Jani Berati me spinaq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përbërësit:

1kg gjoks viçi, 1kg spinaq, 2 kokë qepë, 4 qepë të njoma, 1 lugë miell, 1 lugë erëza të përziera, 1lugë piper i kuq, kripë dhe piper i zi.

Mishin e presim në kube sikur për gullash dhe e ziejmë në tenxhere me ujë, të mbuluar në kapak. E grijmë qepën dhe e skuqim në vaj, pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë spinaqin e prerë në copë të imëta dhe qepën e njomë të grirë. Hedhim kripë, një lugë erëza të përziera, piper të zi, piper të kuq dhe një lugë miell. Në tigan e shtojmë mishin e zier, bashkë me ujin. E lëmë të ziejë edhe një kohë të shkurtër. Janinë e Beratit me spinaq e nxjerrum nga tigani dhe e vëmë në enë të thellë. Serviret në teperaturë prej 16 deri në 18 gradë.