Shko te përmbajtja

Jeffrey Epstein

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeffrey Edward Epstein (20 janar 1953 – 10 gusht 2019) ishte një financier amerikan, me njohje dhe influencë të gjerë në elitat amerikane, i dënuar për krime seksuale ndaj të miturve.[1]

Ai lindi në Brooklyn, New York, nga një familje hebreje e shtresës së mesme.[2]

Në vitet 1970 ai mësoi në shkollën private Dalton në New York, ku krijoi kontakte që i hapën rrugën për në Wall Street.[3] Ai punoi në Bear Stearns dhe më pas themeloi firmën e tij J. Epstein & Co., duke menaxhuar pasuri të mëdha, kryesisht për miliarderin Les Wexner.[4] Ai zotëronte prona luksoze në Florida, New York, New Mexico dhe ishuj privatë në Virxhinia Amerikane.[5]

Epstein shoqërohej me figura të njohura si ish-presidentët Bill Clinton dhe Donald Trump, Princi Andrew i Britanisë por edhe të tjerë, disa prej të cilëve ai i fluturonte me avionin e tij privat, të quajtur shpesh "Lolita Express".[6][7]

Në 2005, policia në Palm Beach, Florida, filloi hetimin ndaj tij pas ankesave për abuzim seksual me të mitur.[8] Në 2008 Epstein pranoi fajësinë për prostitucion me të mitur dhe u dënua me 18 muaj burg, por kreu vetëm një pjesë të dënimit.[9][10]

Në 2018, hetimi i Miami Herald nxori në pah dhjetëra viktima dhe çoi sërisht në arrestimin e tij në korrik të vitit 2019 me akuzë, trafik seksual të miturish.[11]

Epstein vdiq më 10 gusht 2019 në burgun federal të New York, zyrtarisht nga vetëvrasja me varje.[12] Raportet zyrtare të Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së (përfshirë ato të 2023 dhe 2025) konfirmuan vetëvrasjen dhe nuk gjetën prova për vrasje.[13]

Pas vdekjes, dosje të mëdha u publikuan nën Aktin e Transparencës për Epstein Files (2025–2026), duke përfshirë emra të njohur por ende pa ndjekje kriminale për persona të tjerë.[14]

  1. "Jeffrey Epstein Charged In Manhattan Federal Court With Sex Trafficking Of Minors". www.justice.gov (në anglisht). Marrë më 2026-02-20.
  2. "Who was Jeffrey Epstein? The disgraced financier with powerful associates". BBC News (në anglisht). 2026-02-02. Marrë më 2026-02-20.
  3. "Who was Jeffrey Epstein?". BBC News (në anglisht). 2026-02-02. Marrë më 2026-02-20.
  4. Steel, Emily; Eder, Steve; Maheshwari, Sapna; Goldstein, Matthew (2019-07-26). "How Jeffrey Epstein Used the Billionaire Behind Victoria's Secret for Wealth and Women". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2026-02-20.
  5. "Jeffrey Epstein: About the sex trafficking case & accusations". Miami Herald (në anglisht). 2018-11-28. Marrë më 2026-02-20.
  6. Marcelo, -Philip; Marcelo, Associated Press Philip; Press, Associated (2026-02-01). "A list of powerful men named in the Epstein files, from Elon Musk to former Prince Andrew". PBS News (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-20.
  7. "Who was Jeffrey Epstein?". BBC News (në anglisht). 2026-02-02. Marrë më 2026-02-20.
  8. "Cops worked to put serial sex abuser in prison. Prosecutors worked to cut him a break". Miami Herald (në anglisht). 2018-11-28. Marrë më 2026-02-20.
  9. "Jeffrey Epstein: About the sex trafficking case". Miami Herald (në anglisht). 2018-11-28. Marrë më 2026-02-20.
  10. "Perversion of Justice: The Jeffrey Epstein Story". Miami Herald (në anglisht). Marrë më 2026-02-20.
  11. "Jeffrey Epstein: About the sex trafficking case". Miami Herald (në anglisht). 2018-11-28. Marrë më 2026-02-20.
  12. "Death of Jeffrey Epstein". Wikipedia (në anglisht). Marrë më 2026-02-20.
  13. "Department of Justice Publishes 3.5 Million Responsive Pages". U.S. Department of Justice (në anglisht). 2026-01-30. Marrë më 2026-02-20.
  14. "Office of Public Affairs | Department of Justice Publishes 3.5 Million Responsive Pages in Compliance with the Epstein Files Transparency Act | United States Department of Justice". www.justice.gov (në anglisht). 2026-01-30. Marrë më 2026-02-20.