"Uratë për bekimin e kësaj kështjelle
E bekoftë Perëndia këtë kështjellë të Islamit buzë detit
Dhe ta mbajë nën pushtetin mysliman deri në Gjyqin e Ditës së Mbrame
Këto shtylla të larta me taben sikur trupi me shpirtin
Janë vepër e fuqisë së Zotit dhe të bamirësisë së tij
O i pafuqishëm, lutu për këtë Kala të Islamit
Të cilës në emër të vërtetësisë ia thashë këtë kronogram
“Çeli gonxhja e trëndafilit”
Viti 1130 hixhërinj"
Islami është feja më e ndjekur në Ulqini, qytet në Mal të Zi. Sipas censusit të popullsisë së vitit 2011, në Komunën e Ulqinit jetonin 14,308 myslimanë (ose 72% e popullsisë), ndërsa vetëm në qytetin e Ulqinit jetonin 7,297 myslimanë (ose 68% e popullsisë).[1]
Pasi Ulqini u bë pjesë e Perandorisë Osmane në korrik të vitit 1571, popullsia e krishterë pothuajse tërësisht mungonte në Ulqin. Një pjesë u largua nga qyteti, ndërsa pjesa tjetër e banorëve përqafoi fenë islame. Në vitin 1614 Ulqini kishte treqind shtëpi, e në vitin 1646 trajtohet si një vendbanim plotësisht mysliman. Kalaja e Ulqinit ishte e pajisur plotësisht nga osmanët në fund të shekullit të XVI. Në të ishin të vendosur shtëpitë e dizdarëve dhe ushtarëve, përfaqësuesve të sundimit dhe gjygjësorit, pjesërisht dhe shtëpitë e qytetarëve. Kalaja kishte edhe një xhami, hambarë, cisterna për ujë, depon për armë dhe municione, dhe objekte të tjera.[2][3]
Pasi Ulqini u bë pjesë e Principatës së Malit të Zi në vitin 1880, në krye të Myftinisë së Mali të Zi u vendos Haxhi Salih efendi Huli nga Ulqini.[4] Në këtë kohë në Ulqin gjendej dhe zyra e kadiut,[5] si dhe tre mejtepe (dy për djem, një për vajza).[6]
Sahat Kulla e Ulqinit u ndërtua në vititn 1754. Në Ulqinin osman ekzistonin 11 tyrbe, ku vetëm katër janë ruajtur. Ndër më të njohurat janë Tyrbja e Fanëve dhe Tyrbja e Murat Dedesë.[10]