Josif Minga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Josif Minga është një kompozitor shqiptar.

Josif Minga ka lindur në Korçë më 13 prill 1954 . Mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme, duke shfaqur njëkohësisht prirje për muzikën. Kontaktet e para ishin nëpërmjet instrumentit të fizarmonikës dhe më pas me krijimtarinë muzikore. Më 1976 mbaron Institutin e Lartë të Arteve në degët teori dhe kompozicion me prof. Çesk Zadeja. Më pas, për 13 vjet punon si pedagog në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë, duke dhënë mësim në lëndët harmoni, orkestracion e solfezh.

Në vitet 1987 –1993 punon si kompozitor në profesion të lirë.

Ka kryer specializime në Itali, Angli, Belgjikë, etj. Në opusin e tij krijues renditen vepra të gjinive të ndryshme: muzikë vokale, orkestrale, instrumentale, muzikë filmi, teatri dhe një numër i madh këngësh të muzikës së lehtë. Gjithashtu, opereta për fëmijë “Ditë gëzimi”, opera “Liceistët” si dhe “Tema me variacione” për oboe dhe orkestër, ekzekutuar në Tiranë, Prishtinë, Itali dhe Suedi.

Josif Minga ka përpunuar rreth 120 këngë qytetare dhe popullore shqiptare. Për aktivitetin dhe kontributin e vet është vlerësuar me çmime dhe medalje të ndryshme.

Albumi me korale accapella është një përmbledhje me korale accapella të punuara gjatë 30 vjetëve dhe të interpretuara në vende të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë.