Shko te përmbajtja

José Santamaría

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
José Emilio Santamaría
Të dhënat vetjake
Emri i plotë José Emilio Santamaría Iglesias
Data e lindjes 31 korrik 1929 (97 vjeç)
Vëndi i lindjes Montevideo, Uruguaji
Gjatësia 1.79 m (5 ft 10 in)
Pozicioni Qëndër-mbrojtës
Karriera me të rinjtë
Pocito
Karriera me klube*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1948–1957 Nacional
1957–1966 Real Madrid 227 (2)
Karriera ndërkombëtare
1952–1957 Uruguaji 20 (0)
1958–1962 Spanja 16 (0)
Karriera si trajner
1968–1971 Spanja (të rinjtë / olimpike)
1971–1977 Español
1978–1980 Spanja U21
1980–1982 Spanja
* Club domestic league appearances and goals

José Emilio Santamaría Iglesias (lindur më 31 korrik 1929) është një ish futbollist që ka luajtur si qëndër mbrojtës dhe trajner.

Ai ka luajtur një karrierë 18 vjeçare me Nacional dhe Real Madrid, duke fituar 17 tituj të mëdhenj me të dy klubet, duke përfshirë katër Kupa Europiane me Los Blancos.

Lindur në Uruguaji, Santamaría ka përfaqsuar Uruguajin dhe Spanjën. Ai pas tërheqjes nga futbolli ka pasur edhe një karrierë si trajner, që përfshin drejtimin prej dy vitesh të kombëtares spanjolle.

Lindur në Montevideo nga prindër spanjollë, Santamaría luajti për klubin lokal të vendit të tij Nacional, duke fituar pesë kampionate kombëtarë gjatë qëndrimit. Në vitin 1957, 28 vjeçari ndryshoi skuadër, duke firmosur me Real Madrid ku qëndroi deri në fund të karrierë së tij.

sezonin e tij të parë me Merengues, Santamaría kontriboi me 34 paraqitje në La Liga dhe Kupën Europiane sëbashku, të dy të mbyllur me fitore. Ai vazhdoi të shtonte në koleksionin e tij edhe dhjetë tituj të mëdhenj duke luajtur në shumicën e këtyre kompedicionëve si lojtar titullar.

Duke pasur pseudonimin The Wall (Muri) për shkak të aftësive të tij në mbrojtje, Santamaría u tërhoq nga futboll në fund të sezonit 1965–66 në moshën 39 vjeçare, duke luajtur dy ndeshje në atë sezon të Kupës Europiane (kundër Feyenoord dhe Kilmarnock). Ai luajti gjithsej 337 ndeshje zyrtare me klubin.[1]

Santamaría u vendos si trajneri i Español në verën e vitit 1971, duke qënë eksperienca e tij e parë si trajner. Ai udhëhoqi Katalanasit që në dy raste e përfunduan sezonin në mes të katër më të mirëve gjatë qëndrimit të tij gjashtë vjeçarë, përfshirë një vend të tretë në sezonin 1972–73 vetëm tre pikë larg kampionëve të Atlético Madrid.[2] Ai më pas u shkarkua më 21 dhjetor 1977 pas humbjes 4–0 në transfertë kundër Racing de Santander.[3]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Santamaría në fillim u thirr nga Uruguai për të luajtur në Kupën e Botës 1950 si sulmues i brëndshëm, por kjo kërkesë u refuzua nga klubi i tij për shkak se pozicioni i Santamaría ishte mbrojtës. Megjithatë, katër vjet më vonë, ai ishte pjesë e skuadrës që luajti në Kupën e Botës 1954 në Zvicër, duke ndihmuar skuadrën ta mbyllte turneun në vendin e katërt. Ai zhvilloi gjithsej 20 ndeshje me Uruguain.[4]

Santamaría filloi duke përfaqsuar Spanjën nga viti 1958, duke debutuar me skuadrën më 15 tetor në fitoren 6–2 kundër Irlandës së Veriut në një miqësore të luajtur në Madrid. Ai u përfshi nga kombëtarja e tij e dytë në Kupën e Botës 1962, duke luajtur në humbjet 1–0 kundër Jugosllavisë dhe Mekiskës, me Spanjën që u eleminua në fazën e grupeve.

Pasi punoi me nivelet e të rinjëve dhe më pas me ekipin nën-21, Santamaría ishte trajner i kombëtares së parë në Kupën e Botës 1982 që luhej në Spanjë.[5] Spanja kaloi me sukses fazën e grupeve duke e mbyllur në vendin e dytë me 3 pikë, por u eleminua në raundin e dytë; kjo solli edhe dorëheqjen e tij nga ekipi kombëtar.[6]

Nacional
Real Madrid
Çmime personale
  1. "Real Madrid biography" (në anglisht). Real Madrid C.F. Marrë më 12 qershor 2012.
  2. "José Emilio Santamaría, entrenador del Espanyol de los "cinco delfines"" (në spanjisht). Vavel. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2012. Marrë më 12 qershor 2012.
  3. "Santamaría, cesado en el Español" (në spanjisht). El País. 21 dhjetor 1977. Marrë më 12 qershor 2012.
  4. "José Emilio Santamaría – International Appearances" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 12 qershor 2012.
  5. "Santamaría ya prepara sus planes de trabajo de cara al Mundial-82" (në spanjisht). El País. 15 qershor 1980. Marrë më 12 qershor 2012.
  6. "Santamaría deja el fútbol para dedicarse a los negocios" (në spanjisht). El País. 9 nëntor 1982. Marrë më 12 qershor 2012.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]