Jump to content

Jodi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jodi, 53I
Të dhënat e përgjithshme
StrukturaE ngurtë (metalike), e lëngët ngjyrë kafe
Pesha standarte atomike (Ar, standarte)126.90447(3)
Jodi në tabelën periodike
Numri i atomeve (Z)53
GrupiGrupi 17, (halopgjeni)
Kategoria e elementeveJometal reaktiv
Vetitë fizike
Pika e shkrirjes386,85 K (113,7 °C, 236,66 °F)
Pika e vlimit457,4 K (184,3 °C, 363,7 °F)

Jodi është një element kimik me simbolin I dhe me numrin atomik 53. Në trupin e njeriut ka më pak se një majë (0.00004%) luge jod, megjithatë pa të do të vdiste njeriu. Nëse ushqehet larva me jod, ajo do të kthehej në bretkosë.

Jodi tretet pak ne uje (0.081% ne temperaturen 10°C). Ai tretet mire ne alkool etilik dhe akoma me mire ne eter dietilik, ne sulfur karboni, benzen, kloroform e ne tretes te tjere organike. Jodi molekular mund te perftohet nga oksidimi i dy joneve I- me klorin:

 2 I− + Cl2 -> I2 + 2 Cl−

Formon perberje me shume elemente por eshte me pak aktiv se halogjenet e tjere te permendur me siper. Jodi vepron me niseshtene duke dhene nje ngjyre blu te erret, ky quhet dhe testi i jodit (ose i niseshtese) pasi perdoret per te provuar pranine e njeres prej ketyre substancave kur dihet prania e tjetres.

Komponimet kimike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Simboli kimik I elementit jod eshte I. Numri atomik I tij eshte 53. Masa atomike eshte 253.81 gr/mol. Dendesia e jodit eshte 4940 kg/m3 Jodi formon kristale te sistemit rombik me ngjyre te murrme te erret (hiri) dhe shfaq shkelqim metalik. Avujt e tij kane ngjyre vjollce me ere jo te kendshme (te ngjashme pak me klorin ose bromin) Eshte percjelles I keq I nxehtesise dhe elektricitetit. Jodi eshte I vetmi halogjen, i cili kalon me nxehje nga gjendja e ngurte ne gaz, pa kaluar ne gjendje te lenget (pra kalon ne procesin e sublimimit). Nuk gjendet I lire ne natyre dhe e nuk eshte mjaft I perhapur e siperfaqen e Tokes, por mjaft i perqendruar ne ujerat e deteve dhe ne trupin e gallesave.

Përdorimi i jodit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jodi përdoret në mjekësi si tretësirë alkoolike e njohur si "tinktura e jodit". Në formë të komponimeve të tij,si p.sh.,jodoformi (CHI 3 ) perdoret si mjet antiseptik. Jodi është element biogjen.Munges e Jodit në organizmin e njeriut shkakton strumën (gushën) . Për këtë arsye, kripës së gjellës i shtohet jodur i kaliumit KI. Jodi gjithashtu përdoret për përfitimin e preparateve farmaceutike. Joduret e metaleve alkaline përdoren për shërim (terapi) të sëmundjes së eshtrave, arteriosklerozës etj.


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.