João Cancelo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
João Cancelo

Cancelo duke luajtur Valencian në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJoão Pedro Cavaco Cancelo
Datëlindja (1994-05-27) 27 maj 1994 (29 vjeç)
VendlindjaBarreiro, Portugali, Portugali
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë / Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Barcelona
(në huazim nga Manchester City)
Numri2
Karriera me të rinjtë
2002–2007Barreirense
2007–2012Benfica
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2012–2014Benfica B51(3)
2014–2015Benfica1(0)
2014–2015Valencia (huazim)10(0)
2015–2018Valencia64(2)
2017–2018Internazionale (huazim)26(1)
2018–2019Juventus25(1)
2019–Manchester City98(5)
2023Bayern München (huazim)15(1)
2023–Barcelona (huazim)8(2)
Karriera ndërkombëtare
2010Portugalia U166(0)
2010–2011Portugalia U1717(1)
2011–2012Portugalia U187(0)
2012Portugalia U1925(1)
2013–2014Portugalia U209(0)
2014–2017Portugalia U2111(1)
2016–Portugalia48(9)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 28 tetor 2023
‡ National team caps and goals correct as of 16 tetor 2023

João Pedro Cavaco Cancelo (lindur më 27 maj 1994) është një futbollist profesionist portugez i cili luan për klubin spanjoll Barcelona, në huazim nga Manchester City, dhe kombëtaren portugeze. Pozicioni i tij parësor është mbrojtës i djathtë, por ai mund të luaj edhe si i majtë ose si anësor.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benfica[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Barreiro, Qarku Setúbal, Cancelo filloi të luante futboll me klubin lokal Barreirense.[1] Ai u bashkua me të rinjtë e Benficës në vitin 2007 në moshën 13 vjeç, ku ai luajti si Mbrojtës i djathtë dhe i majtë.

Më 28 korrik 2012, Cancelo debutoi me ekipin e parë në një ndeshje miqësore kundër Gil Vicente ku ai luajti si mbrojtës i djathtë për 90 minuta.[2] Pavarësisht se u regjistrua me ekipin B, ai u pa edhe si zëvëndësuesi i mundshëm i uruguajianit Maxi Pereira në ekipin e parë;[3] deri në vitin 2013 ai përfaqësoi edhe ekipin e të rinjëve, dhe më 18 maj të atij viti shënoi dy gola vendimtar në fitoren 2–1 kundër Rio Ave që i dhuroi ekipit kampionatin kombëtar.[4]

Cancelo luajti ndeshjen e parë zyrtare me ekipin kryesor të Benficës më 25 janar 2014, duke hyrë në minutat e fundit të një fitoreje 1–0 në shtëpi kundër Gil Vicente e vlefshme për Taça da Liga,[5] që më vonë u fitua. Paraqitja e tij e parë në Primeira Liga erdhi më 10 maj pasi klubi kishte siguruar kampionatin, duke luajtur si titullar në një humbje 1–2 kundër Portos.[6]

Valencia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 20 gusht 2014, Cancelo u bashkua me klubin spanjoll Valencia në një huazim një-vjeçar.[7] Debutimi i tij në La Liga ndodhi më 25 shtator, në një fitore 3–0 kundër Córdobës;[8] ai e përfundoi sezonin e tij të parë me 13 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Më 25 maj 2015, ai firmosi një kontratë të përherëshme me klubin deri më 30 qershor 2021.[9][10] Valencia pagoi 15 milion € për kartonin e tij.[11][12] Ai shënoi golin e parë me klubin më 16 shtator në ndeshjen hapëse të UEFA Ligës së Kampioneveatij sezoni, në një humbje 2–3 në shtëpi kundër Zenit Saint Petersburg.[13] Goli i parë në La Liga erdhi më 20 prill 2016 në një fitore 4–0 kundër Eibar gjithashtu në Stadiumin Mestalla.[14]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 22 gusht 2017, Cancelo u bashkua me Interin në një huazim një-vjeçar deri më 30 qershor 2018 me mundësinë për ta bërë transferimin të përherëshëm.[15] Kjo marrëveshje ishte pjesë edhe e një marrëveshje tjetër, që përfshinë francezin Geoffrey Kondogbia, i cili u huazua tek Valencia.[16]

Ai debutoi me klubin katër ditë më vonë, duke zëvëndësuar Antonio Candrevan në minutën e 83të të një fitoreje 3–1 kundër Romës jashtë fushe.[17] Cancelo pësoi një dëmtim në ligamentin e gjumit në në fund të muajit gjatë kohës që ishte me kombëtaren, gjë që e la jashtë fushave për një muaj e gjysëm.[18] Ai u rikthye në aksion më 17 tetor në një fitore 3–2 kundër MilanitDerby della Madonnina, duke luajtur në 20 minutat e fundit.[19]

Juventus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 27 qershor 2018, Cancelo u ble nga klubi tjetër italian Juventus për shifrën e 40.4 milion €; ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[20] Ai debutoi me klubin më 18 gusht, duke luajtur 90 minuta në fitoren 3–2 ndaj Chievos në ndeshjen hapëse të sezonit.[21]

Manchester City[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 gusht 2019, Cancelo ju bashkua klubit anglez Manchester City në një kontratë gjashtë-vjeçare për 27.4 milion £ plus shërbimet e mbrojtësit Danilo që kaloi te Juventusi. Shuma e këtij transferimi plus kartoni i Danilos arrini vlerën rreth 60 milion £, duke e bërë Cancelon mbrojtësin e djathtë më të shtrenjtë në histori.[22][23]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cancelo me Portugalia U19 në 2012

Cancelo luajti me Portugalinë nën-192012 UEFA Kampionatin Evropian nën-19.[24] Ai pritej të luante edhe në edicionin tjetër, që u mbajt në Lituani.[25]

Me ekipin nën-20, Cancelo luajti në Kupën e Botës 2013 dhe Turnamentin Toulon 2014.[26] Ai luajti ndeshje në këtë të fundit, me ekipin që arriti në raundin e 16-tave.

Cancelo ishte pjesë e ekipin nën-21 që konkuroi në UEFA Kampionatin Evropian 2015. Ai zëvëndësoi mbrojtësin e majtë Raphaël Guerreiro nga mesi i pjesës së dytë të ndeshejs gjysëm-finale kundër Gjermanisë që u mbyll me një fitore 5–0.[27] Në finale, ekipi u mposht nga Suedia.[28]

Cancelo u thirr në kombëtaren e të rriturve nga trajneri Fernando Santos më 26 gusht 2016,[29] dhe luajti 90 minuta të plota në fitore 5–0 në miqësoren kundër Gjibraltarit, me Cancelon që shënoi të tretin.[30] Një muaj më vonë ai shënoi edhe dy të tjerë, në dy ndeshje kualifikueseKupës së Botës 2018 kundër Andorrës (6–0, në shtëpi)[31] dhe Ishujve Faroe (jashtë fushe, i njëjti rezultat).[32]

Në maj 2018, Cancelo ishte pjesë e listës paraprake prej 35 lojtarësh që do luanin në Kupën e Botës 2018,[33] por nuk u përfshi në listën përfundimtare.[34]

Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I quajtur si një lojtarë premtues nga mediat, Cancelo njihet më shumë për shpejtësinë e tij, energjinë dhe aftësitë sulmuese, si dhe për aftësitë dribluese, krijueshmërinë dhe krosimet.[35][36] Ai mund të luaj si mbrojtës dhe anësor në të dyja krahët, pavarësisht se zakonisht luan në të djathtë.[37][38]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në janar 2013, Cancelo u përfshi në një aksident rrugor që vrau mamanë e tij. Ai pësoi dëmtime të vogla.[39]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 dhjetor 2018[40]
Klubi Sezoni Liga Kupa[nb 1] Kupa e ligës[nb 2] Kontinenti[nb 3] Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Benfica B 2012–13 20 2 20 2
2013–14 31 1 31 1
Gjithsej 51 3 51 3
Benfica 2013–14 1 0 0 0 1 0 0 0 2 0
Valencia 2014–15 10 0 3 0 13 0
2015–16 28 1 4 1 7 1 39 3
2016–17 35 1 3 0 38 1
2017–18 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 74 2 10 1 7 1 91 4
Internazionale 2017–18 26 1 2 0 28 1
Juventus 2018–19 12 0 0 0 0 0 3 0 15 0
Gjithsej karriera 164 6 12 1 1 0 10 1 187 8

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 20 nëntor 2018[41]
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Portugalia
2016 4 3
2017 2 0
2018 6 0
Gjithsej 12 3

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 10 tetor 2016. Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Cancelo.[41]

Nr. Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 1 shtator 2016 Estádio do Bessa, Porto, Portugali Gjibraltari Gjibraltari 1 5–0 Ndeshje Miqësore[30]
2. 7 tetor 2016 Estádio Municipal, Aveiro, Portugali Andorra Andorra 3–0 6–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës[31]
3. 10 tetor 2016 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe Flamuri Ishujt Faroe 6–0 6–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës[32]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benfica

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portugal

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Benfica também lucra com a transferência de Cancelo" [Benfica gjithashtu përfiton nga transferimi i Cancelos]. Record (në portugalisht). 27 qershor 2018. Marrë më 4 korrik 2018.
  2. ^ José Pedro Gomes (28 korrik 2012). "Nélson Oliveira e Cancelo titulares" [Nélson Oliveira dhe Cancelo startojnë]. Jornal de Notícias (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2013. Marrë më 4 gusht 2012.
  3. ^ Octávio Lousada Oliveira; Nuno Fernandes (24 korrik 2012). "Vieira confirma João Cancelo para a lateral-direita" [Vieira konfirmon João Cancelo si mbrojtës të djathtë]. Jornal de Notícias (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2014. Marrë më 4 gusht 2012.
  4. ^ "Benfica garante título nacional de juniores com "bis" de João Cancelo" [Benfica konfirmohet kampion i të rinjëve me një dopietë nga João Cancelo]. Expresso (në portugalisht). 18 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 24 maj 2013.
  5. ^ a b "Sulejmani manteve o Benfica vitorioso" [Sulejmani mban Benficën fitimtare]. O Jogo (në portugalisht). 25 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2017. Marrë më 22 gusht 2017.
  6. ^ a b João Ruela (10 maj 2014). "FC Porto bate Benfica sob avaliação de Lopetegui" [FC Porto mposht Benficën me Lopeteguin që shikon]. Diário de Notícias (në portugalisht). Marrë më 19 shkurt 2016.
  7. ^ "Comunicado oficial: Joao Cancelo" [Lajmërim zyrtar: Joao Cancelo] (në spanjisht). Valencia CF. 20 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2018. Marrë më 20 gusht 2014.
  8. ^ Pablo Egea (25 shtator 2014). "Líder no hay más que Nuno" [Nuk ka asnjë udhëheqës si Nuno]. Marca (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 21 shkurt 2016. Marrë më 19 shkurt 2016.
  9. ^ "João Cancelo transferido para o Valência CF" [João Cancelo transferohet tek Valencia CF] (në portugalisht). S.L. Benfica. 25 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2015. Marrë më 25 maj 2015.
  10. ^ "Joao Cancelo joins Valencia CF on a permanent deal through to 2021" [Joao Cancelo i bashkohet Valencias në një marrëveshje të përherëshme deri në 2021] (në anglisht). Valencia CF. 25 maj 2015. Marrë më 25 maj 2015.
  11. ^ "Prospeto de "Benfica SAD 2016–2019"" [Prospekti i "Benfica PLSC 2016–2019"] (PDF) (në spanjisht). Lisbona: S.L. Benfica. 15 prill 2016. fq. 66. Marrë më 22 gusht 2017.
  12. ^ "João Cancelo vendido ao Valência por 15 milhões de euros" [João Cancelo shitet tek Valencia për 15 milion €]. A Bola (në portugalisht). 25 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 11 korrik 2015.
  13. ^ "Witsel breaks Valencia hearts in five-goal thriller" (në anglisht). UEFA. 16 shtator 2016. Marrë më 25 nëntor 2016.
  14. ^ José Luis Hurtado (20 prill 2016). "1, 2, 3, Alcácer otra vez" [1, 2, 3, Alcácer sërisht]. Marca (në spanjisht). Marrë më 25 nëntor 2016.
  15. ^ "Interi gjen mbrojtësin e djathtë, Zhoao Kanselo në Milano". Sport Ekspres. 21 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  16. ^ "Interi "heq" Kondogbian dhe Murijon, vjen Kanselo". Sport Ekspres. 19 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  17. ^ "(VIDEO) Ikardi shou, Spaleti hesht vërshëllimat!". Sport Ekspres. 26 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  18. ^ "Inter confirm knee ligament injury for new boy Cancelo" [Inter konfirmon dëmtimin në ligamentin e gjurit për djaloshin e ri Cancelo] (në anglisht). Goal.com. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2017. Marrë më 31 gusht 2017.
  19. ^ "VIDEO/ Ikardi "vrastar", Interi mposht Milanin në frymën e fundit". Gazeta Panorama. 21 tetor 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  20. ^ "Vjen goditja e tretë, Juventusi blen ish-mbrojtësin e Interit". Sport Ekspres. 25 qershor 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  21. ^ "(VIDEO) Përmbysje e çmendur e Juventusit, shënojnë të gjithë përveç Ronaldos". Vipsport.al. 18 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
  22. ^ Adi Metaliu (5 gusht 2019). "Arrihet marrëveshja për shkëmbimin Cancelo-Danilo, ja shumë që përfiton Juvja". Supersport.al. Marrë më 14 shkurt 2020.
  23. ^ "Danilo pajtohet me kushtet e Juventusit, Cancelo kalon në anën tjetër te City". Telegrafi.com. 5 gusht 2019. Marrë më 14 shkurt 2020.
  24. ^ "Euro de sub-19: Sporting e Benfica em maioria nos convocados" [Under-19 Euro: Sporting dhe Benfica dominojnë përzgjedhjen] (në portugalisht). Mais Futebol. 11 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 4 gusht 2012.
  25. ^ "Sub-19: Rui Silva substitui José Costa" [Nën-19: Rui Silva zëvëndëson José Costa]. Record (në portugalisht). 14 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 14 korrik 2013.
  26. ^ "Sub-20: Ilídio Vale convoca 20 para o Torneio de Toulon" [Nën-20: Ilídio Vale thërret 20 për Turnamentin Toulon]. Record (në portugalisht). 13 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 24 maj 2013.
  27. ^ Simon Hart (27 qershor 2015). "Five-goal Portugal stun Germany in semi-finals" [Portugalia me pesë gola shtang Gjermaninë në gjysëm-fianle] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 shkurt 2016.
  28. ^ a b Tom Kell (30 qershor 2015). "Spot-on Sweden beat Portugal to win U21 EURO" [Suedia mposht Portugalinë për të fituar Euro nën-21] (në anglisht). UEFA. Marrë më 19 shkurt 2016.
  29. ^ "André Silva and João Cancelo called into Portugal squad" [André Silva dhe João Cancelo thirren në skuadrën e Portugalisë] (në anglisht). PortuGOAL. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
  30. ^ a b Will Griffee (1 shtator 2016). "Portugal 5–0 Gibraltar: European champions hammer minnows as Nani scores brace" [Portugali 5–0 Gjibraltar: Kampionët Evropian shkatërrojnë modestët me Nanin që shënon dopietë]. Daily Mail (në anglisht). Marrë më 5 shtator 2016.
  31. ^ a b David Wood (7 tetor 2016). "Portugal 6–0 Andorra: Cristiano Ronaldo nets FOUR in rout as minnows have two men sent off for kicking Real Madrid star during World Cup qualifier" [Portugalia 6–0 Andorra: Cristiano Ronaldo shënon katër me Gjibraltarin që ju përjashtuan dy lojtarë për shkak se goditën yllin e Real Madridit gjatë kualifikueses së Kupës së Botës]. Daily Mail (në anglisht). Marrë më 10 tetor 2016.
  32. ^ a b "Andre Silva nets hat trick as Portugal roll over Faroe Islands" [Andre Silva shënon tre gola me Portugalinë që mposht Ishujt Faroe] (në anglisht). ESPN FC. 10 tetor 2016. Marrë më 21 maj 2018.
  33. ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad – 23-man & preliminary lists & when will they be announced?" [E zbuluar: Çdo ekip i Kupës së Botës 2018 – listat me 23 lojtarë & paraprake dhe se kur do të publikohen] (në anglisht). Goal.com. 17 maj 2018. Marrë më 17 maj 2018.
  34. ^ "Nearly half Portugal's Euro squad to miss World Cup" [Gati gjysma e skuadrës së Portugalisë të Euro 2016 humbasin Kupën e Botës] (në anglisht). Special Broadcasting Service. 17 maj 2018. Marrë më 17 maj 2018.
  35. ^ Fernando Álvarez; Tim Hanlon (30 korrik 2017). "Cancelo: winger or full-back for Marcelino?" [Cancelo: anësor ose mbrojtës për Marcelinon?]. Marca (në anglisht). Marrë më 13 gusht 2017.
  36. ^ Matteo Brega (17 gusht 2017). "Inter, occhio! Cancelo non è un cancello: terzino più d'attacco che di difesa" [Inter, bëj kujdes! Cancelo nuk është një portë: më shumë si një mbrojtës sulmues se sa një mbrojtës] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 24 shtator 2018.
  37. ^ Paul Wilkes (29 qershor 2016). "Joao Cancelo: The marauding full-back Barcelona might replace Dani Alves with" [Joao Cancelo: Mbrojtësi me të cilin Barcelona mund të zëvëndësoj Dani Alvesin] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 24 shtator 2018.
  38. ^ Mina Rzouki (26 shtator 2018). "Juventus' Paulo Dybala 8/10 and should enjoy confidence boost" [Paolo Dybala i Juventusit 8/10 dhe duhet të shijojë shtysën e vetëbesimit] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 28 shtator 2018.
  39. ^ "The tragic accident which has shaped Joao Cancelo's career" [Aksidenti tragjik që ka mprehur karrierën e João Cancelos]. Sport (në anglisht). 31 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2019. Marrë më 12 shkurt 2018.
  40. ^ "João Cancelo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 shtator 2015.
  41. ^ a b "João Cancelo" (në anglisht). European Football. Marrë më 11 tetor 2016.
  42. ^ "Serie A Team of 2017-18" [Serie A ekipi i 2017-18] (në anglisht). Football Italia. 3 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2018. Marrë më 3 dhjetor 2018.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]