Shko te përmbajtja

Joviani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Joviani
Monedhë që paraqet një burrë me diademë, drejtuar djathtas
Monedhë e Jovianit
Perandor romak
Reign27 qershor 363 – 17 shkurt 364
PredecessorJuliani
SuccessorValentiniani I (Perëndimor)
Valensi (Lindor)
Born331
Singidunumi, Moesia Superior, Perandoria Romake
Died17 shkurt 364 (33 vjeç)
Dadastana, Anatoli, Perandoria Romake
Burial
Kisha e Apostujve të Shenjtë, Kostandinopojë
SpouseHarito
IssueVarroniani
një tjetër djalë
Names
Flavius Jovianus[a]
FatherVarroniani
ReligionKrishtërimi Nikenas

Joviani (Jovianus; Ἰοβιανός Iobianós; (Flavius Jovianus; 331 - 17 shkurt 364) ishte perandor romak me prejardhje ilire nga qershori i vitit 363 deri në shkurt të vitit 364. Si pjesë e truprojës perandorake, ai shoqëroi Julianin në fushatën e tij kundër Perandorisë Sasanide. Juliani u vra në betejë dhe ushtria e lodhur dhe keqfurnizuar e shpalli Jovianin pasues. I paaftë për të kapërcyer Tigrin, Joviani bëri paqe me sasanidët me kushte poshtëruese. Ai e kaloi pjesën e mbetur të mbretërimit të tij shtatë mujor duke udhëtuar për tu kthyer në Kostandinopojë. Pas mbërritjes së tij në Edesa, Joviani u thirr nga peshkopët mbi çështje doktrinore në lidhje me Krishtërimin. Ai do të vdiste në Dadastana, pa mundur të mbërrinte dot në në kryeqytet.

Nga pasuesit e Jovianit Valentiniani I dhe Valensi deri në rënien e Perandorisë Romake Perëndimore, të gjitha administratat pasuese përfshinë bashkë-perandorë që qeverisnin një territor të ndarë në juridiksione Lindore dhe Perëndimore. Joviani, për rrjedhojë, qe perandori i fundit që sundoi të gjithë perandorinë gjatë gjithë mbretërimit të tij.[b]

Jeta e heshme dhe ngjitja në fron

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[[Skeda:Solidus of Jovian.jpg|parapamje|majtas|372px|Monedhë e Jovianit, ku shënohet {{smallcaps|d‧n‧iovianus p‧f‧aug‧]] Joviani lindi në Singidunum (sot Beogradi në Serbi) në vitin 331 pas Krishtit, i biri i Varronianit,[3] komandanti i truprojave perandorake (comes domesticorum) të Konstancit II. Ai gjithashtu u bashkua me rojet dhe në këtë cilësi në vitin 361, shoqëroi eshtrat e Konstancit në Kishën e Apostujve të Shenjtë.[4] Joviani ishte i martuar me Haritën dhe kishin dy djem, Varroniani dhe një tjetër, emri i të cilit nuk njihet.[5]

Si pjesë e truprojës perandorake, ai shoqëroi perandorin Julian në fushatën e tij kundër Shapurit II të Perandorisë Sasanide. Në Betejën e Samarës, një përleshje e vogël por vendimtare, Juliani u plagos për vdekje.[6] Amian Marcelini raporton se perandori duke vdekur refuzoi të jepte emrin e pasuesit të tij, i friksuar se ai ose mund të nënvlerësonte një kandidat të vlefshëm, ose ta vendoste atë në rrezik nga lufta për pushtet e fisnikërisë.[7] Juliani vdiq më 26 qershor 363.[8] Ditën pasuese, ushtria ia ofroi fronin Saturnius Secundus Salustusit, prefekti pretorian i Lindjes, i cili e refuzoi atë. Në vend të tij dhe pavarësisht rikthimit të paganizmit nga Juliani, ushtria zgjodhi Jovianin e krishterë, oficer i lartë i Scholae, si perandor.[9][10]

Perandorët romakë Juliani, Joviani, Valensi, Graciani, Valentiniani I dhe Teodosi I, miniaturë e kronikës së Konstantin Manases, shek. XII

Në mëngjesin e shpalljes së tij perandor, Jovaiani rinisi tërheqjen e nisur nga Juliani.[9] Megjithëse e ngacmuar nga sasanidët ushtria arriti deri në qytetin e Duras, në brigjet e Tigrisit. Me ushtrinë e rraskapitur dhe rezerva të pakta nuk mundëte ta kalonte Tigrisin, për të mbërritur në tokën romake në bregun perëndimor, kështu që u detyrua të kërkonte paqe me kushte poshtëruese me sasanidët.[11] Në shkëmbim për një tërheqje paqësore drejtë territorit të tij, ai pranoi një armëpushtim tridhjetë-vjeçar,[12] një tërheqje nga pesë provinca romake, Arzamena, Moxoeona, Azbdicena, Rehimena dhe Korduena, si dhe lejimin e sanidëve të pushtonin fortesat e Nisibisit, Kastra Maurorum dhe Singarës.[11] Romakët do të dorëzonin edhe interesat e tyre në Mbretërinë e Armenisë te sasanidët.[13] Mbreti i Armenisë, Arsaci II (Arshaku II), nuk duhet të priste ndihmë nga Perandoria Romake. Traktati u pa gjerësisht si një fatkeqësi.[14]

Pasi kapërceu Tigrisin, Joviani dërgoi një përfaqësues në Perëndim për të shpallur ngjitjen e tij.[15] Me traktatin e nënshkruar, Joviani dhe ushtria e tij marshuan drejtë Nisibisit. Popullsia e Nisibisit, e shkatërruar nga lajmi që qyteti i tyre do ti jepej sasanidëve, u ishte dhënë tre ditë kohë për tu larguar.[11]

Në shtator 363, Joviani mbërriti në Edesa, ku nxori dy edikte. I pari, një kufizim mbi largësinë që një ushtar mund të dërgohej, do të tregonte fundin e luftës me Persinë Sasanide. I dyti ishte rikthimi i pronave të res privata në financat perandorake duke pasuar përfshirjen e tyre nga Juliani në tempujt pagan.[12]

Pas mbërritjes së tij në Edesa, Joviani u lut nga peshkopët për çështje doktrinore në lidhje me Krishtërimin dhe deri në shtator të vitit 363, ai kishte rivendosur Krishterimin si fe shtetërore. Mbërritja e Jovianit në Antioki në tetor 363, u përballë me një popullsi të zemëruar.[16] I përballur me grafite fyese pa autorë përgjatë qytetit, ai urdhëroi djegien e Bibliotekës së Antiokisë.[c][17] Joviani u largua nga Antiokia në nëntor 363,[d] duke u drejtuar për në Kostandinopojë.[19]

Nga dhjetori 363, Joviani ishte në Ankyra, duke shpallur djalin e tij të mitur, Varronianin, konsull.[20] Ndërsa ishte në rrugë nga aty për në Kostandinopojë ai u gjet i vdekur në tendën e tij në Dadastana, midis Ankyrës dhe Nikesë,[21], më 17 shkurt 364.[e][22][23][24] Vdekja e tij, e cila koloi e pahetuar,[18] me gjasa ishte rrjedhojë e mbytjes nga tymrat helmues që dilnin nga një mangall i dhomës së gjumit me muret e sapo lyera.[10][20][25][f] Joviani vdiq në moshën 33 vjeçare dhe varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë në Kostandinopojë,[26][27] në një sarkofag porfiri.[g][28] Ai mbretëroi vetëm tetë muaj dhe u pasua nga dy vëllezërit e tij, Valentiniani I dhe Valensi, të cilët në vijim e ndanë perandorinë mes tyre.[29]

Duke pasuar vdekjen e Jovianit, Valentiniani dhe Valensi larguan çdo kërcënim për pozicionin e tyre. Djali i Jovianit Varroniani u verbua për të siguruar që ai nuk do ta trashëgonte kurrë fronin. Sipas Joan Gojartit, gruaja e Jovianit Harito jetoi me frikë për gjithë jetën e saj të mbetur.[30]

Rikthimi i Krishtërimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Odesa Joviani u takua nga një grup peshkopësh, duke përfshirë Athanasin,[h][31] i cili sapo ishte kthyer nga ekzili. Peshkopët gjysmë-arianë morën një përshëndetje të vakët, ndërsa Athanasi i dërgoi një letër Jovianit duke këmbëngulur mbi Besojmën e Nikesë dhe refuzimin e Arianizmit.[32] Athanasi u rikthye në detyrat e tij peshkopale[33] dhe u lejua ta shoqëronte Jovianin për në Antioki.[34]

Me të mbërritur në qytet, Joviani mori një letër nga Sinodi i Antiokisë, që e luste për rikthimin e Meletiusit si peshkop.[35] Nga shtatori 363, Joviani e ktheu labarumin (Chi-Rho) si flamur të ushtrisë.[36] dhe revokoi ediktet e Julianit kundër të krishterëve, por nuk mbylli ndonjë tempull pagan.[i][18][37] Ai nxori një edikt tolerance, për të ndikuar që subjektet e tij të mund ta gëzonin plotësisht lirinë e ndërgjegjes,[38] por ndalonte magjinë dhe orakujt.[39] Megjithë mbështetjen e doktrinave nikenase, ai nuk kaloi ndonjë edikt kundër arianëve. Filostorg'ju, një historian e kishës ariane, pohonte se perandori Jovian i riktheu kishat në përdorimin e tyre origjinal dhe i çliroi ato nga të gjitha përndjekjet e shkaktuara ndaj tyre nga Julian Apostati.[29]

  1. Joviani mund të ketë adoptuar nomen "Flavius" në një përpjekje për të pretenduar prejardhjen nga Dinastia e Konstandinit. Emri dëshmohet vetën në pak mbishkrime. Njëri në veçanti e quan atë "Flavius Claudius Iovianus",[1] megjithëse kjo mund të jetë një ngatërrim me paraardhësin e tij, Flavius Claudius Iulianus. Nga kjo pikë e në vijim emri "Flavius" filloi të përdorej si një shënjues statusi sesa një emër personal.[2]
  2. Juliani (361363) sundoi 1 vit e ½, ndërsa Konstansi II (353361) sundoi vetëm për 8 vjetë. Konstantini I (324337) sundoi i vetëm për 13 vjetë, sundimi i vetëm më i gjatë që nga Aleksandër Severi (222235). Pas Jovianit, Valentiniani I sundoi një muaj i vetëm, ndërsa Teodosi 4 muaj.
  3. Enapiusi pohon se Joviani u nxit nga gruaja e tij për të djegur bibliotekën e Antiokisë. Amian Marcelini, Zonara dhe Filostorigiu nuk e përmendin djegien e bibliotekës gjatë qëndrimit të Jovianit.
  4. Curran pohon se Joviani u largua nga Antiokia në fundin e tetorit 363[18].
  5. Sokrates jep datën 17 shkurt, ndërsa Consularia Constantinopolitana jep 19 nëntorin. Shumica e studiuesve pranojnë datën e Sokratesit.
  6. Amian Marcelini sugjeron se vdekja e tij erdhi si pasojë e zënies së frymës nga dikush.
  7. Ky sarkofag u përshkrua në shekullin e X nga Kostandini VII Purpurogjeniti në veprën e tij De Cerimoniis.
  8. Rufini i Akuilesë pohon se Athanasi u thirr nga Joviani.
  9. Curran citon Historia Acephala për pretendimin se Joviani e bëri Krishtërimin fenë zyrtare të perandorisë, por Salzman tregon se njoftimi është i gabuar.
  1. Drijvers 2022, f. 28.
  2. Cameron 1988.
  3. Jones, Martindale & Morris 2001, f. 461.
  4. Heather 1999, f. 94.
  5. Drijvers 2018, f. 234.
  6. Carran 1998, f. 76.
  7. Amian Marcelini (1939–1950). "Book XXV, kapitulli 3, seksioni 20". përmbledhur nga J. C. Roffe (red.). Rerum gestarum libri XXXI (në latinisht dhe anglisht). Loeb Classical Library. fq. 300–331.
  8. Browning 1976, f. 243.
  9. 1 2 Curran 1998, f. 78.
  10. 1 2 Treadgold 1997, f. 62.
  11. 1 2 3 Curran 1998, f. 79.
  12. 1 2 Elton 2018, f. 120.
  13. Ostrogorsky 1995, f. 51.
  14. Barker 1996, f. 114.
  15. Lenski 2002, f. 17.
  16. Lenski 2002, ff. 17–18.
  17. Rohmann 2016, f. 240.
  18. 1 2 3 Curran 1998, f. 80.
  19. Lenski 2002, f. 18.
  20. 1 2 Lenski 2002, f. 19.
  21. Lenski 2002, f. 19-20.
  22. Socrates Scholasticus, III
  23. Consularia Constantinopolitana s.a. 363, fq. 240.
  24. Jones, Martindale & Morris 2991, f. 461.
  25. Baynes 1967, f. 86.
  26. Moffat & Tall 2012, f. 811.
  27. Tougher 2018, f. 887.
  28. Vasiliev 1948, f. 9.
  29. 1 2 Vasiliev 1980, f. 78.
  30. Lenski 2002, f. 20.
  31. Rufini i Akuilesë 2016, f. 434.
  32. Gwynn 2012, f. 51.
  33. Anatolios 2004, f. 32.
  34. Frend 2003, f. 169.
  35. Elm 2012, f. 424.
  36. Vasiliev 180, f. 78.
  37. Salzman 2002, ff. 328, nota 32.
  38. Watts 2015, f. 116.
  39. Jones 1986, f. 150.