Isa Boletini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Isa Boletini
Isa Boletini, Dutch Military Mission (1914).jpg
Vendi i lindjes Boletin, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane
Vendi i vdekjes Podgorica, Mali i Zi
Pala Lidhja e Prizrenit (1881)
Perandoria Osmane (1902-1908)
Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë (1912-1914)
Shërbimi Ushtria osmane
• kacak
Vitet e shërbimit * 1902-1908
* 1912-1916
Njësia Kreu i dyfekxhinjve të pallatit të sulltanit
Roje i Princ Vidit
Betejat/luftërat Kryengritja e vitit 1910
Kryengritja e vitit 1912
Kryengritja e Dibër-Ohrit
Çmimet Hero i Popullit Al2thp.gif

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isa ose Isë Boletini[1][2] (Boletin, 15 janar 1864Podgoricë, 23 janar 1916) ka qenë figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me nishane (grada) dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

U lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane,[3][4] i biri i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku.[5]

1881-1907[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881.[3] Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin.[6] Pas ndodhive të kazanë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902. Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej "kangjallozi i Miskovit në Mitrovicë". Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve,[4] siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë.[7] Iu dha vendimi për të filluar punimet e Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe iu akordua titulli bej.[8]

Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake në milicinë vendore.[4] U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës,[9] mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime si nga serbët duke patur gjithashtu një linjë telegrafike drejtpërdrejtë me Pallatin Jëlldëz, si kapedan vendor i sulltanit.[10]

1908-1911[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë Revolucionit Xhonturk më 1908, u bë një mbledhje e madhe e ulemave dhe parisë shqiptare njohur si Kuvendi i Ferizajt për të përkrahur rikthimin e kushtetutës, ndërsa Boletini me krerë të tjerë e shihnin këtë si shenjë pabesie ndaj sulltanit. U tërhoq nga kuvendi para se të merrej ndonjë vendim, duke kuptuar dobësinë e pozitave të tij. Thuhej se sulltani i kishte kërkuar ndihmë Boletinit që të zhbënte kuvendin e mbajtur në Ferizaj.[11] Ai ishte besnik ndaj sulltanit ndonëse më 1908 i kishte ndihmuar fillimisht xhonturqit.[12][13]

Komiteti "Bashkim e Përparim" pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t'i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët - Nexhip bej Draga me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit,[14] i dërguan një oficer të shoqëruar për t'i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t'i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t'ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj. Mytesarifi i Pejës këshilloi autoritetet qendrore osmane se veprimet ndaj Isës do të çonin drejt ndonjë rrugëzgjidhjeje, por duhej bërë një demostrim force në mbarë vilajetin për të bindur krerët e tjerë vendorë të sistemit deruhdecilik.[15]

Gjatë kundër-revolucionit të prllit 1909 Isa me krerë të tjerë i ofruan sulltanit ndihmën e tyre.[16] Më 15 maj 1909 Xhonturqit, duke vazhduar mohimin e të drejtave kombëtare shqiptare, vijuan me fushata kundër atyre që nuk paguanin taksat e reja të caktuara në Stamboll. Në Mitrovicë u caktua gjeneral i brigadës 18 Xhavid Pasha, ku zëvendësoi Shemsi Pashën e vrarë (vëllamë i Isës),[17] për të përvijuar një vazhdë operacionesh ndaj malësorëve shqiptarë për dorëzimin e armëve dhe në veçanti për ta kapur.[18] Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.[19][20] Pas revoltave të herëpashershme në Vilajetin e Kosovës, prillin e 1910 qeveria xhonturke vendosi krijimin e një korpusi ushtarak të posaçëm për "shtrimin" e Shqipërisë, në krye të të cilit u vu gjenerali Turgut Pasha. Në bashkëpunim me Idriz Seferin dhe krerët shqiptarë, Isa i priu betejave të rënda në grykën e Kaçanikut, Zagovac, Çernalevë, Kabash e Virnaglava.[21] Në Çernalevë kryengritësit e mbajtën ushtrinë osmane për dy ditë.[3]

Ikanakët kosovarë gjetën strehim në Mal të Zi që herët me ndodhitë e 1909, ku Knjaz Nikolla shpresonte t'i kishte ata si ndihmë më pas gjatë zgjerimit në trojet shqiptare. Isa me të vetët ishin atje,[22] u takua me krerë shqiptarë, merrte ndihma dhe armatim nga Mali i Zi[23] duke e përdorur kështu si bazë.[24][25] Fillimisht Mali i Zi e shpërfilli praninë e tij, por pas kërkesave të ambasadorit osmane e eskortoi larg kufirit.[24]

Kryengritja e 1912 dhe Autonomia e Shqipërisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në pragun e revoltës, qeveria serbe punoi me disa banda kaçake shqiptarësh që të ishin të gatshme të vendosnin në vështirësi osmanët dhe me atë qëllim iu vardisën edhe Boletinit përmes organizatës terroriste Dora e Zezë.[26] Më 23 prill 1912 njerëzit e Hasan Prishtinës çuan krye në Malësinë e Gjakovës dhe u përhapën më tej.[27] Më 20 maj së bashku me krerë të tjerë, Boletini mori pjesë në kuvendin e Junikut ku u dha besa dhe u nënshkrua një shpallje,[28] për t'i shpallur luftë qeverisë xhonturke përmes kryengritjes së armatosur në Vilajetin e Kosovës.[27][29][30] Shqiptarët e Sanxhakut të Prishtinës të kryesuar nga Isë Boletini, Xhemal beg Prishtina dhe Beqir agë Vulçiterna i thyen turqit në Llap e Gollak dhe më pas zunë Prishtinën me pëlqimin e banorëve, përkundrejt komandantit vendor.[31] Krerët mësynë Shkupin, të cilin e zunë më 12-15 gusht të 1912,[32][33] së bashku me Riza Begin mendonte që të shkonte në Selanik për të liruar sulltanin dhe nuk ishte për autonomi - sipas Hasan Prishtinës.[34] Më 18 gusht Prishtina arriti t'i bindte krerët luajalistë që të binin në ujdi me autoritetet osmane për të drejtat sociopolitike e kulturore shqiptare.[35][36] Boletini u paqtua dhe u kthye për në shtëpinë e vet pas premtimeve për autonomi vilajeteve shqiptare.[37]

Në gusht, kolonel Dragutin Dimitrijević "Apis" i Dorës së Zezë, i dërgoi një letër Isës që me pasuesit e tij t'i ndihte serbët në luftë kundër osmanëve.[38]

Luftërat Ballkanike dhe Pavarësia Shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane u mbështet nga vullnetarët dhe trupat e çrregullta shqiptare; autoritetet osmane furnizuan Isën me 65,000 armë[39] për trimat e tij për të mbrojtur trojet shqiptare brenda Perandorisë Osmane, gjë që i zhgënjeu serbët.[40] Në shtypin serb raportohej se gjatë dorëzimit të kryengritësve shqiptarë në Lumë, Isa Boletini me trimat e tij u arratisën.[41] Nga Dibra njoftoi për pjesëmarrjen në Kuvendin e Vlorës.[42] Nga 8 deri më 11 të vjeshtës së tretë bujti te Hasan bej Biçakçiu në Elbasan së bashku me Mehmet pashë Dërrallën dhe Ajdin bej Dragën, u nisën të nesërmen me Mid'hat bej Frashërin pasi pritën përfaqësuesit e Dibrës me Myfti Vehbiun.[2] Më 29 të vjeshtës së tretë, Isa mbërriti në Asamblenë e Vlorës si përfaqësues i Mitrovicës.[43] Nën drejtimin e Mehmet Pashës, së bashku me Riza Beun kishte detyrë të organizonte milicinë kombëtare.[44]

Më 1 prill 1913 së bashku me Ismail Qemalin, të birin Qamilin, Mark Kakarriqin dhe Gurakuqin i hipën jahtit të Dukës së Montpensier-it dhe zbritën në Brindisi.[45] Pas bashkimit të Esad pashë Toptanit me qeverinë e Vlorës, shihej me armiqësi nga qeveria aty, sipas Fejzi bej Alizotit ishte vendosur mes Isës, Salih Gjukës dhe Gurakuqit që ta vrisnin pashain porsa të shëtiste mbi urën e skelës dhe ta hidhnin në det. Pasi ia kishin komunikuar Ismail Beut, kishte thënë se po të veprohej me vrasjet e njëri-tjetrit që në formim të shtetit shqiptar, do të merrte valixhet e do të ikte.[46]

Më 23 shtator shqiptarët e Dibrës u hodhën në revoltë kundër serbëve. Gjashtë mijë forca të udhëhequra nga Isa kaluan kufirin dhe, pas një beteje, morën Dibrën, ku vranë disa oficerë dhe i dëbuan të tjerët nga qyteti. Ushtarët që shpëtuan ia mbathën nga ana tjetër e lumit Radikë, më pas serbët nuk vonuan dhe u hakmorën me mizori të skajshme, sidomos në krahinën e Lumës.[47] Pas pak muajsh ai u largua nga Vlora sa qe pa dhënë dorëheqjen Ismail Qemali, mori një shtëpi me qira në Shkodër.[48]

Familja[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 1875 i vdes i ati dhe zot shtëpia bëhet i vëllai i madh, Ahmeti. Më 1894 i vëllai vritet dhe gjakun e merr vëllai tjetër Halili duke vrarë serbin Jovan e Zernosekut.[5]

Gjatë kohës së tij në Stamboll, katër nga fëmijët dhe nipat e tij u regjistruan në Aşiret Mektebi (shkolla e fiseve), Tafil Boletini vijoi duke ndjekur shkollën Harbiye (Akademinë Ushtarake).[49]

Trashëgimia[redakto | redakto tekstin burimor]

Për Isa Boletinin shkroi Aubrey Herbert "A meeting with Isa Boletini" (Një takim me Isa Boletinin) më 1912, monografia e Skënder Luarasit botuar më 1972 dhe e Fatmire Musës më 1987. Ndër botimet enciklopedike shquhet zëri i tij në Fjalorin Historik të Robert Elsie botuar në gjuhën shqipe më 2011 si dhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 dhe 2011, zëri “Isa Boletini” në Enciklopedin e Jugosllavisë botuar më 1982.[50]

Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.[51]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. f. 55–56.  9789995639761. 
  2. ^ a b Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. f. 60, 73, 79–80.  978-99956-10-04-3. 
  3. ^ a b c Elsie 2012, p. 46.
  4. ^ a b c Gawrych 2006, p. 134.
  5. ^ a b Imeraj, Shkodran (9 tetor 2012). "Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit". gjuhashqipe.com. 
  6. ^ Hrašovec, Ivana M. (18 June 2015). "Od mita do provokacije". Vreme (1276). 
  7. ^ Gawrych 2006, pp. 139, 205, 208.
  8. ^ Avdyli, Ramiz (4 janar 2015). "Isa Boletini në dosjen e Portës së Lartë". telegrafi.com. 
  9. ^ "Једна ретка књига: Успомене са пута у манастир Девич". Дело. Belgrade. 41: 241. 1906. 
  10. ^ Gawrych 2006, pp. 134, 208.
  11. ^ Hanioğlu, M. Șükrü (2001). Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908. Oxford University Press. f. 476.  9780199771110. 
  12. ^ Gawrych 2006, pp. 152, 208.
  13. ^ Elsie 2010, p. 49.
  14. ^ Gawrych 2006, pp. 161–162.
  15. ^ Gawrych 2006, p. 163.
  16. ^ Gawrych 2006, p. 168.
  17. ^ Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike (gjerm. Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze. II. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". f. 160–161, 172.  978-99943-56-89-8. 
  18. ^ Gawrych 2006, pp. 173–174.
  19. ^ Pearson 2004, p. 6.
  20. ^ Skendi 1967, pp. 393, 435.
  21. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. f. 242–243.  99927-780-6-7. 
  22. ^ Vlora 2003, p. 250.
  23. ^ Gawrych 2006, p. 177.
  24. ^ a b Treadway 1998, p. 73.
  25. ^ Skendi 1967, p. 408.
  26. ^ Skendi 1967, p. 445.
  27. ^ a b Pearson 2004, p. 24.
  28. ^ Vlora, Syrja bej (2013) [1921-1925]. Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës. Përkthyer nga Ali Asllani. Tiranë: Iceberg. f. 223–225.  978-9928-4140-4-5. 
  29. ^ Skendi 1967, p. 428.
  30. ^ Gawrych 2006, p. 192.
  31. ^ Prishtina, Hasan (2009) [1921]. Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912. Prishtinë: rrokullia.com. f. 28.  9789951519021. 
  32. ^ Pearson 2004, p. 24.
  33. ^ Skendi 2006, p. 436.
  34. ^ Prishtina 2009, pp. 33-34.
  35. ^ Skendi 1967, p. 437.
  36. ^ Gawrych 2006, p. 195.
  37. ^ Treadway 1998, p. 108.
  38. ^ MacKenzie, David (1989). Apis, the Congenial Conspirator: The Life of Colonel Dragutin T. Dimitrijević. f. 87.  9780880331623. 
  39. ^ Hall 2002, pp. 46-47.
  40. ^ Gawrych 2006, pp. 197, 202, 208.
  41. ^ "Разоружање Љуме", Правда (318), f. 2, 17 November 1912 
  42. ^ Ikonomi 2012, p. 183.
  43. ^ Nosi 2007, p. 158.
  44. ^ Ikonomi 2012, p. 279.
  45. ^ Ikonomi 2012, p. 242.
  46. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. f. 186.  978-9928-190-91-8. 
  47. ^ Ikonomi 2016, pp. 197-198.
  48. ^ Ikonomi 2016, pp. 238, 297.
  49. ^ Clayer, Nathalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe. Karthala. f. 87.  9782845868168. 
  50. ^ Nushi, Pajazit (13 prill 2015). "Isa Boletini dhe kontekstualizimi i veprimtarisë së tij në shkrimet bashkëkohore". botasot.info. 
  51. ^ Jeta dhe vdekja e Isa Boletinit :: Shpirti i Shqiptarit :: Shqiptare te bashkuar per nje Shqiperi te bashkuar !

Literatura[redakto | redakto tekstin burimor]