Islami në Shqipëri

Islami në Shqipëri është feja më e përhapur në vend, ku sipas censusit të vitit 2023, rreth 50% e popullsisë së Shqipërisë u deklaruan myslimanë. [1] Shumica e myslimanëve të Shqipërisë janë synitë, ndërsa ekziston edhe një pakicë bektashiane.
Gjatë sundimit osman në Shqipëri pas vitit 1389, shumica e shqiptarëve u konvertuan në myslimanë. Megjithatë, dekadat e ateizmit shtetëror, i cili përfundoi në vitin 1991 sjelli një rënie të praktikimit të të gjitha feve. Sot, praktika e fesë (përfshirë myslimanët) është përgjithësisht e ulët dhe kur pyeten për fenë, njerëzit zakonisht i referohen trashëgimisë fetare të familjes së tyre dhe jo zgjedhjes së tyre personale të besimit.[2][3][4][5]
Sipas regjistrimeve të popullsisë, që nga viti viti 1942 deri në 2023, identifikimi me Islamin në Shqipëri ka pësuar rënie. Myslimanët (kryesisht sunitë) janë ulur nga 54.2% në 45.86%, ndërsa Bektashinjtë kanë rënë nga 14.7% në 4.81%. Besimet e tjera tradicionale (ortodokse dhe katolike) gjithashtu kanë pësuar rënie dhe ky ndryshim ka ardhur si pasojë e rritjes së ateistëve dhe besimtarët pa përkatësi fetare, që kanë kontribuar në ndryshimin e përbërjes fetare të popullsisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha paraosmane dhe osmane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë shekujve 9 dhe 10 filloi përhapja e Islamit në trojet shqipetare dhe ballkanike ne përgjithesi kjo përhapje ishte nepermjet tregetarëve mysliman arab te cilet madje edhe ndërtuan xhami të vogla ose mesxhide me pas Islami u përhap me ardhjen e myslimaneve qe sherbenin si mercenar të mbretërve anzhuin dhe norman në ketë kohë pati edhe sdhe mysliman te njohur qe e vizituan Shqipërine si gjeografi i njohur mysliman Idrisi etj me pas në shekullin e 13 e të 14 nepermjet disa thirresve predikuesve te Islamit por megjithatë myslimanët vazhdonin te ishin minoritët fetar. Ndersa sundimit Osmane të Shqipërisë (1385 deri me 1912), shumica e shqiptarëve konvertua në Islam. Fillimisht osmanët u ftuan nga vetë princerit shqiptar si Karl Topia i cilli kërkoi ndihmen e tij për ta marrëserisht Durrësin nga rivali i tij Balsha II me pas osmanët arriten një fitore te madhe në Betejën e Kosovës me 1389 kunder Aleances Ballkanike me pas osmanët vazhduan zgjerimin e tyre por u ndalen me humbjen në Betejën e Ankarasë me 1402 por u riforcuan me ribashkimin e Perandorise me 1913 me pas Perandoria Osmane u përball me kryengritjet e princerve të Shqiperise si Gjon Kastrioti dhe Gjergj Arianiti ndërkohe qe pati edhe princer qe e pranuan Islamin si per shembull Jakup Shpata, pasardhës i Gjin Bua Shpatës. Ndërkohe nga viti 1443 e deri me 1480 Perandoria Osmane u përball me rezistencën e Skënderbeut dhe Lekë Dukagjinit me pas vazhdoi sundimi Osman. Në ketë kohë te Shqiptarët u rrit pranimi i fesë Islame sidomos neper qytete. Perandoria Osmane nuk detyronte njerezit me dhune te pranonin islamin por është shembull i tolerancës. Gjatë kësaj kohë pati edhe zhvillim të Arkitektures Orientale si ndertimi nepër qytete i hanëve, hamame, rrugëve me kalldrëm e tjerë. Ndërkohë ne ndërtimin e xhamive shumicën i ndërtuan vetë shqiptarët mysliman madje u shfaq stili i xhamive qe i perngjanin kullave shqipetare me qati te e jo me kupole kemi. Për shembull Xhamine e Ethem Beut gjithashtu nën sundimin Osman. Shqipetarët kishin shume privilegje ata ishin kryeminstra, vezir, pashallare e vali apo qeveritar në shtetin Osman. Madje rektori i parë i universitetit te Stambollit ishte një shqiptar Hasan Tahsini. Ndërkohe në periudhen Osmane në Shqiperi u përhapen mejtepet dhe medresete, shkolla islame ku nuk mësohej vetëm feja por edhe shkencat ekzakte e shumë lloje te tjera te diturive. Në shekullin e 18 shqiptarët kaluan masivisht ne Islam dhe vazhduan te jetonin paqesisht me popujt e tjere në Perandorinë Osmane.

Gjatë kesaj kohe filloi edhe Rilindja Kombëtare Shqipetare 1845 deri me 1912 por prej gjysmes së dytë te shekullit 19 filluan trazirat në Ballkan. Kjo u ndikua edhe nga reformat e Tanzimatit por megjithatë trazirat vazhduan. Kështu qe u formua shteti i pavarur grek, serb, bullgar dhe ai rumun ndërkohe qe perandoria Austro-Hungareze pushtoi Bosnjen kështu në vitin 1878. Shqiptarët ishin i vetmi popull Ballkanik nën udheheqjen Osmane dhe në bazë të ketyre rrethanave me 10 qershor 1878 u mbaj kuvendi i Lidhjes se Prizrenit i cili u mbajt në Xhamine Bajraklie të Prizrenit. Në Lidhjen e Prizerenit morren pjesë shumë figura fetare Islame. Qëndrimet fillestare të lidhjes, në krye të komitetit qendror të së cilës ishte Iljaz pashë Çoku, u parashtruan në Kararname. Në këtë dokument prijësit shqiptarë theksonin synimin e tyre që të ruanin dhe mbanin integritetin e territoreve të Perandorisë Osmane në Ballkan në mbështetje të Portës. Megjithatë qëndrimet dhe projekti i Lidhjes përvijoi ndryshe duke përshfaqur rrymat e brendshme. Me pas me 1899 u mbajt Lidhja e Pejës ndersa me 1908 deri me 1912 kryengritjet qe quan ne shkeputjen e Shqipërisë nga sundimi 500 vjeqar Osman sëbashku. Me këto kryengritje u mbajt edhe kongresi i Manastirit ku u vendos qe alfabeti i gjuhes shqipe te ishte me shkronja latine e jo me shkronja Arabe (Elifbaja shqip).[6]
Pavarësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria fitoi pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në vitin 1912. Mbas vitit 1912 myslimanët në trojet shqiptare do ta kishin të veshtire ndarjen nga sundimi Osman. Pas parimet Rilindjes Kombëtare dhe mungesa e përgjithshme e bindjeve fetare. Gjatë shekullit të 20-të regjimet demokratik, monarkik dhe (më vonë) regjimi komuniste kanë ndjekur kombin dhe kulturën kombëtare. Për shkak të kësaj politike, si të gjitha besimet e tjera në vend, Islami ka pësuar ndryshime radikale.
Situata aktuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përbërja e saktë e traditave fetare në Shqipëri është varion në bazë të studimit. Sipas Censit të 2023, të kryer nga INSTAT, 1,101,718 (45.86%) e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 201,530 (8.38%) katolikë, 173,645 (7.22%) ortodoksë, 115,644 (4.81%) bektashinj, 9,658 (0.4%) ungjillorë, 3,670 (0.15%) besimtarë që i perkasin besimeve të tjera, 332,155 (13.82%) Besimtarë pa përkatësi fetare, 85,311 (3.55%) ateistë dhe 378,782 (15.76%) të padeklaruar.[1]
Një sondazh i dhjetorit 2024 nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) zbuloi se 41.5% e shqiptarëve besojnë në Zot pa ndjekur një fe specifike (33.8%) ose identifikohen si ateistë ose agnostikë (7.2%). Myslimanët sunitë përbëjnë 36.0% të popullsisë, ndërsa 17.2% janë të krishterë (7.9% katolikë, 8.0% ortodoksë dhe 1.3% protestantë ose denominacione të tjera të krishtera). Për më tepër, 5.7% ndjekin bektashizmin 5.2% ose tarikate të tjera shiite 0.5%. [7]
Sipas sondazhit të vitit 2024 nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) [7] në lidhje me Ramazanin:
- 16.4% agjërojnë rregullisht gjatë Ramazanit
- 21.1% agjërojnë herë pas here gjatë Ramazanit
- 62.1% nuk agjërojnë gjatë Ramazanit
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Në xhaminë e Et'hem Beut
-
Xhamia e Plumbit në Berat (1553)
-
Xhamia e Muradies në Vlorë (1542)
-
Xhamia e Kubelies në Kavajë (1735/2002)
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Islami në Shqipëri (1800–1912)
- Islami në Shqipëri (1913–1944)
- Islami në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë
- Feja në trevat shqiptare
- Letërsia shqipe me alfabet arab
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Të dhënat e Censit 2023" (PDF). 28 Qershor 2024. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 28 Qershor 2024. Marrë më 28 Qershor 2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
,|date=
, dhe|archive-date=
(Ndihmë!) - ^ "Revelations from the Russian Archives: ANTI-RELIGIOUS CAMPAIGNS". Library of Congress. US Government. Marrë më 2 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kowalewski, David (tetor 1980). "Protest for Religious Rights in the USSR: Characteristics and Consequences". Russian Review. 39 (4): 426–441. doi:10.2307/128810. JSTOR 128810.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ramet, Sabrina Petra., red. (1993). Religious Policy in the Soviet Union. Cambridge University Press. fq. 4. ISBN 9780521416436.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Anderson, John (1994). Religion, State and Politics in the Soviet Union and Successor States. Cambridge, England: Cambridge University Press. fq. 3. ISBN 0-521-46784-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John Hutchinson, Anthony D. Smith, "Nationalism: Critical Concepts in Political Science"
- ^ a b "Studim Statistikor mbi Besimin Fetar në Shqipëri". Zyra e Fondacionit në Shqipëri. 2025-01-07. Marrë më 2025-03-18.