Irina Shajk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Irina Shayk
Shayk (2018)
U lind në (1986-01-06) 6 janar 1986 (38 vjeç)
Kombësiagjysëm ruse, gjysëm tatare nga volga
Emrat e tjerëIrina Valeryevna Shaykhlislamova[2]
ShtetësiaRuse
Profesionimodele, aktore
Faqja në rrjetwww.irinashaykofficial.com

Irina Valeryevna Shaykhlislamova (rusisht: Ири́на Вале́рьевна Шайхлисла́мова) (e lindur më 6 janar 1986), e njohur gjerësisht si Irina Shayk dhe nganjëherë përmendet si Irina Sheik (rusisht: Ири́на Шейк),[1] është një modele dhe aktore ruse e njohur për paraqitjet e saj në revistën sportive për rroba banjo (Sports Illustrated Swimsuit Issue) në mes viteve 2007 dhe 2015. Ajo ishte modelja e kopertinës për vitin 2011.[3]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2007, Shayk zëvendësoi Ana Beatriz Barros si fytyrën e Intimissimi, dhe në të njëjtin vit debutoi në edicionin vjetor Sports Illustrated Swimsuit Issue. Ajo u shfaq në këto edicione vjetore deri në vitin 2015, duke bërë fotosesione në vende të tilla si Shën Petersburg, Napoli, Grenada dhe Kili.

Pasi ishte fytyra e Intimissimi për tre vjet, Shayk u bë ambasadorja zyrtare e markës në 2010. Fushatat e tjera të saj të modelimit përfshinin Beach Bunny Swimwear, dhe Guess për sezonin pranverë / verë 2009. Punime të tjera përfshijnë katalogun e Victoria's Secret, Lacoste, Cesare Paciotti dhe Morellato. Ajo nënshkroi me IMG Models në maj 2009. Shajk modeloi fushatën Armani Exchange pranverë / verë 2010. Ajo gjithashtu luajti në "Power" të Kanye West, drejtuar nga artisti Marco Brambilla. Ajo ishte në kopertinën e Ocean Drive dhe GQ Afrika e Jugut për numrin e gushtit. Ajo u rendit e para në listën e "50 grave më të nxehta ruse" nga revista Complex.

Aktrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shayk debutimin në aktrim e ka bërë në rolin Megara së bashku Dwayne Johnson në vitin 2014 në filmin Hercules.[4][5]

Bamirësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shayk është duke ndihmuar një spitale materniteti në vendlindjen e saj, Yemanzhelinsk. Ajo dhe motra e saj ndihmuan në rindërtimin e pavijonit të fëmijëve të spitalit lokal, dhe tani Shayk mbledh para në emër Bamirësisë Ruse, Pomogi (rusisht: Помоги), që ofron kujdes për fëmijët e sëmurë.[6] Shayk është ambasadore zyrtare e Pomogi në Rusi.[7]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shayk ka një qen të quajtur Caesare, sipas Jul Cezarit,[8] një Labrador për të cilin ajo pretendon u lindi nga një qen i cili ka luajtur rol në film Marley & Me. Shayk ka qenë në një marrëdhënie me futbollistin portugez Cristiano Ronaldo nga viti 2010 deri në vitin 2015.[9] Shayk ka dalë në takime me aktorin amerikan Bradley Cooper nga prilli 2015.[10]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Irina Sheik at the Fashion Model Directory
  2. ^ Malle, Chloe. "Hot! Supermodel Shayk's Perry Street Condo". New York Observer. Marrë më 26 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Shayk's profiles at Sports Illustrated website: 2007 Arkivuar 2 maj 2015 tek Wayback Machine 2008 Arkivuar 2 maj 2015 tek Wayback Machine 2009 Arkivuar 16 shtator 2010 tek Wayback Machine 2010 Arkivuar 3 shtator 2010 tek Wayback Machine
  4. ^ "Irina Shayk goes Hollywood in 'Hercules'". USA Today. Marrë më 19 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Timeline Photos". Facebook.com. Marrë më 21 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Cohen, Stefanie (15 gusht 2010). "Shayk, rattle and roll!". NY Post. Marrë më 10 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Irina Shayk, the good will ambassador of POMOGI". YouTube. Marrë më 19 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Fernández de Angulo, Javier (10 dhjetor 2010). "Desmontando a Irina". GQ. Marrë më 15 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Alyssa Toomey (20 janar 2015). "Cristiano Ronaldo Confirms Irina Shayk Breakup: We Believed It Would Be Best for Both of Us". E Online. Marrë më 30 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Freeth, Becky (12 maj 2015). "Giddy new couple Irina Shayk and Bradley Cooper giggle as they cuddle up in the back of a taxi following romantic London date". Daily Mail. Marrë më 16 korrik 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]