Shko te përmbajtja

Jonida Vokshi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jonida Vokshi
Lindi9 prill 1986 (39 vjeçe)[1]
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ShkollimiAkademia e Arteve
Profesioni
  • Prezantuese televizive
  • aktore
Vite aktiviteti2007–aktualisht
Bashkëshorti/ja
Besnik Krapi
(m. 2019)
Fëmijë2

Jonida Vokshi (lindur më 9 prill 1986) është prezantuese televizive dhe aktore shqiptare. Ajo është e njohur për rolin e Elizabetës në serialin komedik O sa mirë, për prezantimin e Festivalit të 59-të të Këngës dhe për bashkëprezantimin e Big Brother VIP Kosova.

Vokshi ka lindur në Tiranë, Shqipëri, më 9 prill 1986. Ajo studioi për aktrim dhe regji filmi në Akademinë e Arteve në Tiranë, duke përfunduar studimet në vitin 2008, duke vazhduar më vonë dhe si pedagoge në degën e dramës.[2]

Vokshi filloi aktrimin në prodhime televizive dhe filmike shqiptare në fund të viteve 2000, duke qenë për rreth 10 vite imazh i platformës DigitAlb.[3]

Në vitin 2013, ajo mori rolin e Elizabetës në serialin komedik O sa mirë gjatë transmetimit të tij në Top Channel deri më 2017.[4]

Në 2017, ajo ishte pjesë e jurisë e sezonit të tretë të programit të Top Channelit Top Talent.[5]

Në dhjetor 2020, Vokshi ishte një prej prezantueseve të Festivalit të 59-të të Këngës, së bashku me Blendi Salajn.[6]

Në vitin 2022, Vokshi u ftua të bashkëprezantonte sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova së bashku me Alaudin Hamitin, duke vazhduar në të njëjtin rol në sezonet pasuese.[7]

  • Shenjtoria (film i shkurtër, 2008) – pjesë e kastit
  • 6 Idiotët (2014) – si Përbindëshi
  • Shtatë Ditë (2016) – si Lana
  • Derë e hapur (Open Door, 2019)
  • The Albanian Virgin (2021) – si Lule
  • O sa mirë (2013–2017) – si Elizabeta
  • Skanderbeg (serial TV, 2017) – si Lula
  • HOT: Humans of Tirana (serial TV, 2021) – pjesë e kastit
  • Big Brother VIP Kosova (2022–sot) – bashkëprezantuese

Në shtator 2019, Vokshi u martua në Tiranë me aktorin dhe regjisorin kosovar Besnik Krapi.[8] Ata kanë një familje me dy fëmijë.[9]

  1. "Jonida Vokshi feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo". Top Albania Radio. 10 prill 2017. Marrë më 22 gusht 2025.
  2. "Jonida Vokshi: Puna ime e re si pedagoge, studentët më duan". Panorama.al. 17 prill 2015. Marrë më 22 gusht 2025.
  3. "S'kanë të ndalur ndryshimet! Pas 10 vitesh, Jonida Vokshi largohet nga "Digitalb"". Koha Jonë. 11 gusht 2019. Marrë më 22 gusht 2025.
  4. "O sa mirë, seriali që thyen tabu". Top Channel. 13 dhjetor 2013. Marrë më 21 gusht 2025.[lidhje e vdekur]
  5. "Jonida Vokshi zbulon gjininë e fëmijës që pret". Lapsi.al. 28 mars 2020. Marrë më 22 gusht 2025.
  6. "Zyrtarisht, Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj prezantuesit e Festivalit të RTSH-së". TiranaPost. 6 nëntor 2020. Marrë më 22 gusht 2025.
  7. "Alaudin Hamiti tregon pse e zgjodhi Jonida Vokshin si bashkëprezantuese për BB VIP Kosova". Klan Kosova. 6 dhjetor 2022. Marrë më 21 gusht 2025.
  8. "FOTOT/ Elegante me fustanin e bardhë, Jonida Vokshi martohet në plazh me regjisorin kosovar". Gazeta Shqiptare. 14 shtator 2019. Marrë më 22 gusht 2025.
  9. "Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të dytë, Besniku ndan foto dhe zbulon emrin e veçantë të djalit". Newsbomb. 25 qershor 2023. Marrë më 22 gusht 2025.