Jozef Limpreht

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Jozef Limpreht.jpg

Jozef Limpreht, nga Nebraska, lindi dhe u rrit në Omaha, SHBA. Nisi të punojë për Departmentin e Shtetit në 1975 dhe ishte anëtar i Shërbimit të të Jashtëm. Pas disa detyrash në Uashington dhe në Bon të Gjermanisë, shërbeu në vitet 1985-88 si këshilltar për Sigurinë Publike në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Berlin. Në vitet 1988-91, ishte përgjegjës për antinarkotikën në Ambasadën Amerikane në Islamabad, Pakistan.

Pas kësaj, punoi si zëvendësdrejtor i Zyrës së Çështjeve Izraelite dhe Arabo-Izraelite në Departmentin e Shtetit. Pas një turi si shef sektori në Byronë e Personelit, u bë zëvendësshef i Misionit në Ambasadën Amerikane në Tashkent, Uzbekistan, ku shërbeu në vitet 1996-99. U betua si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në 22 korrik në Uashington DC, dhe i paraqiti kredencialet presidentit të Shqipërisë si Ambasador më 9 shtator 1999. Ambasadori Limpreht u diplomua në Universitetin e Çikagos dhe mori graden Ph.D. në histori në Universitetin e Kalifornisë, Berkli.

Ai botoi artikuj në "Harvard Business Reviee" dhe në "Foreign Service Journal". Limpreht që fliste gjermanisht dhe gjuhën uzbeke, mori dy nderime të larta nga Departamenti i shtetit dhe një medalje merite. Ishte i martuar me Nansi Silverman, gjithashtu nga Omaha, e cila kishte gradën Ph.D. në anglisht nga Berkli dhe që punoi për shumë vite si specialiste kompjuteri. Vajzat e tyre, Alma dhe Eleanor, jetonin në Çikago dhe Tukson në Arizona.

Në kohën që u nda nga jeta, ambasadori amerikan Limpreht ishte ne muajt e fundit të mandatit të tij si ambasador në Shqipëri. Ai kishte ardhur në Tiranë në shtator 1999.