Ish-Këneta e Maliqit
Këneta e Maliqit ndodhej në pjesën qendrore të fushës së Korçës, në sektorin verior të saj, pranë qytetit të Maliqit. Ajo ishte një nga kënetat më të mëdha të Shqipërisë, e formuar nga prurjet e lumit Devoll dhe ujërat nëntokësore të zonës.
Këneta, e cila kishte dominuar peizazhin e fushës së Korçës për rreth 10.000 vjet, u tha në vitet 1940 si pjesë e një projekti të realizuar me punë të detyruar nga të burgosurit.[1]
Për dekada me radhë, kënetës i atribuohej ndikim negativ mbi shëndetin publik, për shkak të përhapjes së malaries, dhe mbi zhvillimin bujqësor, për shkak të tokave të pambërritshme për kultivim.
Punimet për tharjen e kënetës nisën pas Luftës së Dytë Botërore, më 1946, me një projekt të gjerë inxhinierik që u shoqërua edhe me procese politike, si gjyqi i inxhinierëve të Maliqit. Bonifikimi i plotë u realizua në vitet 1960, duke sjellë fitimin e rreth 5600 hektarëve tokë të re bujqësore dhe kullimin e afërsisht 7920 hektarëve të tjera.[2]
Territori i bonifikuar u shfrytëzua kryesisht për bujqësi intensive, duke e kthyer zonën e Maliqit në një nga qendrat kryesore bujqësore të Shqipërisë. Megjithatë, tharja e kënetës solli pasoja mjedisore afatgjata, përfshirë çedimin e shtresave të torfës dhe humbjen e pjerrësisë natyrore të lumit Devoll, çka ka shkaktuar ri-shfaqjen e pjesshme të kënetës.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Memories of the Maliq Wetlands | The Convention on Wetlands, The Convention on Wetlands". www.ramsar.org (në anglisht). Marrë më 2025-09-03.
- ↑ https://www.researchgate.net/publication/356216899_Hidrogjeologjia_dhe_hidrokimia_e_pellgut_artezian_ndermalor_te_Korces_Hydrogeology_and_hydrochemistry_of_intermountain_artesian_basin_of_Korca-in_Albanian