Jamata no Oroçi

Jamata no Oroçi ose shkurt Oroçi është një dragua japonezë me 8 koka dhe 8 bishta.[1][2]
Legjenda është regjistruar në dy tekste të lashta për mitologjinë dhe historinë japoneze. Koxhiki e përshkruan dragoin me emrin 八岐遠呂智 dhe Nihon Shoki shkruan 八岐大蛇. Të dy versione të mitologjisë Oroçi, Susanoo dëbohet nga Qielli pasi mashtroi motrën e saj Amaterasu. Pas dëbimit, Susanoo ballafaqohet me dy "Zotëra të Tokës" (國神, kunitsukami) afër lumit Hi në Provincën Izumo. Ata po qajnë, sepse u detyruan ti japin Oroçit një nga vajzat e tyre çdo vit për shtatë vjet, dhe tani ata duhet të sakrifikojnë të tetën, Kushinadahimen.
Shpata legjendare Kusanagi-no-Tsurugi, e cila erdhi nga bishti i Jamata no Oroçi, së bashku me pasqyrën Jata no Kagami dhe xhevahirin ose orbin Jasakani no Magatama, janë tre thesaret e shenjta të Japonisë.
Në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Oroçi shfaqet në filmin japonezë të vitit 1959, Tre Thesaret.
- Te Yu-Gi-Oh! Trading Card Game nga Kazuki Takahashi. Oroçi shfaqet si monster card me emrin Jamata Dragon.
- Personazhi fiktiv te Naruto dhe Naruto Shippuuden, Orochimaru ka një teknikë Jamata no Xhutsu (Teknika e Gjarpërit me Tetë Koka), ku ai transformohet në gjarpër të bardhë me tetë koka.
- Oroçi është "Final Boss" në lojën Nioh nga Team Ninja.
- Shoguni i Vendit Vano Koruzomi Oroçi nga One Piece ka ngrënë fruta të gjarpërit, modeli Jamata no Oroçi.