Jump to content

Jesús Vallejo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jesús Vallejo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJesús Vallejo Lázaro
Datëlindja (1997-01-05) 5 janar 1997 (27 vjeç)
VendlindjaZaragoza, Spanjë
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Real Madrid
Numri3
Karriera me të rinjtë
2007–2008CD Oliver
2008–2014Zaragoza
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–2015Zaragoza31(1)
2015–Real Madrid8(0)
2015–2016Zaragoza (huazim)20(0)
2016–2017Eintracht Frankfurt (huazim)25(1)
Karriera ndërkombëtare
2013Spanja U161(0)
2013–2014Spanja U176(0)
2014–2015Spanja U1911(2)
2015–Spanja U2116(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21:45, 10 mars 2019 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 16 tetor 2018

Jesús Vallejo Lázaro (Spaniisht: [xeˈsuz βaˈʎexo ˈlaθaɾo]; lindur më 5 janar 1997) është një futbollist profesionist spanjoll i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin spanjoll Real Madrid.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vallejo ka lindur në Zaragoza, Aragon, dhe u bashkua me sistemin e të rinjëve të Real Zaragozës në vitin 2007, në moshën 10 vjeç. Më 23 korrik 2013, pasi la mbresa me ekipin Juvenil, ai firmosi një kontratë të re me klubin.[1]

Më 23 gusht 2014, para se të zhvillonte një ndeshje me ekipin B, Vallejo debutoi si profesionist, duke luajtur si titullar në barazimin pa gola kundër Recreativo de Huelva në një takim të vlefshëm për Segunda División.[2] Më 26 dhjetor, ai firmosi një kontratë të re deri në vitin 2019.[3]

Vallejo shënoi golin e parë si profesionist më 5 prill në një barazim 1–1 jashtë fushe kundër CD Tenerife.[4] Kjo ishte ndeshja u ai u emërua edhe si kapiten nga trajneri Ranko Popović, status të cilin vazhdoi të mbante.[5]

Më 31 korrik 2015, Vallejo firmosi një kontratë gjashtë-vjeaçre me Real Madridin për një shifër të përfolur 6 milion , megjithatë, ai u huazua menjëherë te Zaragoza për një vit.[6][7] Në verën e ardhshme ai lëzivi jashtë shtetit, duke u huazuar për një sezon në Gjermani te Eintracht Frankfurt.[8]

Paraqitja e parë e Vallejos në Bundesligë ndodhi më 27 gusht 2016, ku ai hyri si zëvëndësues në minutat e fundit të fitores minimale 1– në shtëpi kundër FC Schalke 04.[9] Vallejo shënoi golin e parë gjithashtu si një zëvëndësues, në barazimin 2–2 kundër RB LeipzigCommerzbank-Arena në javën e fundit të kampionatit.[10]

Më 7 korrik 2017, Vallejo u prezantua si lojtar i Real Madridit dhe u bë pjesë e ekipit të parë për sezonin që do të niste. Atij iu dha fanella me numrin 3, e veshur për herë të fundit nga Pepe.[11] Debutimi i tij zyrtar erdhi më 26 tetor, në një ndeshje të Copa del Reyt kundër CF Fuenlabrada (fitore 2–0), ku ai u ndëshkua edhe me karton të kuq.[12] Ndeshja e parë në La Liga me fanellën e Realit erdhi dhjetë ditë më vonë në një fitore 3–0 kundër UD Las Palmas, ku ai luajti në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Sergio Ramos.[13]

Vallejo bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve më 11 prill 2018, duke luajtur 90 minuta të plota në disfatën 1–3 në shtëpi kundër Juventusit, kjo falë dëmtimit të Nachos dhe pezullimit të Ramos.[14] Pavarësisht humbjen, Real Madrid u kualifikua për në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[15] Ishte paraqitja e tij e vetme në këtë kompedicion,[16] që u fitua për herë të tretë rresht dhe për herë të 13të gjithsej.[17]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 mars 2013, Vallejo luajti një ndeshje miqësore me ekipin nën-16 të Spanjës kundër Hungarisë.[18] Ai luajti ndeshjen e parë për ekipin nën-21 më 26 mars 2015 në moshën 18 vjeç, duke luajtur si titullar në një fitore 2–0 kundër NorvegjisëKartagjenë në një tjetër takim miqësor.[19][20]

Vallejo u zgjodh për të luajtur në fazën finale të Kampionatit Evropian nën-21 2017 nga trajneri Albert Celades,[21] dhe zhvilloi katër paraqitje gjatë turnamentit të cilin Spanja e mbylli si finaliste.[22][23]

Edhe pse nuk ishte një nga 23 lojtarët që do të luanin në Kupën e Botës 2018Rusi, Vallejo u thirr nga trajneri Julen Lopetegui për ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës më 3 qershor.[24]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Redaktuar më 10 mars 2019[25]
Klubi Sezoni Liga Kupa1 Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Zaragoza 2014–15 31 1 0 0 31 1
Zaragoza (huazim) 2015–16 20 0 0 0 20 0
Eintracht Frankfurt (huazim) 2016–17 25 1 2 0 0 0 27 1
Real Madrid 2017–18 7 0 4 0 1 0 12 0
2018–19 1 0 1 0 1 0 3 0
Gjithsej 8 0 5 0 2 0 15 0
Gjithsej karriera 84 2 7 0 2 0 93 2

1Përfshirë Supercopa de España, UEFA Super Kupa dhe FIFA Kupa e Botës për Klube.

Real Madrid
Spanja
  1. ^ "El juvenil Jesús Vallejo amplía su vinculación con el Real Zaragoza" [Lojtari i të rinjëve Jesús Vallejo zgjat lidhjen e tij me Real Zaragoza] (në spanjisht). Real Zaragoza. 26 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2016. Marrë më 27 gusht 2014.
  2. ^ "Poca puntería en el Nuevo Colombino" [Sinjestër e dobët në Nuevo Colombino]. Marca (në spanjisht). 23 gusht 2014. Marrë më 27 gusht 2014.
  3. ^ "El Zaragoza renueva a Vallejo, central de futuro y... presente" [Zaragoza rinovon me Vallejon, mbrojtësi për të ardhmen dhe... të tashmen]. Marca (në spanjisht). 26 dhjetor 2014. Marrë më 16 mars 2015.
  4. ^ "Tenerife y Zaragoza se reparten goles y méritos para ganar" [Tenerife dhe Zaragoza ndajnë golat dhe meritatp për të fituar]. Marca (në spanjisht). 5 prill 2015. Marrë më 7 prill 2015.
  5. ^ "Vallejo, con Derecho a soñar" [Vallejo, me ligjin/të drejtën (të dy përkthehen në "Derecho" në shqip) për të ëndërruar]. Marca (në spanjisht). 17 korrik 2015. Marrë më 17 qershor 2015.
  6. ^ "El Real Madrid ficha al jugador del Real Zaragoza Jesús Vallejo" [Real Madrid firmos me lojtarin e Zaragozës Jesús Vallejo] (në spanjisht). Real Zaragoza. 31 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 31 korrik 2015.
  7. ^ "Official statement: Jesus Vallejo" [Lajmërim zyrtar: Jesus Vallejo] (në anglisht). Real Madrid C.F. 31 korrik 2015. Marrë më 31 korrik 2015.
  8. ^ "Eintracht Frankfurt leiht Jesús Vallejo von Real Madrid aus" [Eintracht Frankfurt merr Jesús Vallejon në huazim nga Real Madrid] (në gjermanisht). Eintracht Frankfurt. 12 korrik 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2019. Marrë më 14 korrik 2016.
  9. ^ "Eintracht Frankfurt 1–0 Schalke 04: Meier makes the difference for the Eagles" [Eintracht Frankfurt 1–0 Schalke 04: Meier bën diferencën për shqiponjat] (në anglisht). Vavel. 27 gusht 2016. Marrë më 31 korrik 2017.
  10. ^ "Vallejo und Blum: Joker retten Frankfurts Generalprobe" [Vallejo dhe Blum: Xholat shpëtojnë provën e Frankfurtit] (në gjermanisht). kicker. 20 maj 2017. Marrë më 31 korrik 2017.
  11. ^ "Vallejo is presented at the Santiago Bernabéu" [Vallejo prezantohet në Santiago Bernabéu] (në anglisht). Real Madrid C.F. 7 korrik 2017. Marrë më 7 korrik 2017.
  12. ^ "Vallejo debutó a lo Woodgate: roja en su primer partido com el Madrid" [Debutim si Woodgate për Vallejon: i kuq në ndeshjen e parë me Madridin]. Marca (në spanjisht). 26 tetor 2017. Marrë më 27 tetor 2017.
  13. ^ "El Madrid cierra la hemorragia" [Madrid ndalon gjakderdhjen]. Marca (në spanjisht). 5 nëntor 2017. Marrë më 5 nëntor 2017.
  14. ^ "Vallejo back in full training ahead of Juventus call-up" [Vallejo rikthehet në stërvitje të plotë para thirrjes për Juventusit]. Marca (në anglisht). 10 prill 2018. Marrë më 12 prill 2018.
  15. ^ "Real Madrid 1–3 Juventus" (në anglisht). BBC Sport. 11 prill 2018. Marrë më 12 prill 2018.
  16. ^ "Así llegan Real Madrid y Liverpool a la final de la Champions" [Ja se si Real Madrid dhe Liverpool vijnë në finalen e Ligës së Kampioneve] (në spanjisht). RCN Radio. 25 maj 2018. Marrë më 29 maj 2018.
  17. ^ "Europa i nënshtrohet Real Madrid, mposhtin Liverpool dhe fitojnë "Championsin" e 3 radhazi (Video)". BalkanWeb.com. 26 maj 2018. Marrë më 7 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "El zaragocista Jesús Vallejo titular en el España – Hungría Sub-16" [Jesús Vallejo i Zaragozës luan si titullar në Spanjë – Hungari nën-16] (në spanjisht). Real Zaragoza. 7 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2016. Marrë më 27 gusht 2014.
  19. ^ "España-Noruega: Partidazo de Deulofeu y gol Munir (2–0)" [Spanjë-Norvegji: Ndeshje e madhe nga Deulofeu dhe Munir gol (2–0)] (në spanjisht). Eurosport. 26 mars 2015. Marrë më 31 korrik 2017.
  20. ^ "Jesús Vallejo sube un nuevo peldaño en su carrera con su debut en la Sub-21" [Jesús Vallejo ngjit një tjetër hap me debutimin me nën-21] (në spanjisht). Real Zaragoza. 27 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2018. Marrë më 31 korrik 2017.
  21. ^ "Spain reveal U21 Championship squad" [Spanja zbulon ekipin për kampionatin nën-21] (në anglisht). Football España. 19 maj 2017. Marrë më 31 korrik 2017.
  22. ^ "Portugal 1–3 Spain: UEFA Under 21 Euro match report, Spain advance to semi-finals" [Portugalia 1–3 Spanja: Raporti i ndeshjes së UEFA nën-21, Spanja përparon në gjysëm-finale]. Diario AS (në anglisht). 20 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 31 korrik 2017.
  23. ^ "Germany U21 1–0 Spain U21" [Gjermania U21 1–0 Spanja U21] (në anglisht). BBC Sport. 30 qershor 2017. Marrë më 31 korrik 2017.
  24. ^ "España se examina en un amistoso ante Suiza" [Provim për Spanjën në miqësore ndaj Zvicrës]. El Periódico de Aragón (në spanjisht). 3 qershor 2018. Marrë më 3 qershor 2018.
  25. ^ "Jesús Vallejo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 gusht 2017.
  26. ^ "Squad" [Skuadra] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 20 maj 2018.
  27. ^ "Cristiano Ronaldo free-kick fires Real Madrid to Club World Cup glory" [Goditja e dënimit e Cristiano Ronaldos e ndez Real Madridin drejt lavdisë së Kupës së Botës për Klube]. The Guardian (në anglisht). 16 dhjetor 2017. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  28. ^ "Spain see off Russia for seventh Under-19 crown" [Spanja heq qafe Rusinë për kurorën e shtatë nën-19] (në anglisht). UEFA.com. 19 korrik 2015. Marrë më 20 korrik 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]