Joachim Rücker

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rezoluta 1244
Kosova
Joachim Rücker (2011)

Joachim Ruecker (shqiptohet Joakim Ryker) i lindur Schwäbisch Hall, Gjermani në vitin 1951, është një politikan dhe diplomat gjerman që ka pasur postin "përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara"(PSSP)(kryeadministrator) nga gushti 2006. Para se të merrte këtë post ai drejtonte njërën nga katër shtyllat (departamentet) e UNMIK-ut

Në fillim të viteve 90-ta ishte këshilltar për politikë të jashtme në grupin parlamentar të SPD-së në Bundestagun gjerman. Në atë kohë ishte aktiv në këshillimin e pranimit të Kroacisë si shtet.

Prej 1993- 2001 ai ka qenë kryetar i komunës Sindelfingen në Baden-Württemberg, Gjermani. Ruecker edhe ka punuar për një kohë si diplomat gjerman në Izrael, ShBA dhe Austri.

Në vitin 2001 merr kërkesën për të marr postin e zëvendës përfaqësuesit të lartë në Sarajevë.

Si shefë i Shtyllës së IV të UNMIK-ut në Kosovë emërohet në shkurt të 2005-ës. Gjatë kësaj kohe merret me çështje ekonomike nën kompetecat e UNMIK-ut për privatizimin, investimet etj.

 Commons: Joachim Rücker – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale


Kryeadministratorët (PSSP) e Kosovës

Bernard Kouchner | Hans Haekkerup | Michael Steiner | Harri Holkeri | Søren Jessen-Petersen | Joachim Rüecker