Irma Čremošnik
Irma Čremošnik (12 Janar 1916–29 Qershor 1990) ishte një mësuese, arkeologe dhe filologe sllovene, e njohur kryesisht për punën e gjerë arkeologjike mbi mbetjet e epokës romake në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Čremošnik lindi në Arad, Austro-Hungari (tani Rumani), në familjen e historianit slloven Gregor Čremošnik. Ajo u rrit në Sarajevë ku babai i saj punonte në Muzeun Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës.[1] Pas mbarimit të studimeve për filologji në Universitetin i Shenjtëve Kiril dhe Metodius të Shkupit, ajo punoi si mësuese e shkollës së mesme, më pas u bë kuratore në një muze arti në Beograd (1944–1947) dhe, më në fund mori një pozicion në Muzeun Kombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës. Paralelisht, ajo kreu kursin e doktoraturës për arkeologji në Fakultetin e Arteve në Lubjanë, duke marrë gradën e doktorit në vitin 1952. Ajo punoi në Muzeun Kombëtar derisa doli në pension në vitin 1976. [2]
Ajo udhëhoqi gërmime të shumta të vilave dhe vendbanimeve të lashta romake në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës së sotme, veçanërisht në Vishiqi afër Çapljinës dhe në Panik afër Bilećës. Ajo bëri zbulime të rëndësishme edhe nga periudha e hershme feudale e vendbanimit sllav në zonë. Veprat e saj të botuara përfshijnë Mozaici i zidno slikarstvo rimskog doba ("Mozaikët dhe pikturat murale të epokës romake", viti 1984). Përveç kësaj, ajo vlerësohet për redaktimin dhe botimin e pjesëve të trashëgimisë së babait të saj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Zečević, Alen (2022-05-22). "Sjećanje na arheologinju koja je karijeru posvetila antici". Al Jazeera (në boshnjakisht). Marrë më 2023-03-13.
- ^ "Čremošnik, Irma". Hrvatska enciklopedija (në kroatisht). Marrë më 2023-03-13.