Julia Robinson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Julia Hall Bowman Robinson
Julia Robinson në vitin 1975
Lindi 8 dhjetor, 1919
St. Louis, Missouri, United States
Vdiq 30 korrik, 1985 (65 vjeçe)
Oakland, California, United States
Shtetësia Amerikane
Kombësia Amerikane
Fusha Matematikane
Institucionet University of California, Berkeley
Alma mater University of California, Berkeley
Këshilltarët e doktoraturës Alfred Tarski
I njohur për Ekuacionet Diophantine
Decidability
I influencuar Yuri Matiyasevich
Çmime të rëndëshishme Noether Lecturer (1982)
MacArthur Fellow
Bashkëshort/e Raphael M. Robinson

Julia Hall Bowman Robinson (8 dhjetor 1919 – 30 korrik 1985) ishte një matematikane amerikane e njohur më mirë për punën e saj në problemet e vendimmarrjes dhe problemin e dhjetë të Hilbert.

Jeta e hershme dhe arsimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Robinson u lind në St. Louis, Misuri, vajza e Ralph Bowers Bowman dhe Helen (Hall) Bowman.[1]:454 Motra e saj e madhe Constance Reid, ishte popullarizuese e matematikës dhe biografe. Familja u shpërngul në Arizona dhe pastaj në San Diego, kur vajzat kanë qenë disa vjeçare. Julia studioj në Shkollën e  Lartë në San Diego.[2]

Ajo u pranua në Universitetin Shtetëror të San Diegos, në vitin 1936 dhe u transferuan në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, në vitin 1939. Ajo mori titullin BA në vitin 1940 dhe vazhdoi studimet pasuniversitare.[1]:454–455 Ajo mori diplomë Ph. D. në vitin 1948 nën Alfred Tarski me një disertacion mbi "Përkufizimi dhe Problemet e Vendimmarrjes në Aritmetikë".[1]:472

Karriera në matematikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1975 ajo u bë profesoreshë e plotë në Berkeley, duke mësuar çerekun e kohës sepse ajo ende nuk ndihej mjaft e fortë për një punë me kohë të plotë:472

Problemi i dhjetë i Hilbert[redakto | redakto tekstin burimor]

Problemi i dhjetë i Hilbertit kërkon një algoritëm për të përcaktuar nëse një ekuacion Diophantine ka ndonjë zgjidhje në numra të plotë. Një seri rezultatesh të zhvilluara në vitet 1940 deri në 1970 nga Robinson, Martin Davis, Hilary Putnam dhe Yuri Matiyasevich e zgjidhën këtë problem negativisht; domethënë, ata treguan se nuk ekziston një algoritëm i tillë.

George Csicsery prodhoi dhe drejtoi një dokumentar një-orësh rreth Robinsonit me titull Julia Robinson dhe problemi i dhjetë i Hilbertit, që u shfaqën në Takimin e Përbashkët të Matematikës në San Diego më 7 janar 2008. 

Nderime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • U zgjodh në Akademinë Kombëtare të Shkencave në Shtetet e Bashkuara në vitin 1975 (gruaja e parë e matematikane e zgjedhur;[2]:vii[3])
  • Noether Lecturer 1982;[3]
  • MacArthur Fellowship 1983
  • Presidente e Shoqërisë Amerikane të Matematikës 1983-1984 (presidentja e parë femër.[2]:vii)
  • Fellow e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave 1985;[4]
  • Festivali i Matematikës  Julia Robinson i sponsorizuar nga Instituti Amerikan i Matematikës 2013–vazhdon dhe nga Instituti i Kërkimeve të Shkencave Matematikore, 2007-2013, u emërua në nder të saj.

Botime[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c Feferman, Solomon (1994). "Julia Bowman Robinson, 1919–1985" (PDF). Biographical Memoirs. 63. Washington, DC: National Academy of Sciences. pp. 452–479. ISBN 978-0-309-04976-4. Marrë më 2008-06-18. 
  2. ^ a b c Reid, Constance (1996). Julia: A life in mathematics. Washington, DC: Mathematical Association of America. ISBN 0-88385-520-8. 
  3. ^ a b "Noether Brochure: Julia Robinson, Functional Equations in Arithmetic". Association for Women in Mathematics. Marrë më 2008-06-18. 
  4. ^ "Book of Members, 1780–2010: Chapter R" (PDF). American Academy of Arts and Sciences. Marrë më July 25, 2014. 

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]