Lajme nga Wikilajme | |
| Citate nga Wikicitate | |
| Burime tekstesh nga Wikiburime | |
| Libra nga Wikilibra | |
Romani Le confessioni d'un italiano (Rrëfimet e një italiani) u shkrua midis fundit të vitit 1857 dhe gushtit 1858. Nievo nuk e botoi atë, si pershkak se nuk kishte gjetur një botues të gatshëm, ashtu edhe sepse ishte angazhuar intensivisht me veprimtarinë në shërbim të Garibaldit.
Romani u botua në vitin 1867, pas vdekjes së autorit, i përgatitur për botim nga Erminia Fuà Fusinato, gruaja e Arnaldo Fusinato, një mik i Nievos, Botimi u shoqërua me disa ndërhyrje redaktoriale dhe korrigjuese, dhe me titullin (të zgjedhur nga Redaktori) Rrëfimet e një tetëdhjetëvjeçari duke u larguar nga forma origjinale e dorëshkrimit.
Shkrime mbi ndërhyrjen politike dhe historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Midis shkrimeve të tij politike dhe historike, vlen të përmenden Venediku dhe Liria e Italisë, botuar në mënyrë anonime në Milano nga Agnelli në 1859; Ditari i Ekspeditës nga 5 deri më 28 maj ; Raporti Administrativ i Ekspeditës së Parë në Siçili ; si dhe i ashtuquajturi Fragment mbi Revolucionin Kombëtar, data e hartimit të të cilit mbetet ende e pasigurt (pak para Ekspeditës së Mijëve, pasi nuk ka asnjë referencë për Mijën në tekst). Ky Fragment përfaqëson përmbledhjen përfundimtare të reflektimeve të Nievos mbi veprimtarinë e tij të shkurtër, por intensive politike. Fragmenti mbeti i pabotuar për një kohë të gjatë dhe u botua më vonë nga Riccardo Bacchelli.
Historia filozofike e shekujve të ardhshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me novelën e tij të vitit 1860, "Historia Filozofike e Shekujve të Ardhshëm ", Nievo konsiderohet me të drejtë një nga pararendësit e hershëm të shkencës fantastiko-shkencore italiane. Në këtë vepër të veçantë dhe pak të njohur, ai skicon historinë e ardhshme të Italisë, një lloj fantazie politike që shtrihet nga viti 1860 deri në vitin 2222. Gjatë kësaj periudhe kohore, Nievo përshkruan kalime të mëdha historike dhe ndryshime epokale, duke ndërtuar një rrëfim që ndërthur imagjinatën me reflektimin politik dhe shoqëror mbi fatin e kombit italian në të ardhmen.
- Nga Paqja e Zyrihut te Paqja e Lubjanës
- Nga Paqja e Lubjanës te Federata e Varshavës (1960)
- Nga Federata e Varshavës te Revolucioni Fshatar (2030)
- Krijimi dhe shumimi i homunkuleve (2066-2140)
- Nga viti 2180 deri në vitin 2222, ose periudha e apatisë
Periudhat korrespondojnë me kapitujt dhe mbyllen nga një Epilog.
Shkrime të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nievo shkroi edhe tekste teatrale, të botuara në kohë të mëvonshme. , ndër të cilat tragjeditë I Capuani, Spartaco dhe komedia I Beffeggiatori meritojnë vëmendje të veçantë. Gjithashtu , për t’u përmendur janë dhe dy dramat e tij të rinisë, njëra e vitit 1852 dhe Gli ultimi anni di Galileo Galilei e vitit 1854 .Këto vepra teatrale mbeten të rëndësishme, pasi janë të vlefshme për rindërtimin e zhvillimit biografik dhe intelektual të autorit, i cili u nda nga jeta në një moshë shumë të re.
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Giuseppe Rovani, Angelo di bontà (recensione), in Gazzetta ufficiale, 4 settembre 1857.
- Enrico Panzacchi, I versi di Ippolito Nievo, in Fanfulla della domenica, 26 agosto 1883.
- Ugo Fleres, Le confessioni di un ottuagenario, in Nuova Antologia, 16 novembre 1896.
- Dino Mantovani, Il poeta soldato. Ippolito Nievo (1831-1861), Milano, Treves, 1900.
- Giulio Salvadori, Ippolito Nievo, in Arte e vita, gennaio 1921.
- Michelangelo Filograsso, L'umorismo di Ippolito Nievo, Pisa, Mariotti, 1923.
- Silvio Benco, Ippolito Nievo, in Pegaso, dicembre 1929.
- Egidio Bellorini, L'opera letteraria di Ippolito Nievo, in Annali dell'istruzione media, Roma, 1931.
- Attilio Momigliano, Le Confessioni di un ottuagenazio, in Studi di poesia, Bari, Laterza, 1938.
- Luigi Russo, Ippolito Nievo, in Ritratti e disegni storici, seconda serie, Bari, Laterza, 1946.
- Francesco Flora, Narratori dell'età romantica - Nievo, in Storia della letteratura italiana, volume terzo, Milano, Mondadori, 1942.
- Mario Marcazzan, Ippolito Nievo e Le Confessioni, Milano, Principato, 1942.
- Emilio Cecchi, Prefazione alle Confessioni di un Italiano, Torino, Einaudi, 1942.
- Mario Fubini, Il Varmo di Ippolito Nievo, in La Fiera letteraria, 23 maggio 1946.
- Ferruccio Ulivi, Il romanticismo di Ippolito Nievo, Roma, A.V.E., 1947.
- C. Bozzetti, La poetica tragica del Nievo, in Studia Ghisleriana, Milano, Bocca, 1950.
- Ferruccio Ulivi, Lettere del Nievo, in Il Popolo, 2 giugno 1950.
- Franco Della Peruta, Ippolito Nievo e il problema dei contadini, in Rinascita, Roma, 1952.
- Ferruccio Ulivi, Nievo realista romantico, in Paragone, agosto 1956.
- Sergio Romagnoli. Il ritorno di Ippolito Nievo, in Itinerari, ottobre 1956.
- Gaetano Mariani, Nievo e il mondo senza storia, in Letteratura, novembre-dicembre 1956.
- Giuseppe Iadanza, Una vetta dell'arte narrativa: La Pisana, in Nostro Tempo, 119, ottobre 1962.
- Armando Balduino, Aspetti e tendenze del Nievo Poeta, Firenze, Sansoni, 1962.
- Franco Mollia, Ippolito Nievo, Firenze, La Nuova Italia, 1968.
- Marcella Gorra, Nievo fra noi, Firenze, La Nuova Italia, 1970.
- Stanislao Nievo, Il prato in fondo al mare, Milano, Mondadori, 1974.
- Ferruccio Ulivi, Ippolito Nievo, in Letteratura italiana - I Contemporanei, volume quarto, Milano, Marzorati, 1974.
- Arnaldo Di Benedetto, Letteratura italiana Laterza, XLIX, Nievo e la letteratura campagnola, Roma-Bari, Laterza, 1975.
- Pier Vincenzo Mengaldo, L'epistolario di Nievo. Un'analisi linguistica, Bologna, Il mulino, 1987. ISBN 88-15-01432-2.
- Lucio Zinna, Come un sogno incredibile. Ipotesi sul caso Nievo, Pisa, Editore Giardini, 1980, Collana Biblioteca dell'ussero
- Giovanni Cappello, Invito alla lettura di Ippolito Nievo, Milano, Mursia, 1988.
- Iginio De Luca, Tre poeti traduttori. Monti, Nievo, Ungaretti, Firenze, Olschki, 1988.
- Maryse Jeuland-Meynaud, Premesse europeistiche nelle opere di Ippolito Nievo, in Europei allo specchio - per una cultura di pace, "Quaderni di humanitas", Morcelliana, Brescia 1989, pp. 18–42; e, in AA.VV., L'ottimismo della conchiglia. Il pensiero e l'opera di Giuditta Podestà fra comparatismo e europeismo, a cura di Giuseppe Leone, FrancoAngeli, Milano 2011, pp.138-140.
- Armando Balduino (a cura di), Storia Letteraria d'Italia, X, L'Ottocento, 3 voll., Padova-Milano, Piccin-Vallardi, 1990-1997.
- Marinella Colummi Camerino, Introduzione a Nievo, Roma-Bari, Laterza, 1991. ISBN 88-420-3763-X.
- Marcella Gorra, Ritratto di Nievo, Scandicci, La nuova Italia, 1991. ISBN 88-221-0937-6.
- Domenico De Stefano, Gli studi su Ippolito Nievo in Friuli negli ultimi trent'anni. Un capitolo fondamentale della storia della critica nieviana, Padova, CLEUP, 1996.
- Fausta Samaritani (a cura di), Ippolito Nievo, i giorni sommersi, Venezia, Marsilio, 1996. ISBN 88-317-6576-0.
- Arnaldo Di Benedetto, Ippolito Nievo e altro Ottocento, Napoli, Liguori, 1996.
- Ippolito Nievo e il Mantovano. Atti del Convegno nazionale, Venezia, Marsilio, 2001, pp. 553. ISBN 88-317-7756-4.
- Ugo M. Olivieri, L'idillio interrotto. Forma-romanzo e generi intercalari in Ippolito Nievo, Milano, FrancoAngeli, 2002. ISBN 88-464-3444-7.
- Patrizia Zambon, Il filo del racconto. Studi di letteratura in prosa dell'Otto/Novecento, Alessandria, Edizioni dell'Orso, 2004. ISBN 88-7694-739-6.
- Arnaldo Di Benedetto, Una lingua non mimetica (sulle "Confessioni d'un Italiano" d'Ippolito Nievo), in "Giornale storico della letteratura italiana", CLXXXII (2005), pp. 180–91.
- Daniela Mazzon e Rosa Torrisi, Ippolito Nievo. La biografia di un italiano, Treviso, Edizioni Anordest, 2010. ISBN 978-88-96742-29-7.
- Cecchinato Silvio, Un Padovano in fondo al mare, fascicolo diffuso in siti scolastici e universitari a cura dell'Assessore alla Cultura del Comune di Cadoneghe al fine di promuovere la lettura sia dell'opera di Ippolito NIEVO che di Stanislao Nievo, Il prato in fondo al mare, Milano, Mondadori, 1974.https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Un_Padovano_in_fondo_al_mare.pdf
Hyrje të ngjashme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrëfimet e një italiani
- Karlo Marin