Itziar Ituño

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Itziar Ituño
220px

Itziar Ituño Martínez (lindur më 18 qershor 1974) është një aktore spanjolle. Ajo është më e njohur për rolin e saj si Inspektorja Raquel Murillo në serialin televiziv spanjoll La casa de papel (Money Heist).

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ituño lindi në Basauri, më 18 qershor 1974. Ajo studioi aktrim në Shkollën Teatrore Basauri, dhe gjithashtu u diplomua në sociologji urbano-industriale dhe politike nga Universiteti i Vendit Bask.[1]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paraqitja e parë e Ituño ishte në filmin Bask, Agur Olentzero, agur (Mirupafshim Olentzero, Mirupafshim) i cili u publikua në 1997.[2]

Në vitin 2001 ajo mori një rol në telenovelën Goenkale. Në këtë serial televiziv, ajo luajti Nekane Beitia, një police lezbike nga fshati imagjinar i Arralde. Ajo luajti rolin deri në vitin 2015, kur shfaqja u anulua. Ky rol e rriti shikueshmërinë e saj në Vendin Bask.[3][4]

Ajo vazhdoi të punojë si aktore, duke interpretuar në filmat Loreak (paraqitje spanjolle për Academy Awards) dhe Igelak, të publikuara përkatësisht më 2015 dhe 2016.[5][6] Në vitin 2017, ajo luajti në serialin televiziv La casa de papel (transmetuar në Antena 3 dhe më pas e fituar nga Netflix) në rolin e Raquel Murillo, një negociatore e policisë.[7][8]

Përveç roleve të saj në film, televizion dhe teatër, ajo është gjithashtu një këngëtare në tri grupe: Dangiliske,[9] EZ3, dhe INGOT.   [ citimi i nevojshëm ] Më 26 Shtator 2017, ajo ishte prezantuese e Basque Film Gala dhe EITB Gala për edicionin e 65-të të San Sebastian International Film Festival.[10]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 19 mars 2020, Ituño testoi pozitive për COVID-19, mes pandemisë në Spanjë.[11]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Televizion[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  • Agur Olentzero, agur (1997), TV movie.
  • Ander eta konpainia (2000), ETB 1.
  • Teilatupean (2000–2001), ETB 1.
  • Platos sucios (2002), ETB 2.
  • Kilker Dema (2002), ETB 1.
  • Goenkale (2001–2015), ETB 1, Nekane Beitia.
  • Cuéntame cómo pasó (2016), TVE, Koro Zabaleta.
  • Pulsaciones (2017), Antena 3.
  • La casa de papel (2017–), Antena 3 then Netflix, Raquel Murillo.

Film[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  • Agujeros en el cielo (2001).
  • El final de la noche (2003).
  • Arkadia (2005).
  • El cazador de dragones (2010).
  • Izarren Argia (2010).
  • Loreak (2014).
  • Lasa y Zabala (2014).
  • El Buen Mal (2014).
  • Un otoño sin Berlin (2015).
  • Igelak (2016).
  • Errementari (2017)[12].
  • For the Good Times (2017).
  • Tarde para el recreo (2017).
  • Basque Selfie (2018)
  • El silencio de la ciudad blanca (2019)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://elpais.com/cultura/2019/08/12/actualidad/1565618435_962313.html
  2. ^ Adictosalcine.com. "Reparto de la película Agur, olentzero, agur - Actores de Agur, olentzero, agur, Actrices de Agur, olentzero, agur - Adictosalcine.com". www.adictosalcine.com. Marrë më 2018-04-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Vasca, EiTB Radio Televisión Pública. "Nekane Beitia". www.eitb.eus (në baskisht). Marrë më 2018-04-09.
  4. ^ "'Goenkale', la mítica serie de ETB1, finaliza tras 21 años de emisión". FormulaTV (në spanjisht). Marrë më 2018-04-09.
  5. ^ "Itziar Ituño – Loinaz Representación". www.loinazactores.com. Marrë më 2018-04-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Itziar Ituño: "La candidatura a los Oscar parecía algo imposible"". Ultima Hora (në spanjisht). 27 maj 2016. Marrë më 2018-04-09.
  7. ^ "Netflix have added the second season of the most addictive show in years | JOE.co.uk". JOE.co.uk (në anglisht). Marrë më 2018-04-09.
  8. ^ "Money Heist trailer teases bank robbery's explosive end". Looper.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-04-09.
  9. ^ "Itziar Ituño, entre comisaria en 'La casa de papel' y activista del mundo proetarra". El Español (në spanjisht). Marrë më 2018-04-09.
  10. ^ "San Sebastian Film Festival". www.sansebastianfestival.com. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2018. Marrë më 2018-04-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ https://www.ultimahora.es/noticias/cultura/2020/03/19/1150067/coronavirus-itziar-ituno-actriz-casa-papel-positivo.html
  12. ^ http://www.eitb.eus/es/radio/detalle/5413006/invitacion-ver-pelicula-errementari-mano-programa-faktoria/

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]