Josif Pashko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Josif Pashko
Ministër i Kontrollit të Shtetit
6 shtator, 1951 – 9 prill, 1952
Paraardhësi: Manush Myftiu; ad interim Mehmet Shehu
Pasardhësi: Maqo Çomo
Ministër i Ndërtimit dhe Komunikacionit (mbas qershorit të 1955, vetëm e Ndërtimit)
20 korrik, 1954 – 5 shtator, 1963
Paraardhësi: Gogo Nushi (Ministër i Tregtisë dhe Komunikacionit; Ndërtimi nuk ka pasë)
Pasardhësi: Shinasi Dragoti
Të dhënat personale
Lindi më: 25 maj 1918
Lindi në: Vodicë, Principata e Shqipërisë
Vdiq më: 5 shtator 1963
Vdiq në: Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: arsimtar
Fëmijë Gramoz Pashko


Josif Pashko (Vodicë, 25 maj 1918 - Tiranë, 5 shtator 1963) ka qenë partizan, zv/prokuror, zv/ministër dhe ministër i shtetit shqiptar.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind në Vodicë të Kolonjës i biri i Pais Vodicës[1] më 25 maj 1918. Kreu Normalen e Elbasanit.[2] Në kujtimet e ish-ministrit Pandi Kristo përmendet si anëtar i bërthamës së Grupit të KorçësErsekë në vitet '30.[3]

Më 1938 - 1941 punoi si mësues në Rehovë dhe Starje në krahinën e vendlindjes.[2] I shkruante Inspektorisë së Arsimit në Korçë më 14 qershor 1939 se do të ishte besnik i regjimit fashist. U arrestua në gusht të 1941, por u lirua për mungesë provash. Komisari i jashtëzakonshëm në Korçë, Zef Kadarja, shkruante më 7 gusht 1941 se kur grekët pushtuan Shqipërinë "Josifi u tregua një grekofil i flaktë, aq sa u regjistrua në një kurs gjuhe në Korçë. Ai u tregoi grekëve emrat e personave që kishin luftuar kundër tyre." Të gjithë të kallëzuarit u internuan në Greqi. Për këtë arsye, Pashko, që cilësohej grekoman si familje, u lirua nga detyra e mësuesit.[4] Në maj të 1942 u pranua në Partinë Komuniste.

Qe komisar politik i batalionit "Hakmarrja", më pas zëvendëskomisar i Brigadës së 4-t dhe shef politik i Divizionit të 2-të. Më 1944 - 1946 punoi në strukturat e larta të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit. Më 1946 - 1950 qe zëvendësprokuror i përgjithshëm.[2] Më 1950 u zgjodh deputet i rrethi të Ersekës.[5]

Më 1950 - 1951 u caktua zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Më 1952 - 1953 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Më 1951 deri më 1952 qe ministër i Kontrollit të Shtetit, më 1952 - 1954 sekretar i Komitetit Qendror të PP-së. Më 1954 - 1956 pati portofolin e ministrit të Ndërtimit dhe Komunikacionit dhe më 1956 atë të ministrit të ndërtimit deri kur vdiq më 1963, kur dhe u zëvendësua nga Shinasi Dragoti.[2]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Çako, Alfred (2012). 90-vjetori i autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Tiranë: Gazeta shqiptare. - Nr. 5780. f. 22. 
  2. ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 203.  9789994356225. 
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. f. 97.  9789928106384. 
  4. ^ Dervishi 2016, p. 180.
  5. ^ Ligjvënësit Shqiptarë 1920-2005, Tiranë 2005. (PDF-Format në shqip).