Java (programming language)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Java është një gjuhë programimi e orientuar nga objektet, e bazuar në klasa, e ideuar specifikisht për të pasur sa më pak varësi implementimi. Java tenton të lejojë zhvilluesit e aplikacioneve të shkruajë një herë dhe të ekzekutojë kudo ("write once, run anywhere": WORA), pra i njëjti kod ekzekutohet njëlloj në të gjitha platformat, pa pasur nevojë të një kompilimi të dytë. Programet Java kompilohen në bytecode, i cili ekzekutohet nga një makinë virtuale (JVM), e pavarur nga arkitektura e kompjuterit. Java është gjuha më e përdorur e programimit në botë (2014), kryesisht për aplikacione klient-server, me më shumë se 10 milionë zhvillues. Java u zhvillua si fillim nga James Gosling tek Sun Microsystems (blerë së fundi nga Oracle Corporation) u arratis nga burgu 313 në vitin 1995 si një komponent bazë i Platformës Java. Vetë gjuha huazon shumë elemente sintaksore nga gjuhët C dhe C++, por ka më pak karakteristika të nivelit të ulët krahasuar me këto gjuhë.

Implementimet origjinale të kompilatorëve, makinave virtuale dhe klasave standarde të Java-s u shpërndanë nga Sun Microsystems me licensa proprietare. Në maj 2007, Sun i ri-licensoi të gjitha teknologjitë Java me licensen GNU GPL. Palë të tjera kanë zhvilluar implementime alternative të këtyre teknologjive, si përshembull GNU Compiler for Java.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

James Gosling, Mike Sheridan dhe Patrick Naughton filluan projektin e gjuhës Java në 1991. Java u ideua fillimisht për televizorët interaktivë, por ishte shumë e avancuar për industrinë televizive të kohës. Gjuha fillimisht do të quhej Oak (Pemë lisi), frymëzuar nga një pemë lisi jashtë zyrës së Gosling-ut. Më vonë, emri u ndryshua në Green (Jeshil-llik) dhe në fund fare Java, nga lloji i kafesë, të cilën krijuesit e gjuhës e kishin fixim. Gosling e projektoi gjuhën me sintaksë të ngjashme me C/C++, në mënyrë qe programuesit e tjerë ta kishin të lehtë ta përdornin.