Johannes Sturm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Johannes Sturm by Jacob van der Heyden.jpg

Johannes Sturm ose Johan Shturmi (1 tetor 1507 – 3 mars 1589) ishte pedagog humanist dhe reformator gjerman. Shturmi ka merita të mëdha për arsimin e mesëm jo vetëm në Gjermani por edhe jashtë saj.

Në vitin 1538 ai themeloi në Strasburg një shkollë të mesme me strukturë dhe përmbajtje të re humaniste e reformatore. Ky institucion edukativ e arsimor njihet si Gjimnazi i Shturmit dhe konsiderohet pararendës i gjimnazeve klasike të cilat do të hapen më vonë si brenda ashtu edhe jashtë Gjermanisë.