Jora Hodo
Jora Hodo | |
|---|---|
| Shtetësia | Shqiptare |
| Arsimi | Balet klasik |
| Profesioni | Balerinë |
Jora Hodo është një balerinë profesioniste shqiptare e specializuar në balet klasik, kërcim bashkëkohor dhe shfaqje muzikore. [1]
Ajo ka qenë pjesë e shumë produksioneve në Shqipëri, përfshirë Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit [2], si edhe spektakle televizive si: Dancing with the Stars Albania, Portokalli dhe Fiks Fare.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jora e nisi karrierën e saj në vitin 2015, kur ajo u bë pjesë e trupës stë baletit në spektaklin televiziv Dance with Me [3] në Televizionin Klan. Pas këtij debutimi, ajo mori pjesë rregullisht në skenën shqiptare të baletit dhe vallëzimit në projekte televizive, teatri dhe shfaqje muzikore.
Në vitin 2016, ajo ishte pjesë e trupës së Top Channel TV, ku performoi në spektakle: si Portokalli, The Voice of Albania, etj. [4]
Në vitin 2017, Hodo ishte balerinë në operën Peshkatarët e Perlave në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ndërsa në 2018-ën, interpretoi tek Liqeni i mjellmave në të njëjtin teatër.
Në vitin 2020 u bë pjesë e trupës profesionale të baletit të Top Channel TV, ku për dy vite performoi si kërcimtare në programet Portokalli dhe Fiks Fare. [4] Në vitin 2022 dhe 2023, mori pjesë në dy edicionet e spektaklit Dancing with the Stars Albania, si kërcimtare profesioniste.[5]
Shfaqje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dance with Me
- Portokalli
- The Voice of Albania
- Top Awards Albania
- Peshkatarët e Perlave (Pearl Fishers) – Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Liqeni i mjellmave (Swan Lake) – Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
- Dancing with the Stars Albania
- Fiks Fare
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Rrëfehet Jora Hodo: Sfida ime e madhe, larg familjes dhe dashurisë". Gazeta shqiptare. 24 tetor 2018.
- ↑ "Jora Hodo: Jam e zhgënjyer nga baleti klasik".
- ↑ "Dance with me Albania - Xheni Karaj dhe Jora "E dehun jam"". Youtube.
- 1 2 "Përzgjidhen dy velinat e reja, kush janë bukuroshet e "Fiks Fare"". gazeta shqip. 28 korrik 2020.
- ↑ "Renditja e 10 çifteve, kryeson Arditi dhe Jora| Nata e gjashtë | Dancing With The Stars". Top Channel.tv. 12 nëntor 2022.