José Callejón

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jose Maria Callejon
Callejon Napoli.jpg
Callejón duke luajtur për Napoli
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJose Callejon
Datëlindja (1987-02-11) 11 Shkurt 1987 (36 vjeç)
VendlindjaMotril, Spanjë
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor/Sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Napoli
Numri7
Karriera me të rinjtë
Costa Tropical
2002–2006Real Madrid
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Real Madrid C
2007–2008Real Madrid B41(21)
2008–2011Espanyol97(10)
2011–2013Real Madrid55(8)
2013–Napoli136(41)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Spanjë U214(1)
2014–Spanjë5(0)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 18 shkurt 2017

José María Callejón Bueno (lindur më 11 shkurt 1987) është një futbollist spanjoll i cili luan me skuadrën italiane NapoliSerie A dhe me kombëtaren spanjolle si sulmues.

Vëllai i tij binjak Juanmi është gjithashtu futbollist dhe luan për Club BolívarBolivi. Ata të dy janë produkte të akademisë së Real Madrid dhe bashkë kanë luajtur me Castillan.[1]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

José Callejón është një produkut si akadesimë së Real Madrid.[2] Ai debutoi për Real Madrid Castilla në maj 2007. Ai gjithashtu luajti katër ndeshje dhe shënoi një gol.

Në sezonin 2007–08 në Segunda División B, Callejón luajti 37 ndeshje dhe shënoi 21 gola duke u shpallur golashënuesi më i mirë i klubit të tij.

Espanyol[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në përfundim të sezonit 2007–08, Callejón dhe vëllai i tij Juanmi firmosen sëbashku për RCD Espanyol.[3][4] Ata firmosën një kontratë katër vjeçare. Callejón debutoi në La Liga më 20 shtator 2008 duke hyrë si zëvëndësim në barazimin 1–1 kundër Getafe CF.

Ai shënoi golin e tij të parë me Espanyol kundër RCD Mallorca në barazimin 3–3 në shtëpi. Ai vazhdoi të jetë titullar i padiskutueshëmë nën drejtimin e trajnerit Mauricio Pochettino në sezonet e tjera, duke luajtur më shumë si anësor.

Më 15 janar 2011, Callejón shënoi dy gola në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Seviljes.[5] Ai humbi vetëm një ndeshje në ligë dhe e përfundoi atë me gjashtë gola duke kontibuar për Pericos që ta përfundonin sezonin në pozicionin e dhjetë komod.

Rikthimi në Real Madrid[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 maj 2011, Callejón firmosi një kontratë pesë vjeçare me Real Madrid. Më 1 korrik 2011 u raportua se Callejón u ble nga Reali për 5.5 milion .[6] Më 16 korrik 2011, Callejón luajti ndeshjen e tij të parë me Real Madridin në ndeshjen miqësore të fituar 4–1 nga Real Madrid kundër Los Angeles Galaxy, ku Callejón shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 30.[7]

Më 2 tetor 2011, Callejón shënoi golin e tij të parë zyrtar për Real Madrid kundër ish-skuadrës së tij RCD Espanyol pas assistit të Cristiano Ronaldos. Ai nuk e festoi golin që shënoi për respekt të ish–skuadrës së tij ku luajti tre sezone.[8]

Duke përfituar nga fakti që Real Madrid ishte kualifikuar për në raundet me eleminim direkt në Ligën e Kampioneve, José Mourinho i dha mundësi atij që të luante në fazën e grupeve. Ai e konfirmoi besimin e portugezit pas dy golave të shënuar në fitoren 6–2 kundër Dinamo Zagreb.[9] Ai gjithashtu shënoi dy gola të tjerë kundër AFC Ajax.[10]

Duke luajtur si titullar, Callejón vazhdoi të bënte ndeshje shumë të mira dhe vazhdoi të shënonte. Më 17 dhjetor 2011, Callejón shënoi një gol në fitoren 6–2 të Los Blancos kundër Seviljes.[11]Copa del Rey, Callejón shënoi tre gola: një jasht shtëpisë dhe dy në shtëpi.[12][13]

Më 14 janar 2012, Callejón shënoi golin e fitores kundër RCD Mallorca në minutën e 84 në fitoren 2–1 të Real Madrid.[14] Në ndeshje të tjera, Callejón shënoi në fitoren 4–1 kundër Athletic BilbaoSantiago Bernabeu.[15]

Napoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 9 korrik 2013, Napoli lajmëroi se kishte arritur marrëveshjen me Real Madrid për të blerë José Callejón për 9 milion .[16][17] Dy ditë më vonë u konfirmua se Callejón kishte firmosur një kontratë katër vjeçare.[18] Ai bëri debutimin e tij më 25 gusht 2013 në javën e parë të Serie A, ku shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Bolonjës. Më 1 shtator 2013, ai shënoi një gol të rëndërishëm për të ndihmuar skuadrën të fitonte me rezultatin 2–4 kundër Chievo Veronës.

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Callejón bëri debutimin e tij për kombetaren nën-21 të Spanjës më 25 mars 2008 kundër Kazakistanit për kualfikueset e UEFA Euro 2009. Ai hyri në minutën e 46 pasi zëvëndësoi Bojan Krkić dhe arriti të shënonte një gol në fitoren 5–0. Gjithsej Callejón ka luajtur katër ndeshje dhe ka shënuar një gol.[19]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 25 gusht 2013

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista Ndeshje Gola Assista
Real Madrid B 2006–07 4 0 4 0
2007–08 37 21 37 21
Total 41 21 41 21
Espanyol 2008–09 24 2 0 6 2 0 0 0 0 30 4 0
2009–10 36 2 4 1 0 0 0 0 0 37 2 4
2010–11 37 6 7 2 0 0 0 0 0 39 6 7
Total 97 10 11 9 2 0 0 0 0 106 12 11
Real Madrid 2011–12 25 5 0 6 3 2 5 5 0 36 13 2
2012–13 29 3 4 7 2 0 4 2 0 40 7 4
Total 54 8 4 13 5 2 9 7 0 76 20 6
Napoli 2013–14 2 2 0 0 0 0 0 0 0 2 2 0
Total 2 2 0 0 0 0 0 0 0 2 2 0
Karriera në total 194 41 15 22 7 2 9 7 0 225 55 17

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 17 nëntor 2018[20]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Spanja 2014 2 0
2015 0 0
2016 1 0
2017 2 0
Gjithsej 5 0

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Real Madrid

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Los gemelos Callejón, hermanos pero rivales en el terreno de juego" [binjakët Callejón, vëllezër por rivalë në fushë]. Join Futbol (në spanjisht). 22 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  2. ^ "Castilla 2–1 Málaga" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 5 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2012. Marrë më 21 qershor 2008.
  3. ^ "Real Madrid and Espanyol reach an agreement for the transfer of Castilla's José Callejón" (në spanjisht). Real Madrid C.F. 20 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2008. Marrë më 20 qershor 2008.
  4. ^ "Espanyol sign Real Madrid B striker Callejón" (në anglisht). Reuters. 18 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2012. Marrë më 18 qershor 2008.
  5. ^ "Callejon nets brace" [Callejon shënon dopiet] (në anglisht). ESPN FC. 15 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2011. Marrë më 1 mars 2011.
  6. ^ Jose Callejon to play for Real Madrid Arkivuar 26 maj 2011 tek Wayback Machine; Uebfaqja zyrtare e Real Madrid, 23 May 2011
  7. ^ LA Galaxy 1–4 Real Madrid Arkivuar 20 korrik 2011 tek Wayback Machine; Major League Soccer, 16 korrik 2011
  8. ^ Higuain gives Mourinho plenty to ponder Arkivuar 5 tetor 2011 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 2 tetor 2011
  9. ^ Perfect Madrid put six past Dinamo; UEFA.com, 22 nëntor 2011
  10. ^ Ajax shattered as Madrid complete perfect set; UEFA.com, 7 dhjetor 2011
  11. ^ Real rout Sevilla Arkivuar 22 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 17 dhjetor 2011
  12. ^ Un chupito revitalizante (Invigorating shot); Marca, 13 dhjetor 2011 (Spanjisht)
  13. ^ El Madrid ficha hacia octavos (Madrid signs last-16); Marca, 20 dhjetor 2011 (Spanjisht)
  14. ^ Real survive scare to go clear Arkivuar 14 korrik 2012 tek Archive.today; ESPN Soccernet, 14 January 2012
  15. ^ Real Madrid spot on Arkivuar 28 janar 2012 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 22 janar 2012
  16. ^ "Real Madrid attacker Callejon set to join Napoli" [Sulmuesi i Real Madrid gati për tju bashkuar Napolit] (në anglisht). Goal.com. 9 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  17. ^ "Visite mediche per l'attaccante spagnolo" [Vizitat mjeksore për sulmuesin spanjoll] (në italisht). S.S.C. Napoli. 10 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2013. Marrë më 10 korrik 2013.
  18. ^ "Napoli snap up Callejon" [Napoli rrëmben Callejon] (në anglisht). Goal.com. 11 korrik 2013. Marrë më 13 korrik 2013.
  19. ^ "UEFA European U-21 C'ship – Match Report – Spain 5 – 0 Kazakhstan" [UEFA Kampionati Evropian nën-21 - Raporti i ndeshjes - Spanjë 5-0 Kazakistani] (në anglisht). UEFA. 25 mars 2008. Marrë më 20 qershor 2008.
  20. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "José Callejón" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 27 janar 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]