Jump to content

JavaScript

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
JavaScript
Paradigmamulti-paradigm
E projektuar ngaBrendan Eich
ZhvilluesiNetscape Communications Corporation, Mozilla Foundation
Doli më1995
Emetimi i funditECMAScript 2020 / Korrik 2020
Lëshimi fundit jo i qëndrueshëmECMAScript 2021
Tipi i disciplinësdynamic, weak, duck
ImplementimiV8, JavaScriptCore, SpiderMonkey, Chakra
DialektiJScript
Ndikuar ngaScheme, Self, Perl, Python, Java
Ndikoi nëTypeScript, CoffeeScript
Filename extension(s).js, .cjs, .mjs

JavaScript (e njohur edhe si Javascript ose ECMAScript) është një gjuhë programimi e përdorur, në më të shumtën e rasteve, për zhvillimin e rrjetit nga ana e klientit (ang. client-side). Emri i duhur për të është ECMAScript, edhe pse "JavaScript" është më i përdorur. "JavaScript" është nën implementimin e standarteve ECMAScript nga Netscape Communications Corporation (dhe tani Mozilla Foundation).

JavaScript është një gjuhë programimi e bazuar në prototip (ang. prototype-based), dinamike, weakly typed me funksione e klasit parë. JavaScript është i influencuar nga disa gjuhë të tjera dhe u projektua për t'i ngjare gjuhes Java, por për të qënë i thjeshtë për të përdorur edhe për ata që nuk janë programues. Gjuha është shumë e njohur për përdorimin e saj në faqet e rrjetit (ang. web pages), por përdoret dhe për të aftësuar hyrjen e script-eve te objektet e nderfutura (ang. embedded objects) në programe të tjera.

Pavarsisht nga emri, JavaScript nuk është i lidhur me gjuhën e programimit Java; edhe pse të dyja kanë një ngjashmëri me sintaksen e gjuhes C. Gjuha u riemërua nga LiveScript në një marrëveshje marketingu te perbashket midis Netscape dhe Sun në këmbim për Netscape që të ndërtonte Java runtime të Sun me shfletuesin e tyre, që dominonte në atë kohë.

Çfarë mund të bëjë JavaScript?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

JavaScript mund të përdoret për të ndërtuar një uebfaqe të plotë nëse përdoret me Node.js dhe MongoDB (që është një bazë të dhënash). Node.js është asinkronike, gjë që e bën të përshtatshme për të gjitha të dhënat.

Për shembull, një zhvillues zbuloi se për të dërguar 600 e-maile, me Node.js duheshin 3 sekonda ndërsa me PHP duheshin 30 sekonda.

JavaScript është gjuha e preferuar për te zhvilluar aplikacionet e Windows 8. Është gjuha më e përdorur në Github. Shumë faqe janë të ndërtuara me Node, përfshi Klout, Storify dhe Yammer. Nga ana tjetër, JavaScript është përgjegjëse për animacione si dritaret pop-up si dhe me AJAX, e cila mundëson që të shihni të dhëna të reja në faqe pa e rifreskuar atë (psh, kur shihni foto njëra pas tjetrës). Një shembull të AJAX mund ta shihni këtu – shikoni që kur klikoni një imazh, URL-ja ndryshon por faqja nuk rifreskohet. AJAX është shkurtim për Asynchronous JavaScript And Xml, kështu që nuk përdoret e ndarë nga JavaScript.

A është JavaScript gjuha e së ardhmes?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

HTML5 u tha se do të ishte fundi i Flash-it, por nëse HTML5 është një mjet organizativ, është në fakt JavaScript që po zë vendin e Flash-it. Videot që më parë shiheshin përmes një plug-in që do duhej ta shkarkoje dhe instaloje në kompjuter, tashmë shihen përmes JavaScript, e cila operon në shfletuesin tuaj dhe nuk ka nevojë për shkarkime të jashtme.

Në këtë mënyrë, zhvilluesit e dinë me siguri që përdoruesit e shohin njësoj përmbajtjen e tyre. Meqenëse JavaScript nisi si një gjuhë që ngjasonte me Java-n por nuk ishte e aftë për të kryer të njëjtat detyra, është pak e çuditshme që shumë njerëz besojnë se ajo do të vazhdojë të rritet në të ardhmen.

Megjithatë, suksesin e një gjuhe e përcaktojnë zakonisht mjetet më të cilat shoqërohet ajo, dhe falë shtesave si Node.js, jQuery (një librari), JSON (JavaScript Object Notation) dhe MongoDB, JavaScript-in e pret një e ardhme e ndritur.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Mozilla Developer Center
    • Dokumentacioni zyrtar i Mozilla për JavaScript Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
    • Referime për versionet e Zemrës së JavaScript: 1.5 Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
    • I ri në JavaScript: 1.7Arkivuar 4 gusht 2011 tek Wayback Machine, 1.6Arkivuar 5 gusht 2011 tek Wayback Machine, 1.8Arkivuar 4 gusht 2011 tek Wayback Machine Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
    • Lista e lëshimeve të JavaScript: versionet 1.5 - 1.8 Arkivuar 14 maj 2008 tek Wayback Machine Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
    • Re-Introduction to JavaScript Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  • JavaScriptOpen Directory Project Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
  • Eloquent JavaScript: An opinionated guide to programming, with online interpreter Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.