Ismail Ndroqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Myderriz Ismail Efendi Ndroqi

Ismail efendi Ndroqi (Tiranë, 1876 - 5 mars 1944) ka qenë myderriz, hoxhë, kadi, myfti, dhe kryetar i bashkisë Tiranë.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në vitin 1876, në Tiranë. Është djali i Ali efendi Ndroqit, është vëllau i Myderriz Ibrahim Ndroqit, babë e bir, të ndjekur në kohën e xhonturqve. Ismaili mësimet fillestare i ndoqi në Tiranë, si edhe "Ruzhdien", ndërsa studimet e larta në Stamboll. Në Stamboll shkoi për të studiue teologjinë në vitin 1893, kur ishte në moshën 17 vjeçare dhe aty qëndroi deri sa diplomoi, me 1908.

Gjatë studimeve në Stamboll, Ismaili përveç vëmendjes në studimet fetare, ishte edhe një veprimtar në Lëvizjen Kombëtare. Në kryeqytetin e Perandorisë shoqërohej me atdhetarët më të mirë të Shqipnisë, si Ismail Qemali, vëllezërit Frashëri etj. U kthye në Tiranë me 1908.

U burgos gjatë viteve 1914 - 1915 me Hafiz Ali Korçën e shumë atdhetarë të tjerë, nga forcat e Haxhi Qamilit. U burgosë në Shijak, nga Shijaku në Tiranë, nga Tirana sërish në Shijak nga Shijaku në Peqin, Elbasan dhe kur u lirue-ishte dërmue…! Pas burgjeve, Ismail Efendi Ndroqi mori fuqi dhe e vazhdoi edhe më me vrull veprimtarinë e tij…Si fryt i kësaj veprimtarije, populli i Tiranës e vue në krye… Në vitin 1917, Ismail Efendi Ndroqi u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku shërbeu me ndershmëri deri më 1922. Ka qenë një nga nismëtarët kryesor në organizimin e Kongresit të Lushnjës, 1920, ku iu vunë themelet e Shqipnisë… Përgatitjet për këtë Kongres Kombëtar, ku iu vuen themelet e Shtetit Shqiptar, filluen me 1919. Mbledhja e parë u bë në shtëpinë e tij, ku merrnin pjesë, ndër të tjerë, edhe këta atdhetarë: Abdi Toptani, Myhtesim Këlliqi, Osman Myderrizi, Eshref Frashëri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega etj.

Kongresi Kombëtar i Lushnjës, në rrethana të turbullta në gjithë Shqipninë, zhvilloi punimet me 27-31 janar 1920, ku një nga vendimet ishte edhe shpallja e Tiranës kryeqytet i Shqipnisë… Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, kryetar'i Bashkisë së Tiranës, që nga viti 1917, ai që priti, me shumë luftëtarë të tjerë, priti në Qafë-Kashar, Qeverinë e Lushnjës… Ishte hoxha, Ismail Efendi Ndroqi, ai që hyri në Tiranë, duke i pri Qeverisë së Lushnjës, përmes ushtarëve italianë me mirtalozë në duar, që përpiqeshin hyrjen e tyre për ta penguar… Me 11 shkurt 1920, Qeveria Kombëtare u vendos, e filloi punën në Tiranë… Që nga ajo ditë, edhe pse kanë ka kalue afër 100 vjet, Tirana mbeti kryeqytet… Në Tiranë, në kryeqytetin e ri të Shqipnisë, Ismail Efendi Ndroqi shërbeu me nder si Kryetar i Bashkisë deri në vitin 1922. Gazeta "Shqipëria e re", me 28 qershor 1921, e Konstancës së Rumanisë, për Ismail Efendi Ndroqin, ndër të tjera shkruen: "Njeri i ndershëm, atdhetar i mirë dhe i vërtetë, i çveshur prej rrobës së fanatizmit. Ishte përbetue ta vejë peng jetën për hirë të kombit." Hafiz Ali Korça, bashkëpuntorë e bashkëvuajtës nëpër burgje, mikun e tij e përshkruen kështu: "Merhumi (i ndjeri Ismail Efendiu) ka qenë shumë buzqeshur, si kur ka qenë Kadi, e Myfti ashtu edhe Kryetar i Bashkis. Para popullit asht sjellë aq mirë sa as kush prej tij nuk ankohet. Ky jasht ligjit s'ka dalë kurrë. Nuk e di se vallë a do ta zërë kushë vendin e tij! Nuk besohet…rahmet past. ("Kultura Islame", Nr.7-8, mars-prill, 1944, Tiranë).

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Valter Gjoni. "42 kryetarët e Tiranës. Album fotografik dhe biografik", Tiranë, Shkurt 2016.