Jonila Godole

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jonila Godole
U lind në30 shtator 1974
KombësiaShqiptare
ArsimiUniversiteti Goethe në Frankfurt Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë në Tiranë
ProfesioniPedagoge, Studiuese, Autore, Përkthyese, Aktiviste
TitulliDoktore e Shkencave
Nderimet"Dekoratë e Lartë e Nderit" nga Presidenti i Austrisë (2019) dhe "Kryqi Federal i Meritës" nga Presidenti i Gjermanisë (2022)

Jonila Godole (30 shtator 1974) është studiuese e shkencave të komunikimit, pedagoge prej vitit 2005 pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, shkrimtare, përkthyese e letërsisë gjermane. Prej vitit 2014, është themeluese dhe drejtore ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë[1] (IDMC).

Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jonila Godole studioi për gjuhë dhe letërsi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë (1993‒1997) dhe më pas për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin "Johann Wolfgang Goethe" në Frankfurt am Main, Gjermani (1999–2005).

Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medies në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që nga viti 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar më 2014 (Papirus). Dr. Godole është autore e dhjetëra artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të medieve dhe gazetarisë në vendet postkomuniste.

Aktiviteti profesional[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jonila Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e mirënjohur sidomos për intervistat me aktorët më të rëndësishëm politikë të kohës. Godole ka punuar si gazetare dhe editore për gazetat "Populli Po" (1993–1994), "Koha Jonë" (1994–1997), "ABC" (2005–2006), si edhe si korrespondente nga Gjermania për disa gazeta shqiptare (1997–2005).

Pas mbarimit të studimeve të larta në Frankfurt dhe kthimit në Tiranë në vitin 2005, filloi si pedagoge e brendshme pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës, ku është titullare e lëndëve "Zhanret mediatike", "Hyrje në komunikimin politik", "Analiza e produktit mediatik", "Media, shoqëria dhe ekonomia" dhe "Struktura dhe menaxhimi i redaksisë".

Godole, nga viti 2012, është koordinatore për Shqipërinë e dy projekteve ndërkombëtare shkencore: Worlds of Journalism Studies[2], nën drejtimin e nga Prof. Thomas Hanitzsch, LMU Mynih, dhe Journalism Students Across the Globe, nën drejtimin e Folker Hanusch (Austri) dhe Claudia Mellado (Kili).

Ajo e themeloi dhe e drejton IDMC-në nga viti 2014[1], një institucion partner i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, i cili ka në fokus angazhimin e të rinjve në politikat publike dhe nxitjen e reflektimit te ta përmes aktiviteteve ndërgjegjësuese për regjimin komunist dhe pasojat e tij.

Prej marsit 2018[3], Godole është zgjedhur nënkryetare e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKPK).

Në gusht 2021 u emërua në kryesinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë si Sekretare për të Përndjekurit Politikë.[4]

Aktiviteti letrar dhe artistik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jonila Godole njihet si shkrimtare, përkthyese dhe aktiviste kulturore. Ka botuar romanin "Puthja e Udhëheqësit" (Aleph: 2002), dhjetëra tregime në antologji dhe revista letrare, si edhe dramën "Njeriu i rërës"[5]. Drama ka pasur lexime skenike në Burgtheater Vjenë[6][7] (28.5.2010), Volkstheater Vjenë[8] (1.3.2014) dhe Nürnberg[9] (28.6.2015).

Godole është përkthyese e letërsisë gjermane, ku mund të veçohen autorët: Rainer M. Rilke (Duineser Elegien), Adelbert von Chamisso (Schlemihls wundersame Geschichte), Heinrich von Kleist (Die Marquise von O...), Robert Musil (Törleß), Thomas Bernhard (Die Macht der Gewohnheit; Der Italiener), Friedrich Dürrenmatt (Der Prozess um Esels Schatten), Julia Franck (Die Mittagsfrau), Arthur Schnitzler (Reigen), Werner Schwab (Die Präsidentinnen), Franz Lehar (Die lustige Witwe), si dhe tregime nga W. Köppen, M. Haushofer, apo poezi të autoreve bashkëkohore Daniela Danz dhe Andrea Grill.

Godole punon prej vitesh në përkthimin e veprës monumentale të autorit austriak Robert Musil, "Der Mann ohne Eigenschaften"[10] ("Burri pa cilësi").

Prej vitit 2013 është drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë[11] (TILF), që zhvillohet në Tiranë çdo dy vjet me shkrimtarë vendas dhe të huaj, me mbështetjen e Fondacionit Gjerman Allianzkulturstiftung dhe të Ministrisë së Kulturës. Pjesë e këtij projekti letrar është edhe aktiviteti i përvitshëm ndërgjegjësues #TiranaLexon.

Godole shërbeu si anëtare e bordit të Teatrit Kombëtar në vitet 2014–2018.

Vlerësimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për dramën "Njeriu i rërës", Jonila Godole në vitin 2010 fitoi konkursin e dramës të organizuar nga Ministria e Jashtme Austriake.

Për punën e saj si përkthyese u vlerësua me dy çmime të rëndësishme: Çmimin Kult 2011[12] për "Elegjitë Duine" nga R. M. Rilke dhe Çmimin e Përkthimit të Ministrisë së Arsimit, Artit dhe Kulturës në Austri (2013) për "Djaloshi Tërles" nga Robert Musil.

Më 16 dhjetor 2019, Godoles iu akordua "Dekorata e Lartë e Nderit" nga presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me motivacionin "si pedagoge dhe aktiviste të shoqërisë civile, por dhe si përkthyese dhe shkrimtare, duke i sjellë publikut shqiptar shumë vepra të autorëve austriakë, si Robert Musil, Rainer Maria Rilke, Thomas Bernhard, Arthur Schnitzler, Marlene Haushofer, Werner Schwab e të tjerë. Si shkrimtare, drama e Godoles 'Der Sandmann' ('Njeriu i Rërës') është nderuar me çmimin e parë nga Ministria e Jashtme austriake dhe PEN Club më 2010, dhe është vendosur ndër të tjera në skenat prestigjioze të Burgtheater dhe Volkstheater në Vjenë."[13]

Më 23 shkurt 2022, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i akordoi Godoles "Kryqin Federal të Meritës". Si motivacion, ambasadori gjerman Peter Zingraf përmendi: "Boshti që përshkon angazhimin e saj letrar, gazetaresk dhe honorifik është trajtimi i diktaturës komuniste të Hoxhës. Ajo u jep një platformë viktimave të dhunës politike dhe punon për rehabilitimin e tyre, vlerësimin e tyre dinjitoz nga shoqëria dhe ruajtjen e dëshmive nga dëshmitarë të kohës për brezat e ardhshëm. Ajo kujdeset që gjeneratat e reja në shkolla e universitete të merren me tematikën e tiranisë komuniste. Angazhimi i saj për një trajtim të sinqertë të të shkuarës vendos standarde për sa i përket këmbënguljes, kohëzgjatjes dhe intensitetit.”[14]

Publikime brenda dhe jashtë vendit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botime si autore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Gazetaria shqiptare në tranzicion. Aktorët, struktura dhe institucionet", Papirus, Tiranë, 2014.

Botime si bashkautore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fuga et al, Jonila Godole (editorë), "Media në demokratizim", Papirus, Tiranë, 2014.
  • Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj (editorë), "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 1: Represioni në periudhën e vetizolimit", Filara, Tiranë, 2017.[15]
  • Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj (editorë), "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 2: Jeta e përditshme në periudhën e vetizolimit", Filara, Tiranë, 2018.[16]
  • Idrit Idrizi, Jonila Godole, Fatmiroshe Xhemalaj (editorë), "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 3: Shkolla, rinia dhe "revolucioni ideologjik e kulturor" (1967–71)", Filara, Tiranë, 2020.[17]
  • Jonila Godole, Idrit Idrizi (editorë), "Mes apatisë dhe nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private e komunizmit në Shqipërinë e sotme", Gent Grafik, Tiranë, 2019.[18]
  • Jonila Godole, Kailey Rocker, Edlira Agolli (editore), "Manual mbi historinë gojore", Filara, Tiranë, 2018.[19]
  • Jonila Godole, Sonila Danaj (editore), "Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri"[20], West Print, Tiranë, 2015.

Artikuj (kapituj) studimorë të botuar jashtë vendit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Abit Hoxha, Jonila Godole & Kenneth Andresen, "New Roles for Media in the Western Balkans: A Study of Transitional Journalism", Journalism Studies, Vol. 18, 2017, 614‒628.[21]
  • Jonila Godole, "Qasja e studentëve të gazetarisë ndaj Marrëdhënieve Publike në Shqipëri", Thesis, Vol. 1, Prishtinë, 2017.
  • Jonila Godole & Matilda Karçanaj, "Albania: A Need for Dialogue with Media Outlets on Internships", V. Car, M. Radojkovic & M. Zlateva, eds., Requirements for Modern Journalism Education, Konrad-Adenauer-Stiftung Berlin & Sofia, Media Program South-East Europe, 2016 (fq. 11‒36).[22]
  • Jonila Godole, "Bashkëveprimi gazetar-pronar në kulturën e gazetarisë shqiptare", Thesis, Nr. 2, AAB University, Prishtinë, 2015 (fq. 391‒402)
  • Jonila Godole & Sonila Danaj, "Gender, Politics, and the New Media. A Women Parliamentarians Account", M. Raicheva – Stover & E. Ibroscheva eds., Women in Politics and Media. Perspectives from Nations in Transition. Bloomsbury, 2014 (fq. 199‒217).
  • Jonila Godole, "Kush quhet gazetar sot në Shqipëri?", Thesis, Nr. 1, Universiteti AAB, Prishtinë, 2013.

Artikuj (kapituj) studimorë të botuar brenda vendit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jonila Godole & Sonila Danaj, "Roli i gazetarëve në ridimensionimin e kujtesës kolektive në Shqipëri", Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri, (Godole / Danaj, editore), IDMC, Tiranë, 2015 (fq. 167‒180).
  • Jonila Godole, "Procesi i digjitalizimit dhe niveli i njohjes së tij nga stafi i medieve audiovizive", Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: Sfida, paradokse, shpresa, Botues AMA dhe DGK, Tiranë, 2015.
  • "Kultura e gazetarisë dhe praktikat e menaxhimit editorial në Shqipëri", kapitull në librin "Media në demokratizim" (Fuga et al. Godole, editorë), DGK dhe KAS, Papirus, Tiranë, 2014 (fq 11‒35).

Botime profesionale online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jonila Godole, "Media Situation and Media Outlets in Albania". Balkan Media: Media and Democracy in South-East Europe, 2017.[23]
  • Jonila Godole, "Country Report: Journalists in Albania". Worlds of Journalism Study, 22.12.2016.[24]
  • Jonila Godole, "Albanien: Deutschland als Musterland", studim mbi diktaturën dhe ballafaqimin me të në Shqipëri, botuar në edicionin online të BPB (Bundeszentrale für politische Bildung), 1 Gusht 2016.[25]
  • Jonila Godole & Matilda Karçanaj, Journalism Education in Albania, IDMC, Tirana, 2015.[26]
  • Professional Routine of the Albanian Journalist: A Look at a Day of Work, ISHM, Tiranë, 2013.[27]

Artikuj në medien shqiptare, 2015‒2017[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Jonila Godole, Europe Denounces Communism Crimes, But Our Resolution Sleeps in the Drawer. An Appeal!, Panorama Newspaper, 23.8.2017.[28]
  • Jonila Godole, Education as Hot Potatoes in the Electoral Campaign, Panorama Newspaper, 23.6.2017.[29]
  • Jonila Godole, Debate About Memory Beyond Kinostudio and Communist Films, Panorama Newspaper, 24.3.2017.[30]
  • Jonila Godole, Memory and Its Enemies, Panorama Newspaper, 20.12.2016.[31]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b [1] Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
  2. ^ [2] Worlds of Journalism Studies
  3. ^ [3][lidhje e vdekur] Vendim Nr. 24/2018: Për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri
  4. ^ "Kryesia". Partia Demokratike e Shqipërisë.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ [4] Jonila Godole: Drama në Shqipëri, një zanat burrëror
  6. ^ [5] Drama e Jonila Godoles ngjitet në Burgtheater
  7. ^ [6] "Ich habe ganz skandalöse Sachen geschrieben"
  8. ^ [7] "Die Besten aus dem Osten": Albanien
  9. ^ [8][lidhje e vdekur] Der Sandmann
  10. ^ [9] Jonila Godole – Stefan-Zweig-Stipendium 2014, Zweigheft 10
  11. ^ [10] Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, TILF
  12. ^ [11] Çmimi Kult 2011
  13. ^ "Vlerësohet me "Dekoratën e Lartë të Nderit" nga Presidenti i Austrisë pedagogia dhe përkthyesja Jonila Godole". Panorama.al. 17 dhjetor 2019. Marrë më 17 dhjetor 2019.
  14. ^ Prifti, Juli. "Dekorata "Kryqi Federal i Meritës" për Jonila Godolen". Agjencia Telegrafike Shqiptare. Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2022. Marrë më 24 shkurt 2022.
  15. ^ "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 1: Represioni në periudhën e vetizolimit". Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  16. ^ "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 2: Jeta e përditshme në periudhën e vetizolimit". Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  17. ^ "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore 3: Shkolla, rinia dhe "revolucioni ideologjik e kulturor" (1967–71)". Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  18. ^ "Mes apatisë dhe nostalgjisë: Kujtesa publike dhe private e komunizmit në Shqipërinë e sotme". Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  19. ^ "Manual mbi historinë gojore". Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  20. ^ [12][lidhje e vdekur] Transformimi i medies dhe kujtesa kolektive në Shqipëri
  21. ^ [13] New Roles for Media in the Western Balkans: A Study of Transitional Journalism. Journalism Studies
  22. ^ [14] Albania: A Need for Dialogue with Media Outlets on Internships. Requirements for Modern Journalism Education
  23. ^ [15] Media Situation and Media Outlets in Albania. Balkan Media: Media and Democracy in South-East Europe
  24. ^ [16] Country Report: Journalists in Albania. Worlds of Journalism Study
  25. ^ [17] Albanien: Deutschland als Musterland
  26. ^ [18][lidhje e vdekur] Journalism Education in Albania
  27. ^ [19] Arkivuar 15 korrik 2016 tek Wayback Machine Professional Routine of the Albanian Journalist: A Look at a Day of Work
  28. ^ [20] Europe Denounces Communism Crimes, But Our Resolution Sleeps in the Drawer. An Appeal!
  29. ^ [21] Education as Hot Potatoes in the Electoral Campaign
  30. ^ [22] Debate About Memory Beyond Kinostudio and Communist Films
  31. ^ [23] Memory and Its Enemies